Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca ndaj Paplekajt, shkak mungesa e avokatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca ndaj Paplekajt, shkak mungesa e avokatit
AktualitetKronike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca ndaj Paplekajt, shkak mungesa e avokatit

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

Seanca e sotme ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 23 prill të vitit 2021 është shtyrë. Shkak i shtyerjes është bërë mungesa e avokatëve në sallë.

Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet më 16 shtator. Ditën e sotme, Gjykata vendosi të lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ish-nëndrejtorin e Policisë Albert Nushin, ndërsa e njëjta masë është marrë dhe për Nikollaq Papa. Nushi bashkë me vartësit e tij u filmuan teksa largoheshin me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

- Publicitet -

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit? 

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. I përfshirë akuzohet se ishte Klemend Xhaferraj, i njohur edhe si “Kel çami”, ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pilo Lala says:
    September 14, 2022 at 12:44 pm

    Ky maloku i Arben Kulicajt, duhet varur per gjuhe.
    Eshte kriminel i urdheruar, bandat e Sali Berishes per terror para zgjedhjeve.
    Kafshet e kane vendin ne pyll dhe ne kafaz.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Shpallu mbret, ke shumë shije, në Shqipëri, jo më zgjedhje
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  2. Partizani on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Astrit on Drejtimi dhe Drejtuesi
  4. Partizani on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Partizani on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?