Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mund të ishte parandaluar! Kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit dhe “fajtor” për këtë janë 2 zv. Drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të cilët ndonëse mbërritën në vendin e ngjarjes atëherë kur kishte vetëm një konflik verbal, nuk morën masa që konflikti të mos degradonte me përdorimin e armëve.
Në dosje, thuhet se nëse 2 zv.drejtorët do të kishin shoqëruar Mehmet Grecën, që PD-ja pretendonte se po blinte vota në favor të PS, para se t’i vinin për ndihmë Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj atëherë nuk do të kishte gjakderdhje në qendër të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se në orën 14:00, ditën e vrasjes, dy zv.drejtorët mbërritën të parët në vendngjarje, pas njoftimi të bërë nga ish-zyrtari i policisë, Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan. Ky i fundit pretendonte se kishte ndaluar një mjet, pasi kishte dyshime se po shpërndante para në favor të PS. Në dosje thuhet se 2 zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë.
Në këto momente, sipas dosjes, teksa ata po bisedonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me një makinë tre automjete, Pjerin Xhuvani, Plarent Xhaferi, dhe një i skeduar, Luan Tabako, Marjo Cela, Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni ‘Plumbi i artë’. Më pas, palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish- efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar.
“Nga ana e dy zv. drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, thuhet në dosje.
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit u lanë dje në arrest shtëpie, pasi kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ndaj tyre rëndon akuza se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Më konkretisht Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.
“Ai i ka thënë që kemi ndaluar këtë mjetin ML, ngjyrë të zezë pa targa, e cila ka brenda karta identiteti dhe po shpërndan lek nëpër votues. Në këtë moment unë i them përgjegjësit të grupit Shqiponja që shoqëroni personin në Drejtori së bashku me mjetin pa targa. Në këtë kohë plasi rrëmuja, filluan të konfrontoheshin me njëri-tjetrin dhe unë dëgjova të shtëna armësh që vinin nga mesi i pallateve jo në rrugën kryesore ku kishim qëndruar makinën ne”, mësohet të ketë deklaruar Palla lidhur me ngjarjen.
“Ai me sqaron se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, shtetas tjetër me arsyen sipas tij se ai person po bente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ai me tregoi se atij personi që kishin bllokuar i përkiste mjeti, fuoristrada e zezë të cilen ma tregoi me gisht dhe ishte ajo që cilesova më lart gjatë deklarimit. Arjani me tha se brenda në ate mjet ka para , lista emerore. Nga aty ku isha kam kthyer koken andej nga vinin krismat dhe kam vënë re se aty ishte e parkuar një makinë e vogel, veturë ngjyre e zeze, pra e parkuar tek rruga e prishur, rruga qe po riparohet. Kam vënë re duke parë mbi pjesën e sipërme të asaj veture, nga pas saj, një person i cili ishte i ulur, mbështetur ne njërin gju dhe shtinte me pistoletë pa nderprerje, në drejtim të grumbullit të personave që ishin në këmbë pranë blloqeve të betonit”, ka deklaruar Nushi ndër të tjera. Me “ai”, 2 ish-zv drejtorët i drejtohen Arbër Paplekajt, i cili ka qëlluar duk lënë të vdekur në vend Pjerin Xhuvanin.
Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s.
o.j/dita
Skandal:
-Ndose vendimet e gjykatës nuk diskutohen,kjo na ka degjeneruar në 32 vite me këtë drejtësi kap çfar të kapësh(KÇK)
1.Nuk lexuam që në Elbasan më 21 prill 2021 qarkullonin shumë furgon me militant të PD të armatosur.. gjoja për të ruajtur votat,në fakt polici mbi policinë-SHTET BRËNDA-SHTETIT.Dhe kjo nuk është për herë të parë.Ndaj na lind e drejta të themi se këto banda ishin krijuar për Vjedhje votash si në 1996..!
2.Militantët e PD në furgone drejtoheshin nga Gazmend Bardhi,sek.përgj. që nuk flitet fare për të që duhet të dilte para përgjegjësisë politike dhe ligjore..
3.Vrasësi PAPLEKA doli nga furgoni që ishte Gaz.Bardhi.Dhe vrasësi nuk mund të qëllonte pa urdhërin e dikujt..Kjo më kujton 21 janarin 2011 kur Sb urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve dhe që deri sot mburret me ato Vrasje,pasi mund të kishte vrarë 30,300..edhe kryetarin e opozitës po ti kishte dal përpara..
4.Viktima Dr.P.Xhuvani u vra qëllimisht se ishte i PD,LSI,PS..dhe jose ndante para për vota.Sherri dhe vrasja ishte projektuar ditë më parë gjat vizitës së E.Ramës Atje..!
5.Në Elbasan ndodhi edhe një ngjarje tjetër e rëndë,ku Deputeti PD Luciano Boçi goditi me grushte bisesmenin LUCA duke e mbajtur 3 të tjerë..!
6.Është shumë e qartë se drejtësia do dënoi vetëm majtas,pasi E.Rama kërkoi reformimin e Drejtësisë së korruptuar totalisht dhe e kapur nga Sb 92.
-Zoti e ruajt popullin Shqipëtar,pasi drejtësia është në KOMA për hajdutët e vrasësit..