Nga Migena Aleksi
Një valë dhune tronditëse përshkoi vendin këtë 28 tetor, duke e kthyer ditën në një “të martë të zezë” për sigurinë publike. Tre qytete, tre viktima, tre krime me thikë brenda pak orësh – një panoramë alarmante që tregon se rendi publik është në një pikë kritike.
Ngjarja e parë ndodhi në Durrës, rreth orës 13:00. E dyta, por që u raportua më vonë për mediat, ndodhi në Berat, në orën 15:10. Vrasja tjetër ndodhi në Tiranë, në orën 15:30.
Në Shkallnur të Durrësit, djali 25-vjeçar, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u përfshi në një konflikt me babain e tij. Gjakrat u nxehën, për motive ende të panjohura. 25-vjeçari e goditi të atin disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur.
I moshuari kërkoi ndihmë, por fqinjët nuk arritën të shkonin në kohë. Pasi e masakroi të atin, 25-vjeçari mori arratinë. Pak kohë më pas ai u arrestua në zonën e plazhit.
Ende pa pasur të gjitha detajet rreth kësaj vrasjeje, një tjetër tronditi kryeqytetin. Këtë herë shkak u bë një konflikt banal mes dy kolegëve: picierit dhe kuzhinierit të një lokali në zonën e Komunës së Parisit.
Picieri 41-vjeçar mori thikën dhe e goditi kolegun e tij në mes të lokalit… Viktima ishte vetëm 34 vjeç. Ai u nis me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Autori u arrestua në vendin e ngjarjes, në sytë e qytetarëve të shumtë që u tronditën jo pak. Sipas asaj që dihet deri më tani, autori pretendoi se viktima e bullizonte në mënyrë të vazhdueshme, e kjo duket se u bë motiv për t’i marrë atij jetën.
Pak minuta më pas, një tjetër vrasje u raportua në Berat. Këtë herë autori dhe viktima ishin të panjohur. Ngjarja ndodhi në lagjen e kalasë së qytetit dhe nisi për shkak të një kali, me të cilin autori, një 63-vjeçar, ofronte xhiro për turistët.
Fillimisht palët u përfshinë në një debat që shumë shpejt përfundoi në përplasje fizike. Viktimë në këtë rast mbeti një 42-vjeçar i cili jetonte në Tiranë. Ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Autori u arratis nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim. Ai mësohet se rezulton me precedentë penalë në Greqi.
Për të treja këto ngjarje, hetimet sipas policive përkatëse, vijojnë.
Këto ngjarje tronditëse janë sinjal alarmi për përkeqësimin e klimës së sigurisë në vend. Frekuenca e krimeve kaq të rënda në hapësira publike, shpesh për motive të dobëta, tregon se siguria urbane është kthyer në një problem strukturor.
Ka një klimë agresioni dhe mosrespekti ndaj jetës. Shoqëria është në tension të vazhdueshëm. Kjo situatë kërkon analizë përtej reagimit rutinë të institucioneve të rendit.
Përhapja e ndjenjës së pasigurisë po vjen bashkë me indiferencën shoqërore ndaj dhunës. Policia mund të raportojë arrestime dhe hetime, por ajo që po mungon është parandalimi dhe besimi qytetar te autoritetet.
Dita

Pse sot e gjeten keto te vriten? Ministria Kociu sapo mbajti dje nje fjalime brilante ne parlament ku tha qe krimi ka rene shume, jemi nje ndere vendet me te sigurta ne EU.
Nuk duron dot njeri asnje shikim antipatik. Nuk duron dot nje kritik,….
Direkt tek dhuna…
Mungese kulture e qyteterimi.
SHqiptaret mungese kulture e qyteterimi??? Mos ta degjoje njeri, shqiptaret jane kombi me i vjeter ne Europe, dmth qe nga 1912 e ketej….
Gjynah kush iku se autori do ta marre pergjigjen
Po pse ministrja Kociu i meson tallegjaret te tallen me Hallexhijte?
Picieri ka goditur me thike kuzhinierin. Kur autori u kap u identifikua si kamarieri Filip Shehu. Kaur nga emri, bektashi nga mbiemri. Ne Berat autori 63 vjec ka dy emra e dy mbiemra. Nje tjeter vret babane ne Durres e nje tjeter var veten ne Shkoder pasi ka vrare gruan. Une mendoj se ushqimi eshte fajtor. Perdorin shume pesticide qe perkthehet me aciditet. Behet trupi acid, thartohet truri e nga kos kthehet ne gjize. Probleme personaliteti bipolar dhe borderline. Nuk ka zgjidhje tjeter vec kush je ti è kush jam une.
Te gjitha vrasje midis muslimanesh, mbetje turke qe akoma mbijetojne ne Arberi.
CESHTE KY MALLKIM
PO SHKON GJAKU LUM
DUKET QEVERIA
KA RENE NE GJUM
NGA E MARRIN VALLE
GJITHE KETE GUXIM
KASAPHANE MIZORE
BERE VENDI IM
KETU NE KURBET
PO DIGJEMI MALLIT
KUR NE MEMEDHE
SHKON PIKA E DJALIT
NE DY KUAJ SHALUAR
NJE JETE TEV TERE
POLITIKA BERI
NE UJE NJE VERE
3
Propozoj që Qeveria e Shqipërisë t’i bëjë apel popullit shqiptar që ditën e hënë, më 2 nëntor 2025,të mos ketë vrasje dhe kjo ditë të shënohet për çdo vjet!
Le të mbehet mend bile një ditë se në Shqipëri po kalon pa asnjë vrasje.
Nje preteks me shume per shtetin vuajerist te shtoje mbikqurjen e jetes sone me AI.
Sebep duan edvinramistet.
O Patriot i Saliut se i Shqiperise nuk je ti! Po pse ministri e ka fajin qe vriten njerezit me thika per nje llaf goje, per nje proshute apo per fryrje truri?! More, po ju i stimuloni bashske me prokruet e gjykatesit qe i falin dhe njerezit nuk zene mend. Le qe kane pune tjeter tani, duan te bejne senat qe te jete i paprekshem Saliu na drejtesia, megjithse drejtesia eshte me te qe kur ai i shan e ata bejne sikur do e denojne! . Situat ne Shqiperi do perkeqesohet se njerezit bejne vetgjyqesi kur mungon drejtesia. Fajin e ka drejtesia qe mbush thesin me para e ben sikur denon. Njerezit ndjehen te pasigurt . Patrioti thote mbajti fjalim mi,istri . Vetem ku te thone nje llaf te keq se nuk i ze gjumi rehat. Njerez me shpirt katran te lindur e te rritur.
..ngado qe t’a kthesh, nuk arrin askund…
Maks Velo, te ndrite shpirti atje ku je…
..fiks, ato qe ke thene ……..keta i bejne!!
Para 90 edhe ka pasur ndonje vrasje per ceshtje nderi,per grabitje,per pije,per gjaknxehtesi,neper dasma edhe ka ndodhur,por goja dhe arma shperthyen prej ATIJ,qe ta ben ftyren ma zi se kpuca,qe gjuante motrat e deputeteve ku ishin e ku s`ishin,qe shante si Zarba me e felliqur e katundit kryeprokuroren, qe i mesoi popullsise gjuhen e urrejtjes,sharjet publike ne tribuna,qe kriminelat drogaxhijte,burgaxhijte i beri polica,.Ai ere Ai eshte fajtori per te Tera.Sali Berisha.
Jo po se ka koqe kandari dhe thithkoqës si skarypioni, o Demo, qe thone doktor Rrumpalla ka kaq vjet nuk eshte ne pushtet. Nuk e dine se pasojat ndihen edhe pas shume vjetesh. Me kete nuk dua te shfajesoj kete skerfyellin karagjoz qe eshte kryeminister, qe kujton se qeveriset me batuta.
Demo, edhe para 90 ka pasur vrasje e lloj lloj krimesh por qe as radio e as tv nuk i jepnin si lajm sepse partia nuk i lejonte . Perpara nje cope brigadier te kapte gruan dhe nuk kishe ku ankoheshe sepse ishin 90 % komunista dhe nuk mundeshe ti akuzoje . Ja psh. ti demo partia te “mori tokat” dhe ti akoma mburresh se letrat ti ka ruajtur ndersa sot ne “demokracine” komuniste ke te drejte ke te drejte te ankohesh per komunistin Berisha, nje nga udheheqesit e partise tende se s’te ka dhene tokat tuaja qe per 50 vjet nuk ishin tuajat ! Kete te beni ju komunistat o DEMO ZIU….
Vriten per nje llaf goje, per nje gervishtje makine, per nje foto mbi kale, vriten per gjithcka banalitet tjeter por kurrsesi nuk del nje qe te vrase ate qe e ka hequr nga puna e vendin e tij ja ka shitur nje tjetri, ate qe i ka hequr Kempin, ate qe i ka hequr perkrahjen, pra ate qe i ka hequr buken e gojes.
Atij ja harrojne mekatet e presin qe kur te vijne zgjedhjet, tu vije serish ne dere me ndonje Peshqesh per ti marre votat.
Terrenin për kultivimin e së keqes e krijoi Njeriu i Zi, me llumin e llumit që krijoi rreth vetes, se të mirët dhe finikët, kur e njohën nga afër Doktor Balozin u
larguan dhe heshtën, kush e kundërshtoi e pësoi nga urdhëri i tij dhe nga dora e llumit që u kthye në bandë e përhershme kriminale e krimit.
Kush nuk pajtohej nga banda me urdhërin e Djallit heqej qafe(nëse ishte i dëmshëm për të)
Kështu u mboll e liga dhe tashmë mori
DHENË.
SHKURT kjo punë është si kanceri, nëse nuk kapet në kohën e duhur, bën kërdinë.
Sistemi i drejtësisë që duhet t’i thoshte Stop, u sëmurë, u plagos rëndë, më në fund u kalbëzua dhe filiza të rinj e kishin të pamundur të mbijetonin.
Tani dhe ato të paktë, që mbijetuan nga një trup i qelbëzuar, kishin marrë tmerr nga mbijetesa e vështirë dhe donin të siguronin një mbijetesë në përshtatshmëri me situatën e re.
Kështu në një tokë të helmuar, në një trup të kalbëzua ripërtëritja shkon drejt së pamundurës.
Prandaj, populli thotë fajin për jetët tona e ka Njeriu i Zi, por dhe banda e tij jo më pak, këtu futet llumi i llumit dhe drejtësia.