Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e vëllezërve Bilali/ Apeli katërfishon dënimin për Arsen Stojkun, mikun e familjes Lici dhe kundërshtar i Bajrave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e vëllezërve Bilali/ Apeli katërfishon dënimin për Arsen Stojkun, mikun e familjes Lici dhe kundërshtar i Bajrave
KronikeKryesore

Vrasja e vëllezërve Bilali/ Apeli katërfishon dënimin për Arsen Stojkun, mikun e familjes Lici dhe kundërshtar i Bajrave

Published: March 24, 2023
Shpërndaje

Më shumë se tre vite nga atentati mafioz në mes të qytetit të Shkodrës, ku u ekzekutuan në motiv të dukshëm hakmarrjeje dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, njëkohësisht biznesmenë vendorë dhe një prej tyre babai i ish-kampionit të boksit, Astmer Bilali, drejtësia ka dhënë verdiktin e parë.

25 vite burgim është dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Arsen Stojku akuzohet se ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit, duke u zënë pritë afër banesës.

- Publicitet -

Fillimisht gjykata e Shkodrës e kishte dënuar Stojkun me 6 vite heqje lirie, për akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit”. Ndërsa Prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim, për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, në dëm të dy personave. Arsen Stojku është personi i vetëm që ndodhet në burg për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, teksa ka pasur të paktën edhe tre të dyshuar të tjerë, përfshi edhe të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, si kreu i grupit rival të Bajrave dhe njëkohësisht Bilalëve.

Por mungesa e provave deri tani dhe refuzimi për të bashkëpunuar i Stojkut kanë lënë në sirtar dosjen për këtë pjesë hetimi. Organi i akuzës këmbënguli në shkallën e dytë se sipas provave e gjurmëve, Stojku ka qenë prezent në vendin e krimit, si bashkëautor dhe Apeli e gjeti fajtor të riun, duke ia katërfishuar dënimin dhe rrëzuar verdiktin e shkallës së parë. Stojku dhe dy të tjera, që më pas u liruan, njiheshin si lidhje shoqërore apo farefisnore e Licëve dhe madje në rrjetet sociale u zbuluan fotografi të tyre, teksa pozonin të armatosur.

Arsen Stojku, 29 vjeç, u arrestua më 25 Prill të vitit 2019, në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur me 30 mars, pra një muaj para.

Dy të arrestuarit akuzohen për “vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Brahim dhe Astrit Bilali janë vrarë me 21 plumba, në rrugën që të çonte te banesat e tyre. Ata u përpoqën të vetëmbrohen, pasi mbanin armë për shkak të konflikteve të dukshme, por pa sukses. Autorët i kapën në befasi dhe i lanë të vdekur.

Vëllezërit Bilali zotëronin edhe një fermë-biznes me hipizëm, pasi edhe në të kaluarën kishin qenë kampionë të këtij sporti. Shkaku i vrasjes besohet se ka qenë miqësia që kishte lidhur Astmer Bilali me fisin Bajri, rivalë të Licëve.

Më herët ish-kampioni sipas hetimeve me të dhëna operative, kishte qenë mik i Licëve, por i ka tradhtuar dhe në shenjë hakmarrjeje nisi saga e përgjakshme në vitin 2017, në luftën e pamëshirshme mes dy grupeve rivale, që deri tani numëron të paktën 15 të vrarë, ku shumica e atentateve janë ende pa autorë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Votimet në SHBA, Irani: Amerikanët i thanë JO luftës
  • Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton
  • Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027
  • Vrasje misterioze në Bulqizë, u tha se e sulmoi ariu, 62-vjeçari me plumb në kraharor
  • Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Po mër, po... on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. nastradini on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. XYZ on Trump humbet rëndë
  5. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?