Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja makabre e Kejsi Hysës, “Apeli” lë në fuqi dënimin me 30 vite për Agron Tufën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja makabre e Kejsi Hysës, “Apeli” lë në fuqi dënimin me 30 vite për Agron Tufën
AktualitetKronike

Vrasja makabre e Kejsi Hysës, “Apeli” lë në fuqi dënimin me 30 vite për Agron Tufën

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Krujës për vrasjen makabre të Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Kufoma e Hysës u gjet e fshehur në afërsi të Niklës, dhe hetimet e mëvonshme zbuluan se ngjarja lidhej me pazare të kanabisit.

Tufa, i cili dyshohet se ishte pjesë e konfliktit për trafikun e lëndëve narkotike, e kreu krimin me motive të lidhura me këtë aktivitet të paligjshëm.

- Publicitet -

Edhe pse avokatët e të akuzuarit apeluan dënimin, Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Krujës, duke e lënë të pandryshuar dënimin e 30 viteve burg.

NJOFTIM PËR MEDIA

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm informon për zhvillimet e mëposhtme:

Në bazë të materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë regjistroi procedimin penal për ngjarjen e ndodhur më 07.07.2018, ku shtetasi me inicialet S.H. kallëzoi zhdukjen e djalit të tij, K.H. Pas marrjes në pyetje të shtetasit H.R., ky i fundit deklaroi se së bashku me shtetasin A.T. kishin vrarë dhe groposur K.H. pranë varrezave të lagjes.

Pas kërkesës së Prokurorisë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë u zhvillua gjykimi i çështjes penale ndaj të pandehurit A.T., i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, të parashikuara nga nenet 76-25, 278/1-25 dhe 303-25 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 99, datë 17.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë vendosi:

 

Dënimin e A.T. me 20 (njëzet) vite burgim për “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim.

Dënimin me 5 (pesë) vite burgim për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve”.

Dënimin me 5 (pesë) vite burgim për “Fshehjen ose asgjësimin e kufomës”.

Bashkimin e dënimeve dhe dënimin e përgjithshëm prej 30 (tridhjetë) vite burgim.

Dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Më datë 06.01.2024, autoritetet italiane arrestuan A.T. për ekstradim në Shqipëri, i cili u realizua më 13.09.2024.

Mbi kërkesën për “Rivendosjen e afatit të ankimit” të paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i të dënuarit,Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1244, datë 10.12.2024, vendosi rivendosjen e të dënuarit A.T. në afat për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në apel, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me trup gjykues të përbërë nga Relatori Gjyqtar Fatri Islamaj dhe anëtaret Edlira Petri dhe Marsela Pepi, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Tiranë, më 25.02.2025

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump humbet rëndë
  • Tërmet politik në SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit
  • 04 nëntor 2026
  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  2. Zaza on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Kokpalari 21 janarit on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. Zdromsi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?