Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja me snajper e biznesmenit, Prokuroria dërgon për gjykim dy vëllezërit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja me snajper e biznesmenit, Prokuroria dërgon për gjykim dy vëllezërit
AktualitetKronike

Vrasja me snajper e biznesmenit, Prokuroria dërgon për gjykim dy vëllezërit

Published: November 24, 2025
Shpërndaje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim vëllezërit Florian Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, të akuzuar për vrasje me paramendim, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se Shkëlqim Dukaj, në bashkëpunim me vëllanë e tij Florian Dukaj, dyshohet se ka kryer vrasjen me paramendim të shtetasit Eduart Reci.

Hetuesit thonë se viktima, Eduart Reci, kishte ndërtuar ndër vite dy pallate dhe një vilë në Tiranë dhe i kishte dhënë me qira njësitë e banimit dhe ato tregtare. Mes tij dhe vëllezërve Dukaj ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme për një sipërfaqe toke që, sipas Prokurorisë, ishte pushtuar nga lokali i tyre.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Shkëlqim dhe Florian Dukaj kishin ndërtuar lokalin pa leje në një pjesë toke në pronësi të Recit dhe se debatet për këtë çështje kishin vijuar prej vitesh.

Prokuroria pretendon se për arsye pasurore, dy vëllezërit kanë hartuar një plan të detajuar për eliminimin e Recit. Sipas aktit të akuzës, ata kanë studiuar kohën, vendin dhe mënyrën e ekzekutimit, kanë kryer qitje në poligon, kanë siguruar armë dhe dylbi për veprimin gjatë natës dhe kanë hedhur fishekzjarre në oborrin e lokalit të viktimës për ta nxjerrë atë në pritë.

Nga hetimi rezulton se tentativa e parë për vrasje është kryer më 08.11.2024, ndërsa vrasja ka ndodhur më 13.11.2024.

Prokuroria thekson se të gjitha provat e administruara krijojnë bindjen se vrasja është kryer “me paramendim dhe për interes pasuror”.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Propozimi i PD-së për Reformën Territoriale: 100 bashki dhe 6 rajone
  • Propozimi i PS për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen
  • Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  • Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  • Dosja “SASPAC”, Ermal Kurtulaj del nga qelia

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  2. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  3. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  5. Katiu on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?