Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja në atentatin me pagesë të biznesmenit Kastrati në Fier, 21 vite burg për Zajën, 3 të tjerët ende në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja në atentatin me pagesë të biznesmenit Kastrati në Fier, 21 vite burg për Zajën, 3 të tjerët ende në kërkim
AktualitetKronike

Vrasja në atentatin me pagesë të biznesmenit Kastrati në Fier, 21 vite burg për Zajën, 3 të tjerët ende në kërkim

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Mbyllet procesi për një nga atentatet e bujshme me pagesë në Fier, dy vjet më parë. Albert Zaja u shpall fajtor dhe është dënuar me 21 vite burgim, për akuzën e “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ndaj biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Janar 2021. Vendimi është marrë nga Gjykata e Fierit, e cila konstatoi se Albert Zaja, është njëri nga protagonistët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Zaja kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, duke mos ju nënshtruar procesit gjyqësor me procedurën e zakonshme.

Prokurori i çështjes Dorian Tafili, i kishte kërkuar gjykatës në pretencën e tij, dënimin me 25 vite heqje lire për të arrestuarin Zaja. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zaja ka përfituar uljen e dënimit me vetëm 4 vite burgim. Në këtë proces, i pandehuri mbrohej nga avokati Elton Hyseni, i cili i kërkoi gjykatës një dënim të butë. Gjatë gjithë fazës së hetimit Zaja, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe njëherësh ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në vrasje. Ndërkohë për 3 bashkëpunëtorët e tij të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Fierit si pjesëmarrës në krim; Elson Xheçuka, Elmir Tufa dhe Silvi alias Roland Cara, gjykata ka vendosur të kthejë dosjen e akuzës për plotësim të veprimeve hetimore. Për tre personat e mësipërm gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre.

Elson Xheçuka dyshohet se është njeriu që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Xheçuka, sipas policisë rezulton të jetë vëllai i Hektor Xheçukës, që u arrestua në vitin 2018 dhe më pas u lirua nga burgu në prill 2019, si person i dyshuar në vrasjen e shtetasit Emiljano Boci. Të katër personat kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat të realizuar në janar 2021, ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover”, objektivit Shkëlzen Kastrati, duke qëlluar njëri prej tyre. Ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar në dalje të Fierit me një makinë tjetër, në pritje për të ardhur me shpejtësi dy shokët, që kanë qëlluar mbi Kastratin. Sipas aktit të ekspertimit, Kastrati është qëlluar nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Elmir Tufa vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ku është dënuar me 16 vite burgim.

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?