Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja në burgun e Peqinit, autori: E vrava viktimën se do futesha në regjimin “41 bis”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja në burgun e Peqinit, autori: E vrava viktimën se do futesha në regjimin “41 bis”
KronikeLajmi i fundit

Vrasja në burgun e Peqinit, autori: E vrava viktimën se do futesha në regjimin “41 bis”

Published: December 17, 2023
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj la të vdekur Arben Lleshin dhe plagosi me armë shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.

Sokol Mjacajt i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit.

I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut.

- Publicitet -

Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, që do t’i shërbejnë hetimeve.

Sokol Mjacaj i cili u mor në pyetje, deklaroi ndër të tjera se po të mos e mësonte se do të futej në regjimin 41-bis, nuk do të kryente vrasjen atë ditë.

Për regjimin 41-bis, 28-vjeçari thotë se ka dëgjuar nga të burgosurit e tjerë, të cilët i kanë shprehur se “qenke i rrezikshëm ti Sokol dhe do të fusin në izolim”.

Sokol Mjacaj është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se ka marrë nga jashtë për të kryer vrasjen por ka mbajtur të njëjtin qëndrim se e vrau për sherrin që kanë patur brenda burgut.

Ai qëlloi 5 herë me pistoletën me mulli, dhe 4 prej plumbave i mori Arben Lleshi, në qafe dhe gjoks, ndërsa i plagosur Indrit Shaqja mori një plumb në pjesën e barkut, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur të tjerë e kanë ndjekur Mjacajn dhe kanë tentuar ta ndalojnë por i ka kërcënuar se do t’i vriste dhe ata dhe më pas është mbyllur tek dhoma e takimeve.

Ai nuk ka patur më plumba por i ka kërcënuar se nëse do e ndiqnin do t’i vriste. Pasi është marrë në pyetje, Sokol Mjacaj është transferuar në burgun e Fierit.

Në përpjekje për të zbuluar më shumë, janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, e Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij.

Policia nuk gjeti sende të kundraligjshme ndërsa duket që jetojnë në varfëri të tejskajshme.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë.

Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?