Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
AnalizaKronikeLajmi i fundit

​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës

Published: August 23, 2026
Shpërndaje

Dori Xhima

​Tragjedia e ndodhur në Ksamil, ku 20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes humbi jetën pas një përleshjeje me thika me rojet e një kompleksi plazhi, nuk ekspozoi vetëm kaosin e sigurisë dhe përfshirjen e punonjësve të policisë si “truproja privatë” në bizneset e bregdetit.

Ajo solli në sipërfaqe edhe përdorimin e gjuhës zyrtare për të kontrolluar dëmin publik dhe për të “zbutur” impaktin mediatik.

- Publicitet -

Gjatë orëve të para pas krimit, i gjithë shtypi vendas dhe ai ndërkombëtar — i udhëhequr nga mediat franceze si “Le Parisien” apo “Nice-Matin” — raportuan se viktima ishte një “turist francez”.

Por vetëm pak orë më vonë, Policia e Shtetit nxitoi të lëshonte një njoftim korrigjues me një precizion të pazakontë: i riu nuk ishte francez, por shtetas me pasaportë portugeze.

​Pse ky ngulmim për “saktësim kombësie”?.​Në pamje të parë, korrigjimi i Policisë mund të duket si një detyrim i thjeshtë administrativ. Por në kontekstin e marrëdhënieve me publikun dhe imazhit të turizmit, lëvizja lehtësisht lexohet si një përpjekje për të ulur temperaturën mediatike.

Për opinionin publik shqiptar dhe për kancelaritë perëndimore, titulli “Vritet turisti francez në Ksamil” ka një peshë mjaft më të rëndë dhe krijon një tronditje gjeopolitike më të madhe se sa identifikimi i tij sipas vendlindjes së prindërve. Përmendja e Francës — një prej fuqive kryesore të BE-së dhe burim i madh i prurjeve turistike — rriste menjëherë presionin mbi Ministrinë e Brendshme.

Në mënyrë pothuajse instinktive, aparati i komunikimit publik në Tiranë u kap pas pasaportës portugeze të 20-vjeçarit (i cili jetonte, studionte dhe udhëtonte me grup shokësh nga Nica e Francës), si për t’i thënë publikut se goditja nuk ishte “kaq e rëndë”.

Realiteti që nuk e mbulojnë dot “saktësimet”

​Pavarësisht nëse Viktima ishte francez apo portugez, thelbi i krimit mbetet i pandryshuar dhe alarmant, sidomos për faktin që shteti është.në shërbim të fortëve të plazhit.

I arrestuar si bashkëpunëtor në ngjarje dhe në ndihmën për largimin e autorit është një efektiv policie (ndihmës specialist hetimi), i cili punonte pa leje si roje sigurie në të njëjtin objekt. Ky është rast i përsëritur.

Përpjekjet zyrtare për të nuancuar kombësinë e viktimës nuk mund ta zbehin faktin se në mes të sezonit turistik, një i ri u vra në një ambient publik nga persona që duhet të garantonin rendin, me ndihmën e vetë punonjësve të policisë.

E vërteta e kësaj ngjarjeje nuk matet me pasaportën e viktimës, por me dështimin e shtetit për të garantuar jetën në plazhet shqiptare.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Jo says:
    August 23, 2026 at 6:26 am

    I ka me merak beu i Shurrelit keto “nuancat”

    Reply
    • Futja kot. says:
      August 23, 2026 at 9:48 am

      Vet artikull shkruesi i jep rendesi nje diçkaje te pa rendesishme.

      Reply
  • I.Troplini says:
    August 23, 2026 at 6:45 am

    Imagjinoni pér njé moment, viktima té kish qéné me kombési shqiptare?
    A do flisnim sot mé pér até vrasje vallé?
    Kanibalizmi mediatik né Shqipéri sot, si pjesé „e komunikimit“ té shtetit me qytetarin, éshté jo vetém pasqyrim i mendésisé kriminale me té cilén trajtohen çéshtje si siguria e jetés por edhe talibanizmin si fenomen shoqéror, me té cilin trajtohet jeta e njé njeriu né pérgjithési.
    Shqipérisé, i dha zoti gjithçka té nevojshme pér té qéné njé vénd ku shqiptarét jetojné né dinjitet.
    Jo, jo, nuk ka dinjitet me Edvinér dhe Saliqenér, Tao Palla apo Muli Noka,,,njeréz té tillé jané sinonimi i rrénimit shqiptar, arsyeja pérse realiteti shqiptar éshté ky qé éshté.
    Ordinerizmi i kriminelit qé vret, fillon tek kryeministri qé vret né bulevard apo né Gérdec, dhe ai zullapi i gjaté qé i vinte dorén mbi shpatulla até naté té kobshme, Saliut té frikésuar, sikur donte ti thoshte,,,,mos e vrit méndjen plako,,ne jemi ata qé vendosém kétu, askush tjetér.
    Dhe natyrisht, nuk harroheshin karafilat e kuq, çdo janar, kur familjarét merreshin si statisté té maskaradés kryeministrore, me kanibalizmin mediatik,,,,,SHIHNI KÉTU, NUK HARROJ UNÉ KURRÉ SE SI ERDHA NÉ PUSHTET,,,,DO BÉJMÉ SHTET NE,,,,JO RRUMPALLÉ.
    Njé stan i tillé, kété bulmet ka,,,kété fytyré kriminale ka,,,jeta e njeriut thjesht NUK KA VLERÉ.
    Ndaj zbrazet Shqipéria nga shqiptarét.

    Reply
  • Na myten says:
    August 23, 2026 at 7:43 am

    Pa harruar gazetarine e kafeneve se ciles iu desh 24 ore te merrte vesh kombesine e viktimes.

    Reply
  • Detari says:
    August 23, 2026 at 8:53 am

    Sa progresiste keto femrat skiptare qe dalin te mbrojne afrikanet e botes edhe pa ditur cfare dhe si ka ndodhur ngjarja. Do ngelen beqare dhe do perfundoni me femije afrikane/arabe.

    Reply
    • Ilir says:
      August 23, 2026 at 10:35 am

      @DeKari. Kur té mos keté mé shqipfolés beduiné si puna jote, mbase vjen civilizimi edhe né até pjesé té kontinentit.

      Reply
    • Kohë says:
      August 23, 2026 at 10:36 am

      Ti mund te mos dijsh, apo te bëheshin sikur nuk di.
      Por, ne Shqiperi, i madh e i vogël e di se kjo kaste politike kriminale tash mbi 36 vite eshte ngritur dhe mbahet me kriminel, drogaxhinje, antishqiptare bastard qe vetdeklarohen joshqiptar per ca lek te qelbura, rrugaqe…
      Por, fundi i tyre eshte afer. Litari i zullumit keputet kur trashet!

      Reply
    • Kohë says:
      August 23, 2026 at 10:40 am

      Keta qe vranë mysafirin jane thjeshte vrases, keta kane vrare dhe shqiptar, me plumb direkt ose duke ua vjedhur ardhmërinë e duke i dëbuar jasht rrugëve te botes…duke leje te mbijetojnë te pashlyer tash 36 vite
      Keta jane band drogaxhinjesh, te pabese tradhetare qeëbesira qe kane kap majat e shtetit

      Reply
    • Aldrin says:
      August 23, 2026 at 1:07 pm

      Nuk eshte aty problemi. Policia shqiptare eshte institucion krimi. Te gjithe policet jane hallke e kontrabandes dhe pjese e rrjetit kriminal te droges dhe prostitucionit.
      Kjo e ben ngjarjen te turpshme, jo ngjyra e viktimes.
      Jane dy gjera te ndryshme

      Reply
    • Shpellari says:
      August 23, 2026 at 1:20 pm

      O TQ robt t’y re pler po edhe sikur viktima ta kish fajîn cfar duhej vrar ?

      Reply
  • Pensionisti ne kerkim te rritjes se pensionit says:
    August 23, 2026 at 9:56 am

    Eshte e qarte se nuk ka shtet. Policia, Oligarkia,Hajduteria jane ne bashkepunim dhe nuk ka force qe i ndan. Vazhdojne kercenimet, vjedhjet, vrasjet sikur te mos kete shtet fare, kurse Rama planifikon sherbimet qeveritare ne hotele me 5 dhe 4 yje. Eshte gallate e madhe ketu: nuk e di pse na duhen qeveritaret, kur çdo gje rrjesh sipas deshires e jasht kontrollit….

    Reply
  • Marrim e botojmë says:
    August 23, 2026 at 10:56 am

    Muhabet kafenesh.

    Reply
  • Toni says:
    August 23, 2026 at 11:21 am

    O Detar… paske harruar ti maresh ilacet…meri mbas buke 3 here ne dite qe mos shkruash percart.

    Reply
  • Anonymous says:
    August 23, 2026 at 11:23 am

    E gjut

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    August 23, 2026 at 7:34 pm

    Vëzhgimi i zonjës Xhima, është më i thellë sesa fjala vëzhgim..
    Ky vëzhgim, i cili edhe mua personalisht më ka problematizuar sa i takon “kombësisë” apo “shtetësisë” së viktimës, bën fjalë për një gjë edhe më të rëndë për këtë vend, e cila si shumë gjëra të tjera, na turpëron (po se mos është e para-do më thoni).
    BËN FJALË PËR FAKTIN, SE NË KËTË VEND, EDHE VDEKJA ËSHTË ME HATËR!
    PËR FAT TË KEQ!
    Në vend që i gjithë opinioni publik, e më së pari mediat, të përqendrohen te fakti se u ekzekutua në mënyrë barbare një djalë në lulen e rinisë, “bëhet kujdes” që të “sqarohet” vendorigjina e tij.
    A thua se gjaku i derdhur padrejtësisht nga një i ri portugez, nuk na qenka i njëjtë me gjakun e një të riu francez (nëse do kishte qenë prej andej).
    Në vend që mediat të sulmojnë shtazët mender shqiptare (që as në brezin e tretë të tyre nuk kanë për t`u bërë qytetarë), të cilët grijnë me thika një djalë të ri, i cili supozohet se është “i mikpritur”-(madje me paratë e tij), merren me origjinën e të masakruarit.
    Le të supozojmë se, siç thuhet, ai djalë që iku në lulen e rinisë, na paska ngacmuar një vajzë, nga ato të “racës” sonë!!!
    Po ku është krimi këtu?!?
    A e dëgjuat kushërirën e shtazës, se si pëlliste para kamerave, duke thënë: -“Nuk ma ndien fare për portugezin”?!?
    Në vend që të ushtrojnë presion mbi drejtësinë që ai shtazë të kyçet fort për të mos dalë kurrë më, nga kafazi që meriton (meqenëse u bëmë “europianë” dhe e hoqëm dënimin me vdekje), mediat merren me të masakruarin.
    Kjo është katandisje, katandisje e një mileti të tërë që kërkon të quhet edhe komb shqiptar, pa bërë fjalë për shtetin, të cilin kushedi se kur, do ta bëjmë!
    Prandaj vëzhgimi i zonjës Xhima dhe i Gazetës “Dita”, është shumë më përtej një vëzhgimi.
    Respekte për Gazetën!

    Reply
  • une says:
    August 24, 2026 at 11:21 am

    Eshte e turpshme qe flitet me kete gjuhen rraciste. Eshte vrare nje njeri dhe pike, Ç’rendesi ka ngjyra e tij e lekures. Po ta perkthejme me te njejten mondedhe i bie qe, nese shqiptaret emigrojne, punojne ne vendet ku ka me shume popullsi me ngjyre, t’i vrasin nje e nga nje sepse jane me ngjyre te bardhe. Ne vend qe te flitet e komentohet per banditet e kriminelet qe kane zaptuar vendin e shoqerine shqiptare. Po jemi mesuar ne, po po edhe ne populli te respektojme kriminelet, madje i kemi ndigjuar me veshet tane kur ju flitet me dashuri, madje edhe me perulitet, “Ku je o shtet”, “Si je o shtet”, e ne kete rast “Shteti” eshte ai banditi, ai krimineli duke pi kafen diku afer teje. Por harrojne se nje i tille, me duar te lyera me gjak nuk e ka problem te nxjerre armen ne asnje moment, duke i marre me vete edhe keta perulesit gjynafqare qe i respektojne,,,,,

    Reply
  • Bullizimi says:
    August 24, 2026 at 1:02 pm

    Po flisni sikur ai që e vrau nuk ka faj fare

    Reply
  • Ramo Mezini says:
    August 26, 2026 at 6:25 pm

    FRANCA E “PAQES” FRANCA “KULTURES’ KA BER KRIMIN ME BARBAR TE SHEKULLIT 20. USHTRIA FRANCEZE KA VRAR BARBARISHT NE NJE DIT TE VETME NE 8 MAJ 1946 DITEN E FITORES EUROPES (EVD) 6000 (GJASHTEMIJ) GRA, FEMIJE DHE BURRA ALGJERIANE NE MES TE DITES, NE MES TE BULEVARDIT NE DEMOSTRAT KREJT PAQESORE VETEM ME PARRULLA PER LIRI NE DUAR. FRANCA KURRE NUK KA KERKUAR TE FALUR PER ATE KRIM TE PA SHEMBULT NE HISTORIN E NJEREZIMIT. KY FAKT ESHTE NE ENCIKLOPEDIN E BOTES, (WORLD BOOK) NE FAQEN ALGJERIA. FRANCA. AJO PALO KURVE TANI PO ZHURMON GJITH BOTEN PER NJE VRASJE PER MOTIVE AVENTURIERE, RIVALITET PER NJE FEMER.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?