Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja në Rinas, Prokuroria dërgon dy ish-efektivët e AMP në gjyq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja në Rinas, Prokuroria dërgon dy ish-efektivët e AMP në gjyq
AktualitetKronike

Vrasja në Rinas, Prokuroria dërgon dy ish-efektivët e AMP në gjyq

Published: April 1, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy ish-zyrtarë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë mundësuar punësimin e një shtetasi në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, në gjyq janë dërguar ish-drejtori i përgjithshëm i AMP-së, A.S., si dhe drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, G.S. Ata akuzohen se, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat përkatëse, kanë lejuar punësimin e shtetasit M.Sh. pa kryer verifikimet e nevojshme.

Hetimet lidhen me procedimin penal nr. 8566 të vitit 2025, nga ku rezulton se M.Sh., i cili më vonë humbi jetën pas një atentati me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ishte punësuar në AMP në mënyrë të jashtëligjshme.

- Publicitet -

Prokuroria bën me dije se procesi i rekrutimit ka anashkaluar të gjitha fazat e parashikuara në ligj, përfshirë shpalljen e vendeve vakante, ngritjen e komisionit të vlerësimit, testimet dhe verifikimet përfundimtare. Sipas hetimeve, dokumentacioni është përgatitur nga G.S., ndërsa vendimmarrja është marrë nga drejtori i përgjithshëm i komanduar i kohës, A.S.

Në urdhrin e punësimit është përdorur motivacioni “për nevoja emergjente”, por sipas Prokurorisë, nuk ekziston asnjë provë që ndonjë strukturë e AMP-së të ketë kërkuar rekrutime të tilla.

Gjithashtu, rezulton se shtetasi M.Sh. është punësuar brenda një kohe shumë të shkurtër, vetëm në katër ditë pune, dhe është paguar rregullisht për një periudhë gati dy mujore, pa u paraqitur asnjëherë në detyrë apo pa kryer ndonjë funksion.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë qenë të vetëdijshëm për shkeljet ligjore dhe mungesën e kritereve, por pavarësisht kësaj kanë vijuar procedurën, duke futur në strukturë një person pa verifikim real dhe me dokumentacion të dyshimtë.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga gjykata.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • Tre vjet nga 7 Tetori, Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas
  • VIDEO: Tension dhe grushte në fushë, Serbi-Rusi si arenë lufte
  • Si është polarizuar konsumi: Në 2015 pesë qarqe mbi mesataren, në 2025 vetëm Tirana
  • Rama uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja, në një fazë sfiduese për vendin dhe rajonin

Komentet e Fundit

  1. edhe uji qelbet duke ndenjur on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. K R on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  3. Koloneli on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  4. Cen durimmadhi on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  5. ANA on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?