Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja për gotën e rakisë, 33 vite burgim për pronarin e lokalit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja për gotën e rakisë, 33 vite burgim për pronarin e lokalit
AktualitetKronike

Vrasja për gotën e rakisë, 33 vite burgim për pronarin e lokalit

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur dënimin me burg për jetë për Sofokli Shani, i cili akuzohet për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij, Kejdi Qorri.

Bëhet me dije se Shani është dënuar përfundimisht me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në qershor të 2021 në Lushnjë. Sherri ndodhi në lokalin e 62-vjeçarit Rako Qorri për raki. Ka qenë Shani, i cili ka qëlluar me karrige në kokë 62-vjeçarin. Më pas djemtë e 62-vjeçarit kanë dhunuar Sofokli Shanin, i cili më pas është larguar ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen.

- Publicitet -

Vendimi i Gjykatës së Lushnjës:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 02.06.2021 rreth orës 20:30, salla operative e Komisariatit të Policisë Lushnjë është njoftuar së në fshatin “Fier i Ri, Njësia Administrative Krutje, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e një konflikti momental me pronarin e lokalit, shtetasi me iniciale Sofokli Shani ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i vrarë në vend shtetasi me iniciale R.Q (pronari i lokalit) si dhe ka mbetur i plagosur djali i tij shtetasi me iniciale K.Q.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale Sofokli Shani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana të tjera cilësuese” si dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/1/3 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr. 399 (2380), datë 16.12.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodi Penal dhe dënimin me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodi Penal dhe dënimin me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Sofokli Shani dënohet me burgim të përjetshëm.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale Sofokli Shani, i cili kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit në raport me kualifikimin e veprës penale, duke kryer cilësimin juridik në atë të parashikuar në nenet 76, 278 dhe 91 të K.Penal.

– Revokimin e vendimit për mospranimin e gjykimit të shkurtuar duke aplikuar nenin 403 të K.Pr.Penale, duke zbritur një të tretën e masës së dënimit, në bazë të dënimit që do të caktohet nga gjykata.

Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Valbon Çekrezi dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 399/2380, datë 16.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për sa i përket:

– Deklarimit fajtor të të pandehurit Sofokli Shani për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni

79/dh i Kodit Penal.

– Deklarimit fajtor të të pandehurit S.Sh dhe masës së dënimit të dhënë për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 te Kodit Penal;

– Deklarimit fajtor të të pandehurit Sofokli Shani për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal;

-Disponimit mbi provat materiale, vuajtjes së dënimit dhe disponimet për shpenzimet procedurale.

-Ndryshimin e vendimit penal nr. 399/2380, date 16.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë në pjesën tjetër si me poshtë:

-Dënimin e të pandehurit S.Sh në bazë të nenit 79/dh te Kodit Penal me 30 (tridhjete) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit Sofokli Shani me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?