Po qarkullon një informacion sipas të cilit organet e ndjekjes penale kanë rikualifikuar akuzën për punonjësin e policisë Arjan Tase, i arrestuar për vrasjen e 7-vjeçares në Potam: nga vrasje nga pakujdesia në vrasje me dashje, nisur nga shkelja e kufizimeve të sigurisë në regjimin e lundrimit në zona turistike.
Duket në pamje të parë si një përgjigje ndaj reagimit të përgjithshëm, por kjo do parë me shumë kujdes. Kodi Penal parashikon se Dashja në kuptim të kryerjes së një vepre penale përkufizohet si:
Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre
Mbetet e vështirë të qëndrojë në këmbë një akuzë e tillë. Nëse marrim në konsideratë nivelin e shkeljeve të kryera përditë të kufizimeve të lundrimit në zona turistike, do të duhet të ngrinim akuzën e vrasjes me dashje, eventualisht për dhjetëra persona.
Në këto kushte rikualifikimi i akuzës për një ngjarje që ishte pastërtisht një vrasje nga pakujdesia dhe nga papërgjegjshmëria nëse duam, ka vetëm vlerë propagandistike. Dhe proceduriale. Sepse rrëzimi eventual i njërës vepër çon në lehtësim automatik të barrës së fajësisë penale.
Megjithatë kjo akuzë e re është ende e pakonfirmuar zyrtarisht dhe ndoshta e pavërtetë. Në finale, megjithë peshën e rëndë të ngjarjes, megjithë shëmtinë e sjelljes së këtij polici që vetëm i tillë nuk mund të jetë, është e paimagjinueshme se ky njeri ka kryer me dashje në publik vrasjen e një fëmije, – shkruan Respublica.
i.b. / dita

Ti je nje palo gazetar, ky polici hyri kastile ne ate zon te rrethuar nga bovat. Kjo do te thote qe e paramenfoi rrezikun qe ka me shum gjasa te shtypesh dike, por ka menduar he mo se do hapen. Edjte e njejta gje qe une me patent B futem me makine ne kundravajtje e te them qe nuk doja mo kur un e di shume mire qe ne kundravajtje do besh aksident. Ky polici dujet te marrenje denim te pakten 15 vjet se ka shkelur cdo rregull per ruajtjen e jeteve te njerezve. Psh. Ate qe polici duhet te mbroje
Nese një përson në kundëdhtim me krejta rregullat nget makinën me 200 km në orë. Aksidentohet dhe mbytë dike në zonën e këmbësorve! Makina konsiderohet armë dhe vrasja me dashje. Kështu ndodh në Zvicër ku jetoj Unë, Dhe kudo në botë ku ka shtet ligjor.
Vrasje pa dashje do konsiderohej për rrethana të tjera, Të cilat kuptohen. (Mbrenda kufizimeve)
Para shum viteve një funksionar i PDK-S në hyrje të Prishtinës nga Ferizaj shkaktoi aksident duke ngarë makinën 185 km ku ishte e paraparë 50 km. Në at aksident mbeti i vdekur një njeri. Dhe si do kualifikohej vrasja! Vrasje pa dashje?!
Këtu shihet se mediat vetëm kanë filluar ta marin vrasësin në mbrojtje.
Sipas ketij juristit nese dikush vozit ne trotuar dhe shtyp nja 3-4 persona kualifikohet “vrasje pa dashje”.
Celesi ehte tek togfjaleshi “megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre”. Kjo njihet si “Gross Negligence” ne terminologjine juridike nderkombetare. Pra, nje person normal, nuk mundej se si te mos parashikonte qe veprime te tilla, ne breg te detit, mund te sillnin demtinin fizik dhe humbjen e jetes se dikujt. Personi ne fjale, me ndergjegje pilotoi skafin ne breg te detit, i rrethuar me pushues. Fuqia e skafit, eshte nje tjeter element per rrezikshmerine qe paraqet vendodhja e tij.