Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë 19-vjeçari Erjon Xhenje.
Në momentin që e kanë ekzekutuar, i riu po pinte kafe në një lokal pranë bulevardit Bujar Bishanaku.
Autorët e ngjarjes pasi e kanë ekzekutuar të riun me mbi 30 fishekë janë larguar nga vendngjarja me anë të një motoçiklete.
Ende nuk dihet shkaqet e vrasjes dhe as identitetet e autorëve.
Një pistoletë e djegur dhe një motoçikletë po e djegur janë gjetur nga policia e Shkodrës pas vrasjes. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se mjetet e autorëve janë gjetur në lagjen “Guerrile”.
Erjon Xhenje është i afërm i dy vëllezëve të shpallur në kërkim për atentat. Mësohet se i riu ka lidhje farefisi me dy vëllezërit që dyshohet se bënë atentatin ndaj Taulant Pepajt, në 21 shkurt të vitit të kaluar. Shkëlzen dhe Sehar Xhenje akuzohen për atentatin të bërë ndaj Pepajt.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
j.l./ dita

Në shkodër bëhet nami me banditët ,jan vra për 30 vjet 30 vjet , pas 1990 -tës shkodrën e hëngri dreqi filluan banditët të ndarë demokratoshkërdhatësisë kryen krime ,si të fortit e lagjes ,çdo shtëpi ka viktimat e saj S.Berisha i veshi me të zeza Shkodrën ,dhe akoma flasin e qesin helm kundër Enver Hoxhës ,që pajtoi gjaqet ,vllaroi njerzit , për 45 vjet në shkodër mbretëroi paqa , qetsia ,siguria ,puna nëpër fabrika e uzina ,njerzillëku dashuria në familje e legje shoqni ,ku dyert i linin hapur dhe nuk vritej as nuk rrëmbehej njeri .Sot KA RA ZIJA MBI SHKODRËN ,është efrikshme jetesa ,dyert i kan blinduar dhe prsëri hapen ,vidhen e vriten djem e burra në derë të shtëpisë çdo natë .Shkodra është qendra e pasigurisë kriminale në shqipri ,si grupet kriminale të SOMALISË që i djegin të gjallë kundërshtarët ,vetë populli duhet të vendosë qetësinë me karare në shkodër ti japin besën njëri tjetrit ,të pajtohen të ,mos të presë vetëm nga policia e cila nuk mund të luftoi krimin pa ndihmën e popullit .Zoti e ndriçoftë ndriçoi mendjen e shkodranit patëriot përparimtar që ekzekutojnë 19 vjeçar të pa fajshëm ,një krimmakabër.