Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vratë 17-vjeçaren”, interpelanca Dogjani- Hoxha: Po bëni politikë me dramë familjare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Vratë 17-vjeçaren”, interpelanca Dogjani- Hoxha: Po bëni politikë me dramë familjare
Lajmi i funditPolitike

“Vratë 17-vjeçaren”, interpelanca Dogjani- Hoxha: Po bëni politikë me dramë familjare

Published: February 13, 2025
Shpërndaje

Deputeti Asllan Dogjani ishte këtë të enjte në një interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme Ervin Hoxha. Dogjani tha se e ka kërkuar këtë interpelancë për të trajtuar rrezikshmërinë alarmante të grupeve kriminale, por sipas tij  realiteti ka treguar se rreziku më i madh nuk vjen vetëm nga bandat kriminale por nga shteti.

“Një vajzë vetëm 17 vjeçare nga Gjirokastra i dha fund jetës duke u vetëvarur, sepse ishte e varfër. 17-vjeçaren nga Gjirokastra e vrau Edi Rama sepse e la të varfër e të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti sepse ajo nuk kishte mundësi të ishte si shoqet e saj. Kjo do kishte mjaftuar që të jepte dorëheqjen kryeministri. Mendojeni sikur të ishte fëmija juaj. Sot kam kërkuar këtë interpelancë për të trajtuar rrezikshmërinë alarmante të grupeve kriminale, por këto ditë, realiteti ka treguar se rreziku më i madh nuk vjen vetëm nga bandat kriminale por nga ai që i drejton ato.  Gjatë vitit 2024 numri i ekzekutimeve mafiozë ka arritur shifra alarmante. Vrasësi i vërtetë është edhe ai që e mbron krimin dhe e përdor për interesa politike.

Zoti ministër, procedura më detyron të bëjë këtë interpelancë me ju, por e di që ju nuk keni asnjë fuqi për të ndryshuar rendin dhe sigurinë publike. Ju nuk bëtë asgjë për 17-vjeçaren nga Gjirokastra dhe as për 14-vjeçarin Martin Cani. Ju jeni thjesht një fasadë, një figurë e vendosur aty që kryeministri të drejtojë gjithçka. Ju keni një kryeministër që jeton si monark, që pi një shishe verë 33 mijë e 600 euro, ble vazo 5 milionë euro, që për të bërë masazh për një javë paguan 10 mijë euro në Itali, ndërkohë 17-vjeçarja vret veten se nuk ka një fustan si shoqet e saj. Si mund të jepni ju llogari, kur në krye të institucionit keni një njeri që ka nevojë për vizitë mjekësore, se dukshëm nuk është mirë nga mendja”, tha Dogjani.

- Publicitet -

Kjo fjali e tij e kundërshtua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila i tha se nuk duhet të përmendi shëndetin mendor të askujt.

Më pas fjalën në Kuvend e mori Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Hoxha, i cili tha se nuk mund të përdoren për politikë dramat familjare si ajo e 17-vjeçares në Gjirokastër.

“Nuk e kuptova për çfarë ishte interpelanca e thirrur nga deputeti Asllan Dogjani, gjithsesi unë jam këtu në cilësinë e ministrit të Brendshëm për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve. Kërkesa e deputeti Dogjani për interpelancën, është një mundësi e mirë për të paraqitur një raport të shkurtër të treguesve të punës së zhvilluar nga ministria e brendshme dhe nga policia e shtetit si dhe në momentet që ne po flasim. Garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe i rendit publik kanë qenë dhe janë në vëmendjen maksimale të qeverisë shqiptare dhe ministrisë së brendshme. Zoti Dogjani, të nderuar kolegë, të bësh politik me vrasje dhe me drama familjare, është kur nuk ke ç’të thuash për sa i përket argumenteve dhe fakteve. Ajo e Gjirokastrës nuk është një çështje varfërie por është një dramë familjare. Është dëshpëruese dhe shumë politike që ju përmendni këtu drama familjare. Në kërkesën për këtë interpelancë ngrihet pretendimi se sot ka më shumë vrasje e më pak zbulueshmëri. Puna e policisë nuk mund të baltoset kaq lehtë. Nëse ndalojmë te numrat nga viti 2012 deri më sot, ka rënie progresive të numrit të vrasjeve. Në vitin 2024 kemi pasur 41 vrasje ndërsa në vitin 2023 , rekordi i të gjitha kohërave 35 vrasje, kundrejt 126 vrasjeve të vitit 2012, kjo është e vërteta e shifrave”, tha Hoxha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?