Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau babain pasi e shqetësonte kur hante bukë, Gjykata e Durrësit lë në burg të riun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau babain pasi e shqetësonte kur hante bukë, Gjykata e Durrësit lë në burg të riun
AktualitetKronike

Vrau babain pasi e shqetësonte kur hante bukë, Gjykata e Durrësit lë në burg të riun

Published: November 1, 2025
Shpërndaje

I riu, Marjan Kodheli, i dyshuar se vrau babain e tij në Durrës, doli këtë të shtunë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, ku gjyqtari Xhevdet Lika vendosi masën e arrestit me burg për 25-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi mesditën e 28 tetorit, në fshatin Shkallnur, ku dyshohet se Marjan Kodheli goditi me thikë të atin, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, gjatë një debati në shtëpi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pjetër Kodheli

Në dëshminë paraprake të dhënë në polici, 25-vjeçari ka treguar se ngjarja ndodhi gjatë drekës, pas një debati me të atin.

- Publicitet -

“Babai m’u turr, nuk më linte të haja bukë i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Pas seancës foli avokatja e caktuar për të e cila tha se është vendosur vlerësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë dhe caktimi i masës së sigurisë “arrest me burg”.

“Nuk është bërë një ekzaminim paraprak, Marjani ende nuk i kupton veprimet që ai ka kryer me sa unë arrij të kuptoj. Duket si person i mbyllur dhe i heshtur. Ai vjen nga një familje e rregullt. Mamaja e tij thotë se nuk kanë pasur konflikte. Ai është kthyer nga emigracioni në qershor të këtij viti. Nuk ka pasur asnjëherë precedent penalë në jetën e tij. Nga ana ime, si avokate, duke vlerësuar gjendjen e tij, kam kërkuar shtrimin e përkohshëm të tij në një institucion mjekësor. Vlerësoj se është e nevojshme dhe urgjente që ndaj tij të kryhet një akt ekspertize nga ekspertët e mjekësisë ligjore, për të kuptuar dhe vlerësuar gjendjen e tij të shëndetit mendor”, tha avokatja.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
  • Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?