Pas dy vitesh arrati, Daniel Pepaj i dyshuari për vrasjen e dy kushërinjve të tij në Malësi të Madhe është arrestuar sot nga policia e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 3 tetor të vitit 2020 kur Daniel Pepaj qëlloi me armë zjarri dy vëllezërit Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis.
Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e dhunuan fizikisht. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur.Në datën 3 tetor, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën.
Prej atij momenti ata u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatua se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është qëlluar me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.
Pas kontrollit të territorit, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.
Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.
Ndërkohë babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është lënë në burg në 2020-tën pasi akuzohet se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy kushërinjve dhe po ashtu për parcelat e mbjella me kanabis. Ai u la i lirë nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër pasi dëshmoi se nuk kishte pasur dijeni mbi parcelat me kanabis pasi ai personalisht kishte mbjellë boronicë. Ndërsa sa i takon vrasjes, ai tha se dinte vetëm se djali i tij kishte pasur një sherr momenti me dy kushërinjtë e tij dhe asgjë më shumë.
a.m/dita

pse kollaj eshte te kesh kusherinj?! hahahaha
ruaju nga njerezit qe sillen shume mire.
dostojevski u nxitua ca kur tha se njerezit per ti njohur duhen pare nga menyra se si qeshin. une do shtoja dhe nga menyra se si kane edhe se si i presin thonjte e duarve (meqe duken).
sa me larg, ruaju dhe kujdes nga kusherinjte qe te permendin shpesh se je kusheri me ta. Sidomos nga ata te afermit fare.
kujt i duhen ende, pervoja dhe mendjet tona te medha kur nuk me duhen as mua?!
dy lloje njerezish qe kam njohur ne jete jane shume interesante: Egocentriket dhe modestet…Me teper dyshoj per gjithcka tek modestet dhe besoj tek egocentriket deri diku.