Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat me kanabis, burg për autorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat me kanabis, burg për autorin
AktualitetKronike

Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat me kanabis, burg për autorin

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin Daniel Pepaj, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi afro dy vite më parë në Vrith të Malësisë së Madhe. Pas më shumë se dy vitesh në arrati, pak ditë më parë 27-vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës. Pas ndalimit të tij, Daniel Pepaj u njoh me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Gjatë kësaj seance mësohet se Daniel Pepaj nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e ndodhur më 3 tetor të vitit 2020 duke mos dashur që të flasë momentalisht.

Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë pritet që t’i bëjë deklaratat rreth ngjarjes së rëndë në seancat në vazhdim. Ndërkohë avokati mbrojtës Arbër Raja po ashtu nuk ka bërë asnjë deklarim rreth vrasjes së dyfishtë ndërsa gjatë seancës për rikonfirmim të masës së sigurisë kërkoi që Daniel Pepaj të lihej “arrest shtëpie” duke qenë se 27-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë nga ana tjetër prokurori i çështjes Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Izabela Radovani vendosi “arrest me burg” për të riun.

- Publicitet -

Fillimisht dy viktimat Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultuan të zhdukur ndërsa pas kërkimeve për disa nga banorët dhe efektivët e policisë trupat e pajetë u gjetën në afërsi të një parcele me kanabis. Disa ditë përpara ngjarjes së rëndë mësohet se Daniel Pepaj është goditur nga dy viktimat me pretendimin se i kishte vjedhur disa rrënjë kanabis. Pasi është goditur, sipas dyshimeve 27-vjeçari ka marrë një armë dhe ka qëlluar shtetasin Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj duke i lënë të vdekur në vend.

Më përpara sipas dyshimeve që ka policia autori i ka kërkuar një armë një banori të zonës por nuk ia ka dhënë. Pasi i ka qëlluar dyshohet se Daniel Pepaj ka telefonuar të vëllanë duke i treguar vrasjen e dyfishtë. Po ashtu mendohet se menjëherë pas ngjarjes, Daniel Pepaj të jetë larguar drejt Malit të Zi e më pas është rikthyer duke u fshehur në malet e zonës ku banon derisa vendosi të vetëdorëzohet. Tashmë pritet që prokuroria të kërkojë dënimin e më pas gjykata të japë vendimin e saj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?