Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau gruan para gjykatës ditën e divorcit, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-policin 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau gruan para gjykatës ditën e divorcit, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-policin 
AktualitetKronike

Vrau gruan para gjykatës ditën e divorcit, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-policin 

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Koço Buzon, ish policin që vrau gruan e tij Liljana Buzo përpara godinës së gjykatës në 2021 në Elbasan pasi ajo kërkoi të divorcohej.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 maj 2021 pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Autori i krimit nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Buzo e goditi fillimisht me thikë ish bashkëshorten dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend nënën e 3 fëmijëve të tij. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.  Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, por pa rrezik për jetën.

- Publicitet -

NJOFTIMI I GJYKATES:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale K.B, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” e 22 të K.Penal, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, për veprën penale të “Prishja e qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 i K.Penal si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “5 Maj” në Elbasan, në afërsi të kryqëzimit poshtë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, shtetasi me iniciale K.B ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij shtetasen me iniciale L.B, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 235 (13-2023-1607), datë 27.04.2023 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi “arrest në burg “ për kryerjen e veprës penale të “Vrasje per shkak te marrdhenieve familjare ”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me burgim te përjetshëm.

– Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, me masë sigurimi, “arrest në burg “, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79 /ë, në lidhje me nenin 22 të K.Penal dhe po në bazë të këtij neni dënimin e tij me 25 vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të pandehurit K.B, masë sigurimi “arrest ne burg“, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe municionit ” te parashikuar nga neni 278/1 te K.Penal dhe po në bazë të këtij neni denimin e tij me 7 vjet burgim.
– Deklarimin fajtor te pandehurit K.B, me mase sigurimi, “arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Prishja e qetesise publike ” te parashikuar nga neni 274 te K.Penal dhe po ne baze te ketij neni denimin e tij me 1 vit burgim.
– Në zbatim të nenit 55 te K.Penal dënimin përfundimisht të pandehurit K.B, me burgim të përjetshëm.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.B, i cili kërkoi:
• Ndryshimin e vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 06.12.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?