Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau ish-bankierin në sy të gruas, Italia burg përjetë për 32-vjeçarin shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau ish-bankierin në sy të gruas, Italia burg përjetë për 32-vjeçarin shqiptar
AktualitetKronike

Vrau ish-bankierin në sy të gruas, Italia burg përjetë për 32-vjeçarin shqiptar

Published: December 7, 2022
Shpërndaje

Mediat italiane dje bënë me dije se janë dënuar me burgim të përjetshëm Paulin Mecaj, 32-vjeç dhe Andrea Capone, autorë të krimit të rëndë që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik.

32-vjeçari Meçja dhe bashkëpunëtori i tij italian vranë në sytë të gruas së tij një ish-bankier, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat, ai ishte Giovanni Caramuscio, 69- vjeç.

Ata u shpallën fajtorë ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit Meçaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet.

- Publicitet -

Për Mecaj dhe Capone, gjyqtarët e Gjykatës Penale të Lecces urdhëruan izolim ditor për 1 vit. Të dy u dënuan gjithashtu që të paguajnë dëmshpërblim veçmas në favor të të afërmve të Caramuscio, të cilët ngritën një padi civile. Meçaj dhe Capone gjatë procesit gjyqësor fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 korrikut në Lequile, Lecce. Giovanni Caramuscio, 69 vjeç u ekzekutua në sy të gruas së tij. Kamerat e sigurisë në zonë kishin filmuar të gjithë ngjarjen, e cila nisi si një grabitje.

Autorët kishin qenë të maskuar me maskë anti-Covid. Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit, 28-vjeçari italian Andrea Capone, kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh.

Karabinierët arritën të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me një seri rrobash brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes video, ato të përdorura gjatë grabitjes që përfundoi tragjikisht në vrasje.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus dhe u gjet më pas nga forcat zjarrfikëse. Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpinë e të 32- vjeçarit.

Zbulimi

Përveç një morie të dhënash që dolën nga kamerat e sigurisë në rrugë, në afërsi të bankomatit ku edhe u vra i moshuari, policia italiane e ndoqi në Facebook shtetasin italian i cili kishte harruar fotot e tij më të njëjtën bluzë. Ishte pikërisht ajo bluzë e fiksuar në rrjetet sociale që çoi policinë në shtëpinë e tij dhe e vuri në pranga për vrasjen.

Shqipytari, në fakt është akuzuar si si ekzekutor, pasi policia dhe prokuroria kanë parë edhe pamjte filmike të atij momenti kur shqiptari ka nxjerrë armën duke e qëlluar në kokë burrin që po tërhiqte një shumë të hollash kundër dëshirës së gruas së tij e cila po i lutej që të dilnin të nesërmën dhe të kryenin atë veprim.

Shqiptari dhe italiani i morën paratë dhe u larguan për në banesat e tyre, pa e ditur se jo vetëm kishte pamje filmike por madje edhe dëshmitar okular.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?