Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç fton Kosovën në “Open Balkan”: Takimi i radhës në Serbinë Jugore, do ndihmojmë Shqipërinë për zjarret
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vuçiç fton Kosovën në “Open Balkan”: Takimi i radhës në Serbinë Jugore, do ndihmojmë Shqipërinë për zjarret
KryesorePolitike

Vuçiç fton Kosovën në “Open Balkan”: Takimi i radhës në Serbinë Jugore, do ndihmojmë Shqipërinë për zjarret

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dha mesazhe të forta në Samitin e Ohrit, ku tha se “‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e përbashkët. Kjo është një ide që nuk mund të ndalet”.

Në fjalën e tij, Presidenti Vuçiç ftoi Prishtinën dhe vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”, teksa propozoi që takimi i ardhshëm të mbahet në Serbinë jugore.

Ai theksoi se do të themelohen menjëherë grupe pune për të ndihmuar qytetarët e tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, që sipas Vuçiç, duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme.

- Publicitet -

Më tej, kreu i Shtetit Serb deklaroi se “Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria”.

“Propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore, ku duhet të themelojmë menjëherë grupe pune, se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, qytetarët e tre vendeve tona, por edhe të gjithë rajonit. Janë të mirëseardhur të gjithë vendet e tjera, Bosnja, Prishtina, Malit i Zi, etj. Duhet të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Sot nënshkruajmë marrëveshjen e diplomave, të lejeve të punës, që të shohim se cfarë dëshirojnë njerëzit. Të shohim cfarë mund të bëjmë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, të mallrave, për turizmin, që njerëzit të shkojnë në det në Shqipëri, të vijnë te ky liqen i mrekullueshëm në Ohër, në Shkup, etj.

Ftoj miqtë tanë nga Shqipëria e Maqedonia të vizitojnë vendin tonë të bukur. Jam krenar që nga iniciativa, që e bëmë dhe që askush nuk e ndoqi dhe askujt nuk i interesonte, sot të gjithë janë të interesuar për avancimin e rajonit dhe për këtë nuk na ndalon dot askush.

Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria. Kërkoj falje që ju bezdisa, kam shumë entuziazëm, shpresa, ambicie, që të bëjmë gjëra të mëdha. Mos u hidhëroni, nuk e kam atë sindromë të kërkimit të faljes, nëse dëshironi, urdhëroni, në të kundërt jo, askush nuk ju detyron”, u shpreh Vuçiç.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ne prisnim që të kërkoje të falur! says:
    June 8, 2022 at 9:17 am

    Kjo shprehja e fundit qënka interesante: “Mos u hidhëroni, nuk e kam atë sindromë të kërkimit të faljes, nëse dëshironi, urdhëroni, në të kundërt jo, askush nuk ju detyron”. E kupton edhe vetë që duhet të kërkojë të falur, por nuk është si kriminelët e tjerë që pendohen! Vuçiç e pranon vetë që ka bërë krime, por është krenar dhe nuk ja lejon muza që të kërkojë të falur! Llogjikë firauni, apo jo ?!

    Reply
  • Igor says:
    June 8, 2022 at 1:50 pm

    Nji shtet i koruptuar deri ne palce kur vet jetojne ne villa pre disa miljonesh kurse nuk munden te blejne nji helikopter per zjarefiksen por behen te mvarur nga Greqija dhe Serbija ,dhe po flisni pse po ike rinija nga vendi turp tju vjen kur thoni se jemi shtet ,( SHTET BARBARESH )

    Reply
  • Egli says:
    June 8, 2022 at 2:32 pm

    Vucic duhet te mendoj qe popujt ,turistat qe vijne ne kete lloj Unioni Ballkan i hapur ,duhet temarrin viza ,tax doganore per exportet…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bullgaria si histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn
  • ​Pas bllokimit global: A po rikthehet normaliteti në sistemet e Microsoft dhe shërbimet anembanë botës
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Skypion on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Leon on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Dashi on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?