Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç shtyn shkëputjen nga Rusia, sipas shërbimeve sekrete europiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç shtyn shkëputjen nga Rusia, sipas shërbimeve sekrete europiane
Bote

Vuçiç shtyn shkëputjen nga Rusia, sipas shërbimeve sekrete europiane

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë bërë një analizë që vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të ndërmarrë hapa për të shtyrë shkëputjen nga Rusia, por edhe për të siguruar lëshime nga Perëndimi.

Dokumenti, i klasifikuar si “sekret”, është përgatitur nga disa agjenci për nevojat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), në krye të të cilit është shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument, i cili analizon hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë Vuçiç në politikën e tij balancuese.

- Publicitet -

Sipas inteligjencës evropiane, pushtimi rus i Ukrainës i ka nxjerrë probleme Vuçiçit sa i përket balancës së pushtetit, duke reduktuar hapësirën e manovrimit të Serbisë në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Çfarë mund të bëjë Vuçiç?

“Për të zbutur presionin e madh të Perëndimit në lidhje me sanksionet, presidenti Vuçiç planifikon të bëjë lëvizje të ndryshme, ndërkombëtare dhe vendore, për të parandaluar implikimet negative për Serbinë, por kryesisht për të ruajtur fuqinë e tij politike”, thuhet në dokument.

Sipas tij, ka shumë gjasa që Vuçiç të shtyjë sa më gjatë formimin e Qeverisë së re të Serbisë, duke e përdorur atë si pretekst për mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Zgjedhjet në Serbi janë mbajtur më 3 prill, ndërsa Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka ndërmarrë asnjë sanksion kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Beogradi zyrtar arsyetohet se po mban një qëndrim të tillë për të “mbrojtur interesat jetike të vendit”.

Në zgjedhjet e prillit, Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit ka fituar 120 ulëse në Kuvendin e Serbisë, nga 250 sa ka gjithsej. Për formimin e Qeverisë nevojiten së paku 126 ulëse.

Sipas dokumentit të BE-së, Vuçiç, me gjasë, pritet të zbatojë një “politikë të hapave të vegjël” për ta afruar Serbinë me Perëndimin.

Qëllimi është të shtyhet shkëputja përfundimtare nga Rusia dhe të përdoret ndryshimi i ardhshëm i drejtimit të politikës së jashtme për të siguruar sa më shumë koncesione politike dhe ekonomike për Serbinë.

Roli i Kishës Ortodokse Serbe në rast të shkëputjes nga Rusia

Dokumenti i BE-së vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe do të luante një rol kyç nëse Serbia vendos të kthehet kah Perëndimi.

Thuhet se patriarku Profirije – i afërt me presidentin serb – do të luante një rol të rëndësishëm në pranimin e politikës pro-perëndimore të Serbisë nga popullata.

“Donacionet bujare shtetërore për Kishën Ortodokse Serbe do ta ndihmojnë Profirijen që ta bindë klerin në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

Shtohet se zgjedhja e Kishës për të mos marrë anë në luftën në Ukrainë, e ka lehtësuar situatën për Vuçiçin, duke i krijuar një hapësirë të caktuar për t’u distancuar nga Rusia.

Përfitimet e Vuçiçit nga e djathta

Shërbimet evropiane të inteligjencës vlerësojnë se Vuçiç, në një periudhë të ardhshme, do të përpiqet ta shfrytëzojë opozitën e djathtë pro-ruse në Parlament si justifikim për mosmiratimin apo shtyrjen e vendimeve të vështira në politikën e jashtme.

“Vuçiçit i konvenon prania e një opozite të tillë, sepse i mundëson t’i paraqitet Perëndimit si politikan i moderuar”, thuhet në dokument.

Serbia, aleate e Rusisë në njërën anë, është edhe vend kandidat për anëtarësim në BE, në anën tjetër.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i bën thirrje që të ndjekë regjimin e sanksioneve kundër Rusisë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin./REL

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK: Orest Sota në qendër të dosjes Sky ECC, dalin komunikimet për “20 bukë mall”
  • U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në qeli Eralbi Breçanin
  • U arrestua në Greqi, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë
  • Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
  • Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  2. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik
  3. ¿? on U bëmë apo na bënë?
  4. demo on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  5. Anonymous on Refuzimi i Arta Dades

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?