Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç sulmon BE-në për “Listën serbe”: A u vjen pak turp!!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç sulmon BE-në për “Listën serbe”: A u vjen pak turp!!
AktualitetRajoni

Vuçiç sulmon BE-në për “Listën serbe”: A u vjen pak turp!!

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Petar Stano, të premten deklaroi se ndjen keqardhje që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për katër Komunat në Veri të Kosovës, mirëpo me këtë deklaratë të tij assesi nuk pajtohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. “A i vjen pak turp kur deklaron se është i zhgënjyer që Lista Serbe dhe serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Vuçiç. Po ashtu, Vuçiç tha se “serbët në Kosovë janë në pozitë të vështirë për shkak se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës”, edhe pse askush nuk i ka ndaluar që të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve. “Populli ynë nesër me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojë ata që do të tërhiqen zvarrë nga Mitrovica e Jugut për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarin në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok”, tha Vuçiç, transmeton media opozitare Nova. Ndërkaq, pas këtyre zgjedhjeve kreu i Serbisë potencoi se s’do të ndodh asgjë dhe shteti që ai e përfaqëson do të vazhdojë që t’i përkrahë serbët që jetojnë në Kosovë. “Çfarë do të ndodhë më pas, asgjë, një presion i plotë për të cilin njerëzit tashmë janë të gatshëm, të mësuar, do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do t’i ngremë standardet dhe të presim kohë më të mira në të cilat do të jenë të vlefshme Karta e OKB-së dhe e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

Tutje, ai tha se serbët në Kosovë deri më tani kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani Vuçiç thotë se kjo “nuk do të duhej që të ndodhte pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa, ai i bëri thirrje serbëve në Kosovë që “të kenë unitet”, dhe shtoi se “Evropa i dha Kosovës liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, dhe siç bëri të premten, ai përsëri iu referua kryeministrit të Kosovës me terma nazist. “BE-ja i shpërbleu me zgjedhje për të vendosur Gauleiterin e tyre okupues në të katër komunat në veri të Kosovës”. Ndryshe, të dielën, 23 prill, mbahen zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme në 4 komuna. Siç ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor, për shkak të sigurisë, shumica e vendvotimeve do jenë në kontejnerë të improvizuar. Nevoja për zgjedhje erdhi pas bojkotit të orkestruar nga serbët në institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka vendosur të mos marr pjesë në zgjedhje. Kjo ka ngritur pikëpyetje për legjitimitetin e zgjedhjeve, nëse numri i atyre që dalin të votojnë do të jetë fare i vogël.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  2. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?