Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç ul gatishmërinë e ushtrisë në veri, reagon për propozimin e Ramës: Kam respekt, por ai nuk është i autorizuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Vuçiç ul gatishmërinë e ushtrisë në veri, reagon për propozimin e Ramës: Kam respekt, por ai nuk është i autorizuar
KosovëKryesorePolitike

Vuçiç ul gatishmërinë e ushtrisë në veri, reagon për propozimin e Ramës: Kam respekt, por ai nuk është i autorizuar

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë hap pas për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ku serbët kanë protestuar prej më shumë se dy javësh.

Ai i është përgjigjur kërkesave të SHBA-së dhe QUINT-it për të ulur gjendjen e gatishmërisë për luftë të ushtrisë së Serbisë.

Këtë vendim, Vuçiç e mori pas tensioneve në Veri kur Qeveria e Kosovës i dërgoi me pjesëtarë të njësisë speciale kryetarët e komunave në zyrat e tyre. Presidenti serb ka thënë gjithashtu se është i gatshëm por me një kusht, që kryetarët e zgjedhur në komunat në Veri të japin dorëheqjen.

- Publicitet -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion. Në një intervistë për televizionin serb ‘TV Happy’, ai tha se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiç tha gjithashtu se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar. Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ka thënë Vuçiç për TV Happy.

Më datë 8 Qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit. Kreu i Qeverisë shqiptare, pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, si dhe në ditët në vijim do informojë edhe presidentin e KiE, Charles Michel.

Ky dokument konfidencial, sipas Ramës nuk do të bëhet kurrë publik. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Ai nuk e komentoi draftin e përgatitur nga Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pedagogë e studentë refuzojnë dialogun: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën
  • Dhuna policore në protestë, 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
  • Zbardhet dëshmia e autorit që vrau dy vëllezërit në Kamëz: U nxeha, i qëllova me pistoletë
  • Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
  • Franca në shtetrrethim, shpallen orët policore, ndalohen tubimet pranë institucioneve

Komentet e Fundit

  1. Jeta on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  2. Anonymous on Miku aktor i Ramës: Si u katandise kështu për një m… karrige
  3. Profesori on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Buda on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  5. Anonymous on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?