Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Vuçiçi nuk e do Putinin nëpër këmbë tani’, mediat gjermane: Serbia po largohet nga Rusia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ‘Vuçiçi nuk e do Putinin nëpër këmbë tani’, mediat gjermane: Serbia po largohet nga Rusia
Bote

‘Vuçiçi nuk e do Putinin nëpër këmbë tani’, mediat gjermane: Serbia po largohet nga Rusia

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kohë që po përpiqet të distancohet nga presidenti rus Vladimir Putin. Vuçiç nuk është i gatshëm të intensifikojë lidhjet me Rusinë në mes të kësaj lufte dhe të shkatërrojë ekonominë serbe, shkruan e përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). .

Sipas gazetës, tregues janë edhe raportet dhe vlerësimet e herëpashershme kritike në “perandorinë e televizioneve, portaleve dhe tabloideve të drejtuar nga bashkëpunëtorët e Vuçiçit dhe që raportojnë gjithmonë si të dojë ai”.

“Ndonjëherë këndohen vetëm himne kur bëhet fjalë për Putinin. Afërsia vëllazërore e serbëve dhe rusëve theksohej vazhdimisht në këto media. Tani kjo nuk është më plotësisht këshrtu”, shkruan FAZ.

- Publicitet -

“Tone të tilla tregojnë  se presidenti i Serbisë nuk është vetëm në radhë të parë një ideolog, por edhe një njeri i fuqishëm pragmatik. Nuk ka kundërshtime për vëllazërinë me Rusinë kur përdoret në politikën e tij të brendshme. “Por në mes të luftës, ai nuk dëshiron të hyjë në një vëllazëri gjaku me Rusinë, e cila përfundimisht mund të shkatërrojë ekonominë serbe”, vlerëson e përditshmja.

Gazeta shkruan gjithashtu se Vuçiç së fundmi vizitoi në mënyrë “demonstrative” refugjatët ukrainas në jug të Serbisë, i mirëpriti dhe u ofroi të gjithëve ndihmë. “Deklarata dhe gjeste të tilla ndryshojnë dukshëm nga tonet e ditëve të para të luftës, kur një gazetë veçanërisht besnike ndaj presidentit botoi titullin “Ukraina sulmoi Rusinë”, shkruan FAZ.

Kjo gjysmë kthesë, shkruan FAZ, tregon se në kushtet aktuale është shumë e vështirë të ruhet politika e Vuçiçit mes mes Lindjes dhe Perëndimit.

Dëshmi e kësaj është pikëpyetja e madhe nëse kancelari gjerman Olaf Scholz do ta vizitojë Serbinë, shkruan e përditshmja, duke shtuar se në rrugët e Beogradit dëgjohet se ajo vizitë nuk do të bëhen nëse Serbia e priste fillimisht ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Gazeta shkruan se në prag të vizitës së anuluar të Lavrovit, Vuçiç tha se mungesa e Scholz-it do të ishte një lajm i keq dhe në mënyrë profetike tha: “Të shohim nëse Lavrov do të mund të vijë fillimisht dhe pastaj të vlerësojmë situatën”.

Duke vënë në dukje se Lavrov e vlerësoi në mars vendimin e Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, FAZ vlerëson se tani mund të ndodhë që Kremlini të mos i pëlqejë disa vendime të ardhshme të Serbisë.

E përditshmja gjermane kujton se në vitin 2017, Vuçiç citoi një thënie që i atribuohet shkrimtarit amerikan Ambrose Beers, se “lufta është mënyra e Zotit për t’u mësuar njerëzve gjeografinë“.

“Këto ditë edhe rusofilët serbë kanë marrë një mësime gjeografie – Serbia mund të kufizohet me Rusinë në imagjinatën e tyre, por jo në hartë. Vuçiç e dinte këtë të vërtetë të thjeshtë edhe më parë, dhe ndoshta tani do të veprojë në përputhje me të”, përfundon FAZ.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Igor says:
    June 16, 2022 at 6:37 pm

    Perallat e perendimit kur flitet per distancimin e Serbise nga Rusija a jane te shkolluar keta te perendimit kur xhdokush e din qe keta dy vende nuk dote ndahen pse keta perdorin nji inteligjence te forte ku perendimi nuk esht ne gjengje qe ti zbuloj,merni shmbull tek perjashtimi i Rusise nga organizata e te drejtave te njeriut Serbija votoj Po dhe cka ndodhi si hakmarje nga Rusija asgje ,bile Rusija ja shiti gazin Serbise per 3 vite me cmimin ma te ulet ne bote,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?