Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > “X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj
EnciklopediLifestyle

“X” do të tarifojë me $1 përdoruesit e rinj

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Rrjeti social X, që u ble rreth një vit më parë nga Elon Musk, ka thënë se po teston një model të ri abonimi, sipas të cilit përdoruesit e rinj do të paguajnë veëm 1 dollar në vit, për veçori të tilla si shpërndarja apo pëlqimi i postimeve, si pjesë e përpjekjeve të miliarderit për të çliruar platformën e mediave sociale nga robotët.

Në një postim të mërkurën, kompania e njohur më parë si Tëitter tha se modeli i abonimit, i quajtur “Not a Bot” apo “Jo një robot”, do t’u prezantohet përdoruesve të rinj në Zelandën e Re dhe Filipine.

Përdoruesve do t’u kërkohet të verifikojnë numrin e tyre të telefonit dhe më pas do të paguajnë tarifën prej 1$ për të postuar, pëlqyer, ndarë ose për t’iu përgjigjur postimeve në versionin ueb të X. Përdoruesit e rinj që nuk e paguajnë këtë tarifë do të mund të lexojnë vetëm postime, të shikojnë video apo të ndjekin llogari të personave të tjerë. Sipas njoftimit të X, përdoruesit ekzistues nuk do të preken nga ky ndryshim.

- Publicitet -

“Ky test i ri u zhvillua për të forcuar përpjekjet tona tashmë të rëndësishme për të reduktuar mesazhet e padëshiruara apo siç njihen ndryshe si “spam”, manipulimin e platformës sonë dhe aktivitetin e robotëve”, tha X në një postim. “Kjo do të vlerësojë një masë potencialisht të fuqishme për të na ndihmuar të luftojmë “bots” dhe “spammers” në X, duke balancuar aksesin e platformës me shumën e vogël të tarifës.” Është ende e paqartë nëse këto ndryshime do të zbatohen edhe për aplikacionin X.

Planet e abonimit, të raportuara fillimisht nga Fortune, janë në përputhje me angazhimin e Musk për të zhdukur robotët nga X, një shqetësim që ai kishte përpara dhe pasi bleu platformën për 44 miliardë dollarë në tetor të vitit të kaluar. Në një moment, Musk përmendi përhapjen e tyre si arsye për t’u tërhequr nga marrëveshja.

Testi vjen ndërsa X përpiqet të rrisë të ardhurat pasi shumë tregtarë tërhoqën paratë e tyre nga reklamat në platformë vitin e kaluar, të cilët përmendën si arsye kryesore vendimin e Musk për të relaksuar moderimin në platformë. Të ardhurat e kompanisë u ulën me 60% në SHBA, njoftoi Musk muajin e kaluar, por pa specifikuar një afat kohor.

Aktualisht rrjeti social X ka një shërbim abonimi premium prej 8 dhe 11 dollarësh në muaj për përdoruesit e uebit dhe aplikacionit respektivisht, megjithëse Musk kohët e fundit publikoi mundësinë e tarifimit të të gjithë përdoruesve për të zgjidhur problemin e robotëve.

Gjithashti, kompania ka eksploruar një model abonimi sipas niveleve, duke i tarifuar përdoruesit bazuar në sasinë e reklamave që duan të shohin dhe veçori të tjera, si aftësia për të redaktuar postimet dhe për të krijuar përmbajtje të gjatë, sipas një personi të njohur me situatën. Këto nivele tarifimi do të quhen Basic, Standard dhe Plus, tha personi.

Por, në anën tjetër, X u përball me kritika javën e kaluar për dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes rreth konfliktit izraelito-palestinez që përhapet në platformë. Rregullatorët e BE-së kanë nisur një hetim për këtë çështje.

Më herët, X ka njoftuar se do të mbledh të dhëna biometrike të përdoruesve, si pjesë e një përditësimi të politikës së privatësisë. Personat e regjistruar në shërbimin e abonimit Premium, mund të zgjedhin të ofrojnë një selfie dhe një fotografi të kartës së identitetit për verifikim. Sipas politikave të reja, X gjithashtu do të mund të kërkojë një historik punësimi dhe arsimimi të përdoruesve, pak a shumë siç vepron Linkedin. Kjo do të shërbejë që përdoruesve t’u rekomandohet ndonjë punë e mundshme. Në kohët e fundit ka pasur spekulime se, X mund të ofrojë shërbime rekrutimi për kompanitë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?