Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Pas takimit me Nikollën ambasadorja foli për mediet ku u shpreh e qartë se do të zhvillojë takime vetëm me drejtuesit që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
Në këtë mënyrë Yuri Kim i ka dërguar një mesazh opozitës, e cila është e përçarë mes grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn dhe atij që mbështet Sali Berishën.
“Është e rëndësishme që të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve dhe mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do vazhdojmë të takohemi me drejtuesit që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë rol legjitim për të luajtur në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur Yuri Kim pas takimit që zhvilloi në kryesinë e Kuvendit me Nikollën.

Pikësëpari, e bashkuar apo e ndarë copa-copa, e ashtuquajtura opozitë, mbi të cilën rëndojnë një mal bëmash e skandalesh ende të pandëshkuara, nuk duhet trajtuar si grupim politik, i cili është i interesuar seriozisht në zhvillimet demokratike, e aq më pak në luftën kundër korrupsionit.
Pikësëdyti, është folur e po flitet vazhdimisht për këtë gangrenë, e cila me sa duken bathët e hamerikonjve dhe jo vetëm, duket se është thelluar dhe ka prekur cdo qelizë institucionesh, sidomos sot pas dhjetë vitesh rilindjotizëm.
Si plotësisht e paaftë për ta parandaluar e për ta luftuar me rrënjë korrupsionin, normalisht duhet të ishte dhe vetë pozita, ajo që duhej përjashtuar gjithashtu nga bisedimet me teta kimeten.
Lind pyetja, me kë të ulet e shkreta për bisedime, e të shtrojë bile bankete për ta?
Të ulet gju më gju me “delet pa parti”? Apo të rijë indiferente e të presi se mos bien mrekullira nga qielli?
Berisha e Meta jane si ato gjendrat kanceroze ne trup,duhen shkulur se jane te rezikshme gjithsesi.
Ne menyre te Ligjshme ishte edhe Janukovici zonja Kryeministre Kim harrova “Ambasadore” e Arnautistanit.
Por e rrezuat dhe dogjet Kievin per te vendosur Njeriun Tuaj cifutin Zhele-nskin.
Kete “perkushtim” nuk e treguar ne Sazanin e Argentines Ishujt Malvine kur Thacer beri kerdine per mos tja lere Vendasve Argentinas.