Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Yuri Kim: SHBA ju mbështet të përmirësoni sistemin arsimor, që të rinjtë t’ja dalin mbanë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Yuri Kim: SHBA ju mbështet të përmirësoni sistemin arsimor, që të rinjtë t’ja dalin mbanë në Shqipëri
AktualitetPolitike

Yuri Kim: SHBA ju mbështet të përmirësoni sistemin arsimor, që të rinjtë t’ja dalin mbanë në Shqipëri

Published: September 12, 2022
Shpërndaje

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, në Kongresin kombëtar të arsimit në Tiranë tha se SHBA do vijojë mbështetjen për të rinjtë, për të përmirësuar sistemin arsimor që shqiptarët të japin ndikimin dhe me të mirën në vendin e tyre.

“Si mik e partnerë juaji SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin ndërsa përmirësoni sistemin tuaj arsimor në Shqipëri, shpresoj që mos humbisni kurrë nga syte vetë studentët që na folën këtë mëngjes, kjo është detyra jonë ndaj tyre, të përmirësojmë sistemin arsimor këtu, t’u japim mundësinë më të mirë që kanë, për t’ja dalë mbanë këtu në Shqipëri, për t’i dhënë aftësitë më të mira qe kanë për të sjellë ndikim këtu në Shqipëri, Evropë dhe botë”, theksoi diplomatja amerikane.

Fjala e Yuri Kim

- Publicitet -

Doja të thoja që ditën e parë të shkollës jo të gjithë mund të bëhemi mësues por të gjithë kemi qenë studentë e nxënës, uroj e falëndëroj mësuesit ndërsa fillon viti i ri shkollor. Ky do jetë një vit i shkëlqyer. Një muaj më parë hapët zyrtarisht negociatat, për t’u bërë anëtar i BE, për të marrë vendin tuaj të drejtë si një vend anëtar me të drejta të plota e SHBA mbështeten në këtë. Arsimimi do jetë kyc se sa shpejt do lëvizni e sa përparim do bëni.

Mbështetja jonë është e rëndësishme për ne gjithashtu se politika jonë është duam t’ju shohim tërësisht të integruar në Evropë dhe mbështetje për politikën tuaj arsimore është po aq e rëndësishme për ne sa është mbështetja jonë për reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit.

Do të shihni më shumë studiues e specialistë amerikanë që do vijnë këtë vit, ata do vendosen në uninversitetet shqiptare në Tiranë, Gjirokastër e Durrës e do lidhen me shqiptarët anembanë vendit për të ndihmuar në arritjen e objektivave, ndërkombëtarizimin e unversitetit dhe trajnim për mësuesit e gjuhës angleze.

Shqipëria ka mikpritur vullnetare që kanë zotëruar gjuhën shqipe dicka që unë nuk do ia dal mbanë se është vërtet e pamundur.

Si mik e partnerë juaji SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin ndërsa përmirësoni sistemin tuaj arsimor në Shqipëri, shpresoj që mos humbisni kurrë nga syte vetë studentët që na folën këtë mëngjes, kjo është detyra jonë ndaj tyre, të përmirësojmë sistemin arsimor këtu, t’u japim mundësinë më të mirë që kanë, për t’ja dalë mbanë këtu në Shqipëri, për t’i dhënë aftësitë më të mira qe kanë për të sjellë ndikim këtu në Shqipëri, Europë dhe botë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben.T says:
    September 13, 2022 at 4:00 am

    Themra e Akilit e “Sistemit Arsimor”:

    1. Është konfirmuar se lumturia nuk eshte nje produkt që e fiton pas nje pune shume te gjatë dhe te prodhon kenaqesi çdo ditë.

    2. Lumturia eshte pjese e proçesit te perpjekjeve qe bën per të arritur nje objektiv dhe te jep kenaqësi çdo ditë kur i zgjidh me sukses problemet me të cilat po meresh.

    3. Kjo eshte e lidhur edhe me nxenesit dhe studentet qe perpiqen seriozisht te kuptojnë, analizojnë, te zgjidhin problemet qe lidhen me materjalin qe studjon.

    4. Kur bën nje punë serioze qe “edhe të lodh por dhe e shijon shume”, ndjehesh i lumturuar dhe lodhje te kalon shpejt.

    5. Kur do të bësh 100 gjëra në ditë, nuk fokusohsh tek objektivi kryesor, dhe dështon. Kjo mos harritje mund të çojë në gjendje depresive.

    6. Ndihma nga shteti yne dhe patneret tane eshte i nje rendesie te veçnantë, por pa mobilizimin personal nuk mund te arrishe objektivat.

    7. Marja e nje diplome të pa merite nuk eshte zgjidhja e duhur e problemit, por eshte nje kurth qe individi ja krijon vetes së tij.

    8. Nuk eshte produkti final, Diploma, që do të bëjë të lumtur, por perkundrazi, të shkeput nga “vleresimi i mundesive reale” për tē keshe nje profesion qē, “je në gjendje ta bësh”.

    9. Ato mësusë qe i japin vleresime te pa merituar, i “sabotojne të ardhshmen” studentëve.

    10. Pedagogët e një Universiteti qe i nxjerrin te ardhurat nga “pagesa e studenteve” jane para nje kontradiksjoni te madh:

    11. Standartet e larta dhe objektive qe kërkojnë qe sudenti të bëhet, për shembull, nje inxhiner i kualifikuar, për të “gjetur nje pune, ne perputhje me diplpmen qe ka mare”, mund te çojne nē uljen e numurit te studenteve.

    12. Studentet mund të nje Universitet tjeter, ku kerkohet me pak pune, ku te jepet mundesia te keshe edhe shum aktivitete te tjera interesante.

    13. Por rritja e kerkesave mund te çojë nē “uljen e rrogave” te personelit, profesoreve, asistenteve dhe administrates, sepse te ardhurat do jene te pa mjftushme.

    14. Kjo eshte nje kontradikte e frikeshme ndermjet interesit personal dhe interesit te studenteve dhe te prinderve te tyre, që mund te çojë në dukuri shum negative.

    15. Ndofta kërkohet nje ndihmë nga shteti per te zbutur kontradikten e mesiperme, si dhe zgjedhja me e kujdeseshme e personelit shkencor nga pikpamja e njohurive, cilesive komunikuse, dhe cilesive dhe vlerave morale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?