Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Za fest’ në Shkodër ‘pushton’ Kalanë e Rozafës me spektatorë edhe nga jashtë vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Za fest’ në Shkodër ‘pushton’ Kalanë e Rozafës me spektatorë edhe nga jashtë vendit
AktualitetKulture

‘Za fest’ në Shkodër ‘pushton’ Kalanë e Rozafës me spektatorë edhe nga jashtë vendit

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Festivali që ul këmbëkryq legjendat, poezinë, muzikën, kinemanë, “Zâ Fest”, u rikthye edhe këtë vit në edicionin e tij të gjashtë duke i dhënë “Zâ” Shkodrës, qytet i cili u shndërrua në pikën e takimit të kulturave dhe në tre ditë rresht (nga 28 korriku deri më 30 korrik), kundruesit e shumtë shijuan spektaklin.

“Za Fest” “pushtoi” Kalanë Rozafa në edicionin e 6-të të tij, me praninë e spektatorëve të shumtë në numër që kishin ardhur enkas për të shijuar një spektakël të mirëfilltë artistik, jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga jashtë vendit.

Shtëpia e doktor Frederik Shirokës dhe kalaja e Rozafës ishin dy skenat e këtij viti, ndërsa elementët e veçantë të dekorit skenografik, efektet e dritave, cilësia e pastër e tingullit të zërit dhe një publik, i gjithi në festë, kanë qenë detajet kryesore të këtyre netëve.

- Publicitet -

Ndonëse është hera e tretë që artistja e njohur Elina Duni këndon në “Za Fest”, për herë të parë performoi në Shkodër.

“Jam shumë e lumtur që po luaj në kalanë e qytetit të Shkodrës. Është hera e tretë që un luaj në ‘Za Fest’ kam qenë një nga muzikantët që kam luajtur më shpesh. Është hera e parë që luaj në Shkodër, kam shumë emocione dhe mezi po pres në fakt”, është shprehur këngëtarja Elina Duni.

Magjia e “Za Fest” vijoi me artistë të tjerë ku mes tyre edhe Vlashent Sata, drejtori artistik i “Za Fest” ndërsa kalaja “Rozafa” kumboi me muzikë deri orëve të vona të darkës. Za fest u përmbyll me interpretimin e këngëtarëve, Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho, Bijat. Ky event vjen si një ndërthurje e folklorit shqiptar me elementë të muzikës moderne, me legjendat, poezinë dhe kinemanë.

Kantautori Vlashent Sata, i cili është edhe drejtori artistik i festivalit është shprehur se festivali me synimin e tij kryesor bashkimin e njerëzve, duke ftuar artistë vendës, fqinj e nga vende të ndryshme të botës, ka mundësuar kështu një bashkim të gjerë kulturor. Sipas tij, repertori i pafundmë i ritmeve, notave, poezisë, vokaleve, në tre net rresht pa dyshim ka përthyer çfarëdolloj barriere kulturore.

Festivali pluri-artistik ndër më magjikët në Shqipëri dhuroi këto net copëza magjie me këngë e surpriza.

Edhe kryeministri Edi Rama ndau dje pamje nga dy netët e para të këtij festivali ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë dhe artdashës.

“Sot nata e tretë plot tinguj në Kalanë magjepsëse të Rozafës, një festival i nisur nga hiçi pak vite më parë e i organizuar bukur, falë një djali energjik e plot ide, Vlashent Sata dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, po edhe falë këmbënguljes së deputetes Edona Bilali, shembull për t’u ndjekur nga të gjithë për angazhimin e pandërprerë në komunitet”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Momente nga “Za Fest” ka ndarë edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes postimeve në rrjetet sociale.

Zâ Fest

Zâ Fest është krijuar nga Vlashent Sata në gusht të vitit 2017. Kantautori Sata e nisi fillimisht me idenë e një koncerti që do të zgjonte ndjeshmërinë e vendësve dhe turistëve, mbi problematikën e plehrave që pas një ekskursioni të bukur linin një plagë në bukuritë thuajse të pacenuara natyrore.

Ky festival prej në edicionin e tij të gjashtë tashmë, rizgjon vlerat shqiptare, kultivon artin, i cili bashkon njerëzit në gjuhët e tij universale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • gjergji says:
    August 1, 2022 at 11:57 am

    Aman:mos leni bandat Salukiane te PD te afrohen ne at eviniment.Ato dojne gjak se me “gjak” kan vjedh,grabit e plaqkite Shkodren.

    Reply
  • demo says:
    August 1, 2022 at 12:05 pm

    Moj ti elina e bij e Spiros,,a kendon dot si Vace Zela?A ke ze te kendosh,apo nuk ke?,ninulla soto voce kendoji ne shtepi tende.
    Oj ,jane bere te gjithe si rrobaqepesit e mbretit LAKURIQ!
    Kengetare pa ze,piktore qe zhgarravisin,kryeministra qe vjedhin.
    Arti i ketyre eshhte Arti i Sugjestionit te Turmave,Sekreti i magjise eshte:Qe te vleresosh artin tim,duhet Inteligjence,kush nuk me kupton eshte injorant..
    KJO LLOJ LOJE E FALLCOVE ESHTE KAQ E VJETER,,Eshte me evjeter se perralla “Mbreti Lakuriq:e perralltarit danez Kristian Andersen..Eshte me e vjeter edhe se perralla mesjetare gjermane Til Ulenshpigel.
    Prandaj o popull i Shkodres qe ke degjuar Laureshen e Shkodres Lucie Miloti,bucimen e Bakushes se Ibrahim Tukicit,,mos u mashtroni nga FALLCOT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?