Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Këtë të hënë, 31 janar, në ambasadën amerikane në Prishtinë janë ftuar njerëz të politikës, të shoqërisë civile, drejtues të qeverisë dhe institucioneve kryesore të Kosovës për një temë të veçantë: krijimin e asosacionit me shumicë serbe, i njohur si Zajdednica.
Asnjëherë më parë Kosova dhe qeveria e saj nuk ka qenë nën një trysni të tillë, të shumëanshme, që nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deri në institucionet e specializuara të Bashkimit Evropian.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë ritheksuar edhe njëherë domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova shtron pyetjen: A është vërtetë e domosdoshme? A nuk janë të mjaftueshme ata ligje, vendime, urdhëra, mbështetje që janë sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Ahtisaarit, fituesit të Çmimit Nobel për Paqe?
Ata kanë thënë se zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.
Kosova shtron pyeten: Vërtetë nuk e cënon Kushtetuten e Kosovës? Si është e mundur që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin e Parlamentit të Kosovës, duke e gjetur marrëveshjen e nënshkruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës? A do të anashkalohet ky vendim i Gjykatës Kushtetuese?
“Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH); Bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që ta ofrojë vizionin e saj për këtë Asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të kosovarëve..”
Kosova shtron pyetjen: çfarë sigurie mund të ketë shteti i Kosovës se ky asociacion, me kalimin e pak viteve nuk do të ketë trajtën, qëllimin dhe gjithçka tjetër që paraqet sot Republika Serbska në Bosnje? Qeveria e Kosovës ka pasur gjithnjë mendimin dhe qëndrimin se drafti , i cili nuk ka ka kaluar në vendimet e Kushtetueses, në këtë formë që është nuk mund të kalojë përsëri dhe, si duket, edhe bashkësia ndërkombëtare ka filluar të përceptojë një qëndrim të tillë.
Politika e “bulldogut” , “merre ose lëre” dhe tentimi për të shmangur nga bisedimet dhe vendimet politike shefin e qeverisë Kurti, të cilin nuk e kishin ftuar farw në takimin e kësaj të hëne në ambasadën amerikane nuk janë të frytshme dhe as nuk sjellin progres.
Diplomacia ndërkombëtare ngul këmbë që fillimisht të zgjidhet pikërisht kjo pikë e marrëveshjes, e më pas, në një kohë të pacaktuar, le të bisedohet dhe të vendoset për njohjen dypalëshe dhe normalizimin e marëdhënieve mes dy shteteve!
Kosova shtron pyetjen: Përse të mos ndodhë ndryshe, të bëhet njohja dy palëshe, duke patur garancinë e shteteve demokratike perëndimore dhe, më pas, mbi këtë bazë, të bisedohet edhe për marrëveshjet e tjera.
Deri tani janë miratuar shumë marrëveshje të përbashkta, nga të cilat, mbi 30 të tilla nuk janë zbatuar. Si mund të besohet në një shtet dhe politikën e tij serioze, kur edhe për një çështje rutinore, që e kanë miratuar, si targat e makinave, nuk e zbatojnë? Kush garanton se një ditë Serbia do të mbushet në mend dhe do të heqë nga Kushtetuta e saj pjesën ku ende Kosovën, që e quan Kosovë dhe Metohi, e quajnë teritor serb?
Përplasja e metingashëve serbë në veriun e Kosovës, gjë e paralajmëruar dhe e përsëritur herë pas here, jo vetëm për targat e makinave apo se është arestuar një bandit i njohur, apo për vendosjen e reciproritetit në çështje që, sa janë teknike, aq edhe politike, dëshmojnë se politika serbe mund të ngrejë stuhi edhe në një gotë uji, që pastaj e derdhin vetë, si gjithnjë, duke akuzuar shqiptarët.
Të gjitha partitë politike, ose thuajse të gjitha, nuk janë për miratimin e këtij projekti. Ndërsa shumica qeverisëse është hapur kundër kësaj ideje, gjë që e bënë të njohur edhe ditën e djeshme, opozita e ka lënë topin në portën e qeverisë, duke pritur dy herash: ta mallkojnë nëse e miraton dhe përsëri ta malkojnë nëse nuk e miraton.
Kjo është ndoshta çështja më sensitive e pas luftës, që kërkon guxim për t’a zgjidhur dhe jo të presësh se ku do të gabojë qeveria për të goditur atë.
Le ta zëmë se qeveria do e miratojë marrëveshjen! Kush do të jetë garantuesi se pas kësaj pakica serbe në Kosovë, e cila nuk përbën as 4,3 për qind të popullsisë së Kosovës, do të zërë mend, do të ingranohet në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të Kosovës? Askush!
Do të jetë gjithnjë e ditur dhe e pritur që serbët në veriun e Kosovës, edhe pse shumë prej tyre paguhen nga vetë institucionet e saj, do të bëjnë përsëri lëvizjet e dhunshme dhe do të bllokonin gjithçka që do të ishte e mundur, e, po ashtu, është ditur se bisedimet mes drejtuesve të dy shteteve përsëri nuk do të kishin asnjë farë mirëkuptimi.
Në rastin e parë, serbët, të drejtuar politikisht më shumë nga Kisha e tyre thellësisht nacionaliste, se sa nga qeveria, po ashtu thellësisht nacionaliste, përmes protestave synojnë të realizojnë ato trazira, mundësisht të përgjakura, për të krijuar alibinë e krijimit të domosdoshëm të Asosacionit të komunave me shumicë serbe, e njohur si Zajednica, një vetëvrasje poltike e Kosovës;
Në rastin e dytë, presidenti serb, edhe sikur shefi i qeverisë së Kosovës të kishte bërë dhjetra lëshime, ai përsëri do të gjente vjegëzën për mohimin e gjithçkaje. Edhe në këtë rast, synimi i prapaskenës është pikërisht hapi i parë i madh i shtetit serb për krijimin e këtij Asosacioni, që në fakt nuk është vetëm ndarja e Kosovës, por edhe boshnjakëzimi i saj.
Asnjë shkak tjetër të tanishëm nuk ka më të përbashkët se sa ky synim i politikës serbe.
Historikisht, sa herë që shteti serb ka dashur të bëjë një lëvizje të re politike, shoqëruar me dhunë dhe përgjakje, çdo gjë ka nisur nga fjalët e përhapura, fillimisht nga një pjesë e klerit të lidhur fort me pushtetin, pastaj nga njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me qeverinë serbe, është demantuar fillimisht prej saj, ndërkohë që ka përgatitur skenarin e një “incidenti” të mundshëm.
Kjo po ndodh edhe tani në Kosovë.
Ka disa ditë që përfaqësues të lartë të klerit ortodoks serb e, pas tyre, njerëz të politikës, po sjellin dëshmi se synimi themelor është pikërisht ndarja, bosnjëzimi i Kosovës, krijimi i enklave dhe hapësirave serbe brenda shtetit të Kosovës. Sipas tyre, nëse nuk realizohet koncensioni politik i Asosacionit, krijimit të një strukture të veçantë për komunat me shumicë serbe, do të ketë trazira, do të shpallet autonomia e serbëve në Kosovë, do të ngrihen strukturat e saj dhe, e gjithë kjo do të ketë si paraprirje dhunë të dyanshme: nga protestuesit serbë dhe, përballë tyre Policia e Kosovës.
Të gjitha këto që po ndodhin tani nuk janë asgjë tjetër veçse provat paraprake të rikrijimit të gjendjes së ankthit – megjithëse nuk ka asnjë gjendje të tillë, krijimit të mjedisit të dhunës, ku e akuzuar do të jetë Policia e Kosovës, edhe pse të dëmtuarit do të jenë nga rradhët e saj.
Krijimi i një qendre autonome për serbët në Kosovë ka nisur të lulëzojë si mendim pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kur, pas dhunës së ushtruar ndaj fëmijve shqiptarë që, të ndjekur nga huliganët serbë u mbytën në lumin e Ibrit, kishte një revoltë të pallogaritur shqiptare dhe përplasje të ndjeshme edhe me forcat ndërkombëtare.
Në vitin 2004, kur zemërimi nga zvarritjet ndërkombëtare për statusin e një shteti të ri po shkonte përtej limitit të pritjes, skanimi serb përllogariti gjithçka dhe, duke përfituar nga veprimet e dënueshme të rebelimit shqiptar, i vunë flakën, më shumë vetë ata se të tjerët, disa ndërtesave fetare, duke hedhur akuzën mbi revoltën shqiptare.
Që në vitin 2004 shteti serb ka ngritur strukturat e veçanta, të specilizuara për Kosovën. Në të janë përfshirë akademikë të njohur, politologë, klerikë nacionalistë të rrymës së ashpër, ushtarakë që kanë pasur të kaluar në Kosovë, dhe, për fat të keq edhe shqiptarë të serbizuar.
Përmes këtij mekanizmi të fuqishëm tashmë janë bërë të gjitha detajimet e posaçme për zhbërjen e shtetit të Kosovës, afrimin e një lëvizje nacionaliste serbe në drejtimin e pakicës serbe në Kosovë, depërtimin financiar dhe ekonomik përmes firmave të tyre dhe lidhjeve të dyanshme, rrëzimin e miteve dhe të vërtetave historike, deri në rrënimin e mitit dhe të vërtetës së një figure madhore kombëtare si ajo e Adem Jasharit apo të Adem Demaçit, çka dha frutet e saj në ditëlargimin nga jeta të Demaçit, deri në lëvizjet politike, sociale dhe nacionale të serbëve në Kosovë.
Është periudha kur pala serbe, e ndodhur në të papriturën e qëndrimit të prerë të shqiptarëve , sipas të cilës duhet bërë fillimisht njohja e ndërsjelltë dhe pastaj të zgjidhen hallkat e tjera, në këto bisedime kërkon të tërheqë litarin nga ana e vet, të përfitojë deri në momentin e fundit dhe, nëse presidenca serbe po i zhvillon të gjitha bisedimet mbi bazën e një platforme të ngritur mbi mendimin akademik, shqiptarët, si palë fituese e një lufte dhe bashkërenduese e afërt e mendimit politik euroatllantik, është ende e ngritur mbi folklorizmin, inatet dhe ndasitë, të cilat, nëse do të bjerë qoftë edhe një hektar tokë, nuk do të ketë fitues dhe as të mundur. Të mundur do të jemi të gjithë.
Pikërisht në këtë kohë, jo rastësisht, struktura të veçanta serbe, që nga njerëzit e shërbimit të saj sekret dhe deri tek peshkopët radikale, ngrejnë çështjen e autonomisë për serbët, sidomos në Veriun e Kosovës.
Ministri serb, pjesë e qeverisë së Kosovës, Rakiq, krejt haptas, disa muaj më parë, e mohoi Republikën e Kosovës dhe zotohet të mos e njohë kurrë, ndërsa paguhej nga buxheti i qeverisë së Kosovës. Është shenja që ai u jep elementëve të botës së krimit, të lidhur me atë vetë dhe forcën politike që drejton. Qeveria e Kosovës ka subvencionuar me 40 milionë euro serbët e Veriut për energjinë elektrike që shpenzojnë, kur qytetarëve shqiptarë u ka rritur çmimin e mund ta rritë edhe më tej akoma.
Zyrtarë të lartë në institucionin e Presidencës, vetë zonja Osmani, më shumë e kanë kokën të dëshmojnë se janë kundër qeverisjes në Shqipëri, apo të provokojnë presidentin shqiptar, se sa të analizojnë përse është kjo gjendje në Veriun e shtetit të tyre. Alibia me qeveritë e mëparshme nuk mund të qëndrojë gjithë kohën e qeverisjes së tyre.
Serbët, ata brenda në Kosovë dhe koka e tyre në qeverinë beogradase mund ta provojnë rishtas në ditët e ardhshme, me bllokime masive, lëvizje politike, shoqëruar me aksione agresive, dhe, tani për tani, pasi kanë ngriur struktura të posaçme, mund ta bëjnë. Ata provat i kanë dhënë disa herë që janë të aftë të ngrejnë pluhur edhe mbi tryezën e bisedimeve, megjithëse këtë herë mund të ketë edhe skena të ashpra dhune.
Përballë tyre do të jetë shteti i Kosovës dhe liderët e saj. Nëse opozita mendon se kjo është punë vetëm e qeverisë dhe e Albin Kurtit, atëherë gabimi i tyre do të jetë i rëndë dhe i pafalshëm. Në radhët e opozitës ka mjaft prej atyre që me shumë kënaqësi do të prisnin dështimin e Kurtit, se sa suksesin e tij. Zëra brenda opozitës, që dikur ishte loajale me presidencën e shtetit serb, nuk e kanë kuptuar ende thelbin e politikës në Kosovë dhe për Kosovën.
Qoftë arritja e objekivit madhor, qoftë dështimi i prek ata njëjtë si shefin e qeverisë. Asnjëri prej tyre nuk e ka të drejtën që të lejojë, qoftë edhe në formë mashtrimi apo provokimi, një strukturë që i bie ndesh Kushtetutës së Kosovës.
Nuk mund të ketë autonomi, as politike, as teritoriale, as financiare dhe as shtetërore për një pakicë serbe që, e ndarë në zona të ndryshme banimi, me një pjesëmarrje më pak se 5 përqind të popullsisë, synuese për shkatërrimin e vlerave të krijuara, kur, për më tepër, as disa kilometra larg tyre, në një konfiguracion kompekt, në Kosovën Lindore, jeton një popullsi hegjemone shqiptare, të cilës nuk i lejohet as flamuri i tyre kombëtar dhe po detyrohen përdhunshëm të largohen nga vendlindja.
Çfarë do të ndodhë pas kësaj të hëne në Kosovë? Ditën e djeshme Lëvizja VV ka theksuar:
“Qëndrimi i LV është kundër themelimit të një Asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike. Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese.”
Këmbëngulja e politikës ndërkombëtare për miratimin e një krijese të tillë ka krijuar përplasjet e pritshme mes qeverisë së Kosovës dhe mendimit të tyre politik. Duket e habitshme, por e vërtetë se, përballë bashkësisë ndërkombëtare janë dy shtete, krejt të ndryshëm, qoftë nga orientimi politik, filozofia dhe vizioni politik. Kosova është njëjtë si Shqipëria, bastioni i mendimit perëndimor, krejt e kundërta Serbia, e cila ideologjikisht dhe financiarisht është e pushtuar nga Eusia putiniste; ndërsa Kosova ka mbështetur gjithë qëndrimet nderkombëtare ndaj Rusisë, shteti serb ka qenë kundër; ndërsa Kosova ka krijuar mjedisin më të mirë të mundshëm, çka mendoj se pak shtete e kanë, për pakicat etnike, shteti serb dhe politika e tij i përbuz ato.
Nëse shteti serb do të kishte të njëjtat dispozita kushtetuese si shteti i Kosovës lidhur me përfaqësimin e pakicave etinike në institucionet qendrore, atëherë më pak se gjysma do të ishin serbë. I kërkohet Kosovës të bëjë atë që nuk e bën shteti serb në shtëpinë e tij.
Kur një shtet, edhe sot e kësaj dite, e trajton kufirin e Kosovës me shtetet fqinj njëjtë si në ditët e Milleshiviqit, ai nuk ka mësuar asgjë, por edhe prej tij duhet pritur çdo gjë. E keqja nuk është një ves që harrohet. Sidomos tek serbët nacionalistë.

Për të të ardhur keq! Krijimi i 10 Komunave me etnicitet serb, do të thotë që problemi i Kosovës të jetë gjithmonë i pastabilizuar, ku serbët mund t’a destabilizojnë Shtetin e Kosovës në çdo kohë. Është më mirë që të jetë kështu sikurse është sot, sesa të sanksionohen ligjërisht Komuna etnicitetesh. Amerikanët, me sa duket, kanë ndërmënd që të paraqesin këtë model rusëve për pjesën lindore të Ukrahinës, kur lufta të perfundojë dhe po sakrifikon Kosovën, duke u thënë që popullsia ruse në Ukrahinë të ketë Komunat e saj të pavarura! Kosovarët duhet të tregohen të zgjuar, sepse ky moment është i papërsëritshëm dhe mund t’a përballojnë vetëm po të jenë të bashkuar për një qëllim, duke lënë mënjanë ndasitë.
Bedri, vetë duan t’i mbajnë në gji serbët, mos u lodh.Kur u diskutua shkëmbimi i territoreve të hidheshin në grykë patriotët politikë.Çfar mbjell, do të korrësh.Si Serbia në Rambuje.
Sarbia mbetet njè armik i egèr i shqipètarève, pa e mohuar aspak se kanè njè strukturè tè qèndrueshme tè tyren dhe pèr mè tepèr njè mbèshtetje shekullore nga Russia. Pèrderisa konflikti me Kosovèn duket ende i pa zgjidhur Vuqiç, kopjon zotin Putin qè “qèllon” gjithmonè i pari dhe çdo herè shqipètarèt i kthehen Perèndimit duke ju lutur…Veç atyre qè shtron i nderuari Bedri, jam i idesè qè ndoshta èshtè mè mirè qè Kurti ta bèjè ‘terkuzèì deri sa Russia tè kapitullojè e Serbia ti ngjajè asajè domates pa shkop e fqinjèt tè vèrsulen pèr turshi.
ME PUNE TE KOSOVES
CNA NGATERON BEDRI
TJERA HALLE KA
CARI YNE TANI
VETE E KA FAJIN
SHTETI KOSOVAR
NE I DOLEM BORXHIT
PER TI VENE SAMAR
BALLKANIN E HAPUR
MEQE SE PRANOI
TANI ERDH USTAI
QE TA DETYROJ
U BE KAQ KOHE
QE SI MUSHKE ALBINI
KOKEN NUK E UL
SIC I THOTE EDVINI
VUCI NUK KA FAJ
E KA LENE PA GJUM
VELLANE TIM TE MADH
QE E DUA SHUME
CESHTE KOMBESIA
CVLERE KA VATANI
NJE TERE ESHTE BOTA
ALBIN SHARLATANI
MJAFT ME VJETERSIRA
SI TROJET FFLAMURI
NUK HYN NE EUROPE
PA TU NGULUR HURI
DITE ME TE MIRA
DO VIJNE PER NE
KUR TE HEQIM DORE
NGA FJALA ATDHE
Si gjithmonë të tradhëtuar nga kurva perndimore. Ku ishte “demokracia perëndimore,, kur kosovarët vriteshin e priteshin nga ish Jugosllavia? Nuk jan thjeshtë gjërat në dukje.
E thjeshtë dhe e kuptueshme është vetëm nje gjë Amerika dhe Europa dhjet gjak nga Putin e Rusia, të tjerat jan përralla me mbret.
Kosova fitoi lirine me ndihmen ushtarake Amerikane dhe Evropiane.Ne shtetin ame qeverria e Fatos Nanos megjithe dobesine dhe e sulmuar ushtarakisht prej serbo-malazezit Sali Berisha,,perseri mbeshteti pa buje UCK dhe qindra mijra refugjate te luftes.
Sot Nuk kemi as Fatos Nanon,por kemi nje birbo rrufjan serbomadh,nje xhambas harixhi te pazarit Rroskovecit,,qe shet Kosove e Shqiperi,Durres dhe kufij, edhe shtepine e tij.
Jemi me keq se ne 99. Edhe kroatet nderruan lekure,,sikur nuk ishin ata qe u vrane e u prene nga serbet.Sikur nuk ishin ushtaraket Kosovare qe mbrojten lirine e Kroacise.
Federata YU fillin e luftrave të përgjakshme e kishte mu nga sjelljet nacionaliste të serbëve jashtë Serbisë të mbështetur nga Beogradi por deri sa Ljubjana Zagrebi dhe Sarajeva u organizuan të vetëmbrohen Kosova me autonomi të suprimuar u zgjodhi politikën e largimeve masive biles në atë kohë talleshin me luftrat e sllovenve kroatve dhe boshnjakëve ashtu si u tallën dhe hala tallen me luftën e UÇK andaj sa luftohet aq edhe fitohet
Kosova beri ate qe mund te bente me duar bosh.Ate e beri qe ne 1981 para te gjitheve dhe duroi raprezaljet e te gjitheve ne Jugosllavi.Shpalli Pavaresine e saj qe ne 2 Korrik 1990 me Parlamentin e saj.
Kroatet,Sllovenet,Bosnjaket,e kishin nje Force policore te veten,,Republikane,.Kosova kishte zemren dhe duart bosh.Nuk u tall me askend,por duroi talljet e tyre.Dhe sot po duron nje President kroat megalloman filoserb e filorus.Kurse ne shqiptaret po ndurojme cinizmin tend,or 3D.
Vetem koregjimi i kufijve eshte zgjidhja me e mire dhe afatgjate,te gjitha te tjerat jane mballoma.Bashkesia nderkombetare do vej te ajo zgjidhje po do jete vone
O, z. Bedri Islami! Çfarë po prisni ju te bulldoget e “UÇK-se”, kur lejuat qe te tradhtohet betimi i UÇK per bashkim kombëtar… Dardha e ka bishtin mrapa e ju as tash nuk po e shihni bishtin e dardhës!… A e dini kush eshte bishti i dardhës ne ‘rastin shqiptar’? Bishti i dardhës eshte Prishtina “shqiptare” qe e ka bere Tiranen ‘lesh arapi’ me gjithçka!…
Asnje shqiptar, qe i ka thene e i thotë veti shqiptar, qe ka hy ne UÇK, nuk ka luftuar per ‘pavaresine e Kosoves’, po per bashkim kombëtar…
Turp!!! Turp i madh çka po përjetojnë shqiptaret prej sojit tuaj ‘patriotik’ e ‘shqiptar’!…
DRENICA E KUQE
Ka dobesi edhe te kreret e Kosoves, por keto dobesi nuk do te duhej te ndikonin qe kreret shiptar ne Tirane te heshnin keshtu.
McGonikuajt e diplomacisë së SHBA dhe BE, mbasi takojnë me radhë disa herë vllaun Vuçiç të Putinit dhe Edi Ramës, në prani të ndonjë Agron Neze serb të UDB së Rankoviçit, mbasi marin ndonjë “80 000 dollarshe”, vetkuptohet borxh, e kanë vendosur që do ti kthejnë miljonat e mar borxh nga vllau Vuçiç jo me para në dorë por në natyrë, duke i kthyer Vuçiçit si derr në thes , si plaçkë pazaresh të flliqura Kosovën por jo menjëherë, në fillim copën e majmë të Mitrovicës që të krijojnë Republikën e pavarur Sërpska të Kosovës me president ndonjë Dodik sekond nga Arkanët serb të sprovuar në masakrat në Kosovë, me kuvënd, qeveri, ushtri, ekonomi, sistem juridik …….të pavarur nga qeveria e Kosovës, dhe pastaj
me ndihmën e Open Ballkan të vllaut Edi të gllabërojnë të gjithë Kosovën dhe pastaj të dalin në Durrës.
Në qoftë se Albin Kurti nuk do të pranoj, s’ ka ndonjë problem, McGonikuajt agjentë të CIA, në bashkpunim me Vulinin e përbrëndshëm të Sërbisë dhe agjentët e shërbimeve inteligjente të BE, duke kordinuar me Grenelët e diplomacisë ekonomike, pa harruar sinkronizimin me kolegët e tyre rus, i këputin një shkelm bythëve me ndihmën edhe Thaçëve dhe Edi Ramëve me shumicë në Kosovë që mezi presin që vetëm të bëhen guvernatorë të Kosovë Metohisë në kuadrin e Open Ballkan të bratstvo jedinstvo të sllavëve të jugut me parapopullin pa dinjitet e të vetbraktisur shqipëtar, i dënuar të çfaroset si komb.
McGolikuajt e Grenelët e SHBA dhe BE mbasi i vun zjarrin e luftës Ukrainës, po pregatitin të hedhin në erë fuçin e barutit ballkanase, vetëm ata të mbushin trastat me “borxhe” nga vllezrit Vuçiç, Putin dhe Edi Rama dhe të ngrohin duart me luftën në Ukrainë, Ballkan , kudo ku del paraja “borxh” për ta.
Pa marr parasysh perplasjet e brendshme, ne rapirt me Kosoven duhet te ket konsensues nacional.
Amerikës nuk i intereson stabiliteti, o njerëz. kudo ku ka futur hundët amerika ke luftra, destabilitet, ekonomi e varfër dhe njerëz të varfër.
mire do ishte te mos bihej dakort nga qeverite e meparshme dhe dikush duhet te jape llogari, njesoj si me detin ketej. por nese duhet bere, ne rregull atehere, kompetenca botoresh, uje e kanalizime, te krijohen asocione veri, jug, lindje, perendim dmth bashkira te medha e te quhen shoqata e Jo asocione se eshte term angles dhe meqe nuk rrezikoka sovranitetin, reciprocitet me luginen dhe viset e tjera me shqiptare nga sanxhaku etj.. pastaj do dali fytyra e vertete e serbiles e meqe krijohet precedent te ngrihet reciprociteti me greqiren. keshtu asocioni hollohet dhe eshte rene dakort per veriun e nderkohe kosoven nuk e pengon kush ta cdramatizoje asoic veriut duke krijuar gjithandej asoc me kompetenca bashkie. dhe nese perendimi toleron shkeljen e kushtetutes, atehere te injorohet ajo dhe urgjent referendum bashkimi, pastaj vemendja ndaj malit te zi, maqedonise e camerise… asoc hap kutine e pandores dhe nje ceshtje vetem ka mbetur ne rajon, bashkimi shqiptar. dhe Rama te belbezoje dicka me kete rast se e ka dhe mik vucicin medemek
O budallenj. O debila. O idiotiota. O tradhetare. O muter.
Pse nuk shkruani ju shkrimtaret e gazetes Dita qe shqiptaret e Kosoves qe u debuaN NE 1999 EDHE NE 4 sHKURT 2000 te kthehen ne 4 Komunat e Veriut te Kosoves? Se ju per kthimin e cameve ne Cameri shkruani. Po shkruani ore edhe per kthimin e kosovareve ne Komunat e Veriut. Se pastaj keto 4 Komunat e Veriut do kene prap shumicen e popullsise shqiptare edhe mbyllet njehere e mire kjo idiiotesia mashtruese me asociacionin se shumica komandon edhe keto komuna do drejtoheshin nga shqiptaret. Pse hesht ti ore Bedri? Pse keshtu te ka mesuar Partia ty Bedri?
Keta jane o Bedri Islamiku qe ndane Epirin e Kastriotit ne te Veriut Osmane tuajen dhe te Jugut Greke te Heronjve Arvanitas.
You o Bedri Islamiku jini bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve etj qe luftyan per Sulltane dhe kunder Arvanitasve qe dhane Jeten per Kombin Greke te Ilyreve,Epiroteve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia etj.
You o Bedri Islamiku e doni kete Pashallek te falur nga Sulltani ne kufij deri ne Preveze
Kurse Kaurret e derrit te Kastriotit lyftuan qe be 1821in te clironin Kostantinopolin qendren e Kastriotit nga mori edhe flamurin (fllug angl) Greke te Bizantit.
You o Bedri Islamiku ndryshuat jo vetem Alfabetin e Kaurreve te Derrit ne Latinusht pir edhe Glosan (gluhe camce) e Epiroteve.
Ata o Bedri i thonin Polis jo Qitet italisht nga Cita. I thonin Kratos jo Shtet nga State.
I thonin Papa jo Prift nga Priest.
I thonin Laos jo popull ital nga popola.
I thonin Agios jo Shen latinisht nga Saint.
Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D tregon fare qarte (certo ital) qe you braktiset Kombesine Greke,Emrat,Mbiemrat,Fene e Kastriotit e bete “Afto-Qefale” (Autoqefale “shqip”) se keshtu e duan armiqte e Pirros dhe Megas Kostantinos fashistet e Romes dhe Turqit e Erdoganit.
You o Bedri Islamiku nuk i thoni Agi Saranda sic I thonin Epirotet por Sarande.
Nuk I thoni Tripolis pir Tropoje.
Nuk i thoni Kostantinopolis por Kistantantinopoje qellimisht dhe ceshte e rendesishme pa kuptim.
Nuk i thoni Agios Vasilis pir Shenvasi ne Bregdet.
Katolike ne Bregdet?
You o Bedri Islamiku nuk mesuat nga Andoni i biri i Zahos nga Lunxheria kyr tha.
Kur bere derr e arine
Cdeshe qe bere Turqine d.m.th dhe Turkoallvanine.
Bile e kini edhe Strategjike ate qe you ka Shker……….er fare you mban Pragu i Deres me “Justifikimin” se jini “Myslimane”!
Kombi eshte i Shenjte o Bedri Islamiku dhe nuk ndryshohet as me Lirera turke dhe Italiane as me Dollaros.
Lexo kete shkrim fantastik Bedri:
O budallenj. O debila. O idiotiota. O tradhetare. O muter.
Pse nuk shkruani ju shkrimtaret e gazetes Dita qe shqiptaret e Kosoves qe u debuan ne 1999 edhe ne 4 Shkurt 2000 te kthehen ne 4 Komunat e Veriut te Kosoves?
Se ju per kthimin e cameve ne Cameri shkruani. Po shkruani ore edhe per kthimin e kosovareve ne Komunat e Veriut.
Se pastaj keto 4 Komunat e Veriut do kene prap shumicen e popullsise shqiptare edhe mbyllet njehere e mire kjo idiiotesia mashtruese me asociacionin se shumica komandon edhe keto komuna do drejtoheshin nga shqiptaret.
Pse hesht ti ore Bedri? Pse keshtu te ka mesuar Partia ty Bedri?
OK B.Islami,Por:
1.SHBA+BE e kan kapur A.Kurtin për KOQESH dhe i thonë..bëj si themi NE..ndryshe dorëzou..
2.Opizita kërkon rrëzimin e A.Kurtit duke shfrytëzuar gabimet e tij ndaj faktorit nd/Kombëtar..
3.Këtu përfiton A.Vuçiç incili kërkon Asprën në këtë rast.
4.SHBA+BE me lëshimet ndaj Sërbinë në vite kan frik nga një konnflikt në Ballkan ku L3b do shtrihen në Ballkan dhe Ukrainë..
5.S.Berisha në ashqipëri pi pret VUÇIÇ+PUTIN të dali në Adriatik sipas marrveshjes së TRAMPIT..VUÇIÇ+HOTI..që firmosën pa e lexuar fare.
6.A.Kurti duhet të zbatoi porosit e SHBA+BE që të shmang destabilizimin në Kosovë,ku Sb është në unison me Putinin për të shpëtuar nga non grata..
7.A.Kurti si dhe R.Haradinaj janë rrëzuar si KM me porosi Amerikane dhe Europiane..!
8.Nëse A.Kuri nuk zbaton porosit e nd/Kombëtare do të thot se i merr urdhrat nga Tirana-S.Berisha që këto ditë po përgatit REVOLUCIONIN PËR TË SHPËTUAR AMERIKËN NGA E.RAMA..!!
OK B.Islami,Por:
1.SHBA+BE e kan kapur A.Kurtin për KOQESH dhe i thonë..bëj si themi NE..ndryshe dorëzou..!
2.Opizita kërkon rrëzimin e A.Kurtit duke shfrytëzuar gabimet e tij ndaj faktorit nd/Kombëtar në vite..!
3.Këtu përfiton A.Vuçiç incili kërkon Asprën në këtë rast,për të dalë mbi A.Kurtin pro tyre..!
4.SHBA+BE me lëshimet ndaj Sërbinë në vite kan frik nga një konnflikt në Ballkan ku L3b do shtrihej në Ballkan dhe Ukrainë..Ballkan..
5.S.Berisha në ashqipëri po pret VUÇIÇ+PUTIN të dali në Adriatik sipas marrveshjes së TRAMPIT..VUÇIÇ+HOTI..që firmosën pa e lexuar fare marrveshjen.
-Arrestimi A.Thaçit e KO.. nuk ishte rastësi..!
6.A.Kurti duhet të zbatoi porosit e SHBA+BE që të shmang destabilizimin në Kosovë,ku Sb është në unison me Putinin për të shpëtuar nga non grata si hajdut e vrasës i madh.!
7.A.Kurti si dhe R.Haradinaj janë rrëzuar si KM më parë me porosi Amerikane dhe Europiane..!
8.Nëse A.Kuri nuk zbaton porosit e nd/Kombëtare do të thot se i merr urdhrat nga Tirana-S.Berisha që këto ditë po përgatit REVOLUCIONIN PËR TË SHPËTUAR AMERIKËN NGA E.RAMA..!!
Ik pirdhu ti Ethem Lalaj muti ! Gazeta Dita, bllokojini komentet ketij debilit Ethem Lalaj, apo eshte patronazhist i PS ky mut?
SHBA nga dy te keqija zgjedh me te voglen .
Ose do hyje ne lufte me Serbine per Kosoven dhe e con perfundimisht 100% Serbine drejt Rusise, ose ja fut Kosovareve pa ndonje qeder te madh dhe shpreson ta mbaje Serbine urte dhe bute akoma ne vathen e saj.
Nuk i plas SHBA-se as per Zajednicen as per targat e Albin Kurtit. SHBA shikon si i del hesapi i vet.
Opozita ne Kosove te lere inatet e te bashkohet fort me qeverine ne kete pike.Duhet kushtrim.” Kush eshte trim “ te ngrihet kunder kujtdo qe perkrah kete pacavure te nderkombetareve,e kush do qe e perkrah te konsiderohet tradhetar, sic eshte ne fund te fundit. Ne kete pike shteti shqiptar te luftoje pa doreza diplomatike.Kombi ne rrezik.
Ja pra , nuk ishit dakort me thaçin per ndarje se nuk deshet ta largonit serbin perfundimisht , edhe bet patriotin sikur ju vinte keq per kosoven , dhe patriotin e ben ata qe kur ishte lufta iken u fshehen si minjt nga syt kembet siç din ata te fshihen , dhe po kta akuzonin thaçin qe luftoj per kosoven per gjoia tradhtar , kta pushta proserb , nuk e deshet ashtu , mbaheni keshtu u bet si bosnja hani mut , kur byth nuk ke te luftosh dhe iken si legen nga lufta frutet e tradhtis i mbledh ai qe te shpeton ne kte rast Amerika dhe europa , ju nuk luftuat dhe nuk e çliruat vet kosoven tani ju komandojn dhe ju perdorin te tjeret si mos me keq , urdho tani kryeministri kosovar , nenkryetari kshillit ministrave serb , ne shtabin e mbrojties nje kosovar nje serb dhe per xhdo gje tjeter keshtu do jet ndarja , edhe presidenti 4 vjet kosovar 4 vjet serb , kto jan frutet e tradhtis o kosovar , se lat vetem 20 mij luftetar patriot ektremist te majt ne sheshin e luftes dhe ata te ardhur nga diaspora , dhe ju turma tjeter qe ishit ne kosov iket te ter sa ne shqiperi maqedoni e mal te zi , merni shembull nga kroacia , nuk iku as njeri nga vendi kush ish mosh per luft shkuan i dolen per zot vendit te tyre dhe sot nuk pjerdhin as per Amerik as per BE e kan ven me gjak kufirin e shtetit vet , sa te jet era tradhtis kjo do jet era dardanis , lavdi deshmorve te kosoves dhe luftetarve te liris qe i dolen per zot kosoves me sa paten mundesi lavdi heronjve te luftes ne kosov.
O budallenj. O debila. O idiotiota. O tradhetare. O muter.
Pse nuk shkruani ju shkrimtaret e gazetes Dita qe shqiptaret e Kosoves qe u debuan ne 1999 edhe ne 4 Shkurt 2000 te kthehen ne 4 Komunat e Veriut te Kosoves?
Se ju per kthimin e cameve ne Cameri shkruani. Po shkruani ore edhe per kthimin e kosovareve ne Komunat e Veriut.
Se pastaj keto 4 Komunat e Veriut do kene prap shumicen e popullsise shqiptare edhe mbyllet njehere e mire kjo idiiotesia mashtruese me asociacionin se shumica komandon edhe keto komuna do drejtoheshin nga shqiptaret.
Pse hesht ti ore Bedri? Pse keshtu te ka mesuar Partia ty Bedri?
Padiskutim, patriotet e medhenj shqiptare, pasi e cliruan Kosoven dhe e bene bashkimin me Shqiperine, pasi ne tradhetarve te poshter na mbyllen ne brime te miut, pasi me ne krye Ramushin i falen mijra hektare toke Malit te Zi, pasi edhe tani do krijojne asisacionin per komunat serbe, ata do te dijne ti thyejne turinjte BE-s dhe USA-s, e pastaj do ti kthehen Putinit dhe Xiut e do ti dermojne edhe ata teresisht! Padiskutim qe ne krye te ushtrise se patrioteve shqiptare do te kete vend edhe per dy patriotet e medhenj, Shaban Murati (nga Turqia?) dhe Janosh Bugajski (nga Polonia?). Te shohim teatrin e patrioteve!
Kosovaret nuk e kane pase clirimin nga Serbia me hakikat.Gati Gjithe kosovaret qe i njohe kan qene kundera luftes,UCK,kundra kupolles se UCK,ashtu jane edhe sote. Ata derguan ne Hag komanden e UCK per ta zhbere luften dhe nderruar historin,duke shpife lloje lloje genjeshtra.Gjithe vrasjet para luftes gjate dhe pas saje ja mveshin UCK.Korripsionin,vjedhjet.Spiunet dhe udbshet i konsiderojne viktima…heroje.Bashkesia nderkombetare eshte duke kuptuar mentalitetin prej rrobi te kosovareve,debilizmin dhe paaftesin e tyre, mospunem….
E shikoni rezultatin e spiunit serbo rus, Dule Ramut Kurves se Vucicit?
Kete pasoje pati lobimi 10tra vjecar pro Serbise dhe kunder Kosoves.
Dhe, me e keqja, ngaqe e kane zene me preshte e Mecgonical, tani nuk ndihet fare kellira Ramiste.
Shqiperine e ka bere pazar ne tregun nderkombetar, dhe hajt te cpallim tendera te tjere, ku duartroket Belinda qe na i cpon malet Ramuti. Vrime e beri gjithe Shqiperine. Qiperine, me nje fjale..
Ketu nuk rrezikohet me Kosova, por Integriteti dhe Sovraniteti territorial i Shqiperise. Deti i shitur, Jugu i Shitur, Porti i shitur.. Ca ka ngelur eshte prone feudale e kellirave Rilindjote dhe dhjerokrate
cdo te thote bulldogshe o Bedri?
Jo per ndonje gje, po je dhe burre i mencur, dhe na ke care trapin kaq vite duke mbrojtur tradhetine e Rames me Vucic. dhe tani hopa, fajin e marrin nderkombetaret. Ata, qerratenjte, po na e cokan KOsoven Bulldogshe.
Posi jo..PAsi ke bere rolin e sherbetorit te Dule Ramut Vucicit gjithe keto vite, na dole patriot kunder bulldogshit. Trim i madh zotrote
bosnje, serbia ja arriti qellimin.
skiptaret u bene musliman me ndihmen e serbise dhe turqise.
kosovo tash eshte me keq se bosnja.
ndertoni me shume xhami serbe o kosovo-are
Zajdica Bombat me Sahat.Kishim nje Bombe te tille ne Mitrovic tani po behet 10 bomba me Sahat. Une e kuptoi qe Amerika kerkon ta demshperblej Serbin me 10 Zajdica . Ketu qellimishte prishet gjithcfar eshte ndetuar.
Kishim nje Mitrovic ku qeveria e Kosoves nuk ka arritur te ushtroi pushtet.Sote po behen 10 Mitrovica ku ato do te beje cop e cika Kosoven.
Un e kuptoi qe Ameriken nuk e kundershton askush, por na shqiptaret jemi te humbur . Jemi te perleshur dita per dite me 10 qeberi te Serbise ne Kosova.
Eshte e pa besueshme qe kjo te ndodhe nga Partneri yne me i Besuar qe eshte SHBA-?.
Rasti nuk eshte i njejte si me Bosnjen ,per vete faktin se serbet ne Kosove jane me pak dhe te shperndare! Krijimi i asociacionit eshte edhe i favorshem se kshu njifet Kosova de facto si shtet, ndryshe ku do regjistrohet ky ?
Asociacioni me 3 % te popullsise krahasuar me 30 % ne Bosnje nuk pengon dot asnje Vendimarje ne Kosove!!
Grahmat e funit serbe, vu cici po i shkon!!
Problemi nuk eshte kaqe ,i thjeshte. Ne keto 10 komun Serbia do te sjell kolon serb ku jan e ku nuk jan dhe do ta mbush Kosoven me serbe.
Ketu eshte qellimi kryesor i serbise. Kete situat me duket qe Partneret tan nuk e kan parasyshe.
Prandaj Zajdica eshte shume e demshme per Kosoven. Vec kesaj grindjet nuk do te ndalen asnjeher.
Shembull eshte Mitrfovica. Ata i larguan pjesen me te madhe te Shqiptarve ne Mitrovic dhe ulen numrin fizik te Shqiptarve. Te jen te bundur qe ne Kosov do te kemi 10 mini shtet te Sebis te cilet nuk do te lejojn qe shqiptaret te futen ne ato Zona. Shembull eshte Mitrovica.
Partrneret tan nuk duhet ti marrin kaqe thjeshte keto probleme. Ata duhet te terhiqn nga kjo kerkes kaqe e dembshme per Kosoven.
Serbia nuk eshte si shtetet perndimore qe kan Landet e tyre dhe kan kulture te beshjeteses, Serbet jane terroriste dhe kjo u jep mundesi qe te shtohet terroi ne Kosov.
E Cfare nuk u realizua nga kundershtimet qe kishim.? Marrim Hani e Elezit .A u kundershu dhe u relaizua jashte deshires sone !
Marrim Kacerrin. A u kundershtu me forc dhe me ne funde edhe ajo u realizua jashte deshires sone, Marrim Gjykaten Speciale A u kundershtu me Foprce nga te gjith forcat politik ne Koeov.? A u realizua edhe kjo jashte deshires son.?
Pra Nuk ka fai ketu ase RAMA ASE BEDRIU. KETU PARTNERT TANE VAZHDOJN TE BEJNE SICE DUAN ATA JASHTE VULLNETI TONE. PRA MOS E NGARKONI ASE RAMEN ASE BEDRIUN.
Ju lumtë Bedri Islami !