Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhen detajet nga prangosja e bashkëpunëtorit të Nuredin Dumanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhen detajet nga prangosja e bashkëpunëtorit të Nuredin Dumanit
AktualitetKronike

Zbardhen detajet nga prangosja e bashkëpunëtorit të Nuredin Dumanit

Published: August 19, 2022
Shpërndaje

Policia e Durrësit ka përfunduar fazën e dytë të operacionit “Golden Bullet”, ku si rezultat janë vënë në pranga 19 persona.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, sot u arrestua Agim Gjini pjesë e grupit kriminal të Nuredin Dumanit.

SPAK ka lëshuar gjithsej 32 urdhër-arreste ku 18 prej tyre janë ekzekutuar.

- Publicitet -

Në maj, Prokuroria e Posacme dhe Policia e Shtetit ekzekutuan 32 urdhërarreste.

Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK-ut, nisi një aksion në disa qytete të vendit.

Operacioni i Policisë vijoi në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe Fier.

Ky aksion erdhi pas rrëfimit të Nuredin Dumanit – i arrestuar më 29 mars të këtij viti.

Dumani ishte një nga personazhet më të kërkuara të botës së krimit.

Ai u arrestua më 29 mars pas një shkëmbimi me armë zjarri në periferi të Elbasanit.

Dumani u kap në një apartament, në lagjen “Apollonia” në Fier, ndërsa ishte i plagosur.

Plumbin në kurriz e mori gjatë një shkëmbim zjarri në aksin rrugor Elbasan-Cerrik, në afërsi të fshatit Papër.

Pas arrestimit, ai u transportua te “Trauma”.

Dumani është një person i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai akuzohet prej kohësh se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktimash.

Ai ka dëshmuar mbi një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura ndër vite në Shqipëri, duke hedhur dritë kështu në zbardhjen e detajeve për vrasjet e ndryshme.

Dumani përpara hetuesve ka treguar detaje nga vrasja e Elvis Dedajt – më 5 qershor të vitit 2012 te Shkëmbi i Kavajës – dhe nënës së tij. Kjo e fundit e vrarë nga Talo Çela, sipas dëshmisë së Dumanit.

Historia e Dedajt ka nisur pas një bashkëpunimi me Festim Qolin për blerjen e një karburanti “Clasik” në lagjen 14 Durrës. Qoli zotëronte 49% të aksioneve, ndërsa nëna e Dedajt, Fatmira Habili 51%.

Dumani ka rrëfyer edhe për njohjen me Festim Qolin. Ai ka dëshmuar se janë njohur në fund të vitit 2012, në lagjen 14 në Durrës – vend ku banonte Dumani.

Sipas këtij të fundit, Qoli njihej si një person me “reputacion të lartë aty”. Ata janë takuar vazhdimisht në lokalin në pronësi të Qolit, Bar Kafe “Spiranca”.

Fillimisht Dumani ka treguar se ka pasur konflikte me Qolin, pasi ky i fundit kishte pasur konflikte me kushërinjtë e Dumanit.

Më pas janë bërë shokë. Qoli i ka rrëfyer Dumanit se, për të mbyllur çështjen për të mos dyshuar më tek ai për vrasjen e Dedajt, kishte dhënë 200 mijë euro.

Më tej, Dumani ka deklaruar se Festim Qoli ka qenë ai që e ka vrarë Dedajn. Këtë gjë ia kishte dëshmuar vetë Qoli.

Dumani kështu ka zbardhur detajet e lëvizjes së Qolit ditën e vrasjes.

Festim Qoli dhe Henrik Hoxha kanë qenë dy vrasësit e Dedajs, ka rrëfyer Dumani. Këtë ia kanë pohuar të dy. Festimi ka qenë shofer i automjetit që kanë përdorur për të vrarë Dedajn, ndërsa ekzekutori ka qenë Henriku me armë automatike.

“Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën”, ka rrëfyer Dumani.

Ndërkohë, nëna e Dedajs është vrarë në vitin 2013 në Durrës, nga Talo Çela, sipas dëshmisë së Dumanit.

Më 2 mars 2020, thuhet se ai ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë, për arsye ende të paqarta.

Operacioni policor është ndërmarrë duke përdorur edhe dronë, ku fillimisht është vëzhguar situata për gjetjen e armëve, drogës dhe personave në kërkim për ngjarjen e Elbasanit.

Ai është përmbyllur me sukses sa kuptohet prej informacioneve paraprake, i cili finalizohet me kapjen e Dumanit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?