Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura: Bardhi kërkon të bllokojë Parlamentin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura: Bardhi kërkon të bllokojë Parlamentin!
Politike

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura: Bardhi kërkon të bllokojë Parlamentin!

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Zbardhet debati me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetës të grupit të Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit.

“BW” ka zbardhur diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëve, ku flitet për një aksion më të fortë opozitar. Gjatë fjalës së tij Bardhi flet për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.
“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdojë të rrëzojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtarëve të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë vënë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet të kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Berisha i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, se çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet të mbledhim partitë aleate, ku mund të diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato.”, sugjeron Berisha. Ndërkohë Berisha shprehet kundër bojkotit parlamentar.
“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë nëpër këmbë opozitën, siç ndodhi në seancën e fundit parlamentare”, tha ai.
p.c. / dita 
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pushteti dhe humbja e arsyes
  • REL: Të ikë Rama, po kush të vijë? Si përgjigjen vetë studentët
  • Digjen ambjentet e medias Dritare TV, zjarri nisi nga tubat e aspirimit të restorantit
  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel
  • Sherr me thika në Has, plagosen tre adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë

Komentet e Fundit

  1. Krye qimistri thyb riq on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. TË PRESËSH NGA SHTETI on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Adrian on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?