Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t në SPAK, rrëfehet për aferat e biznesmenit Beqiri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t në SPAK, rrëfehet për aferat e biznesmenit Beqiri
KronikeLajmi i fundit

Zbardhet dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t në SPAK, rrëfehet për aferat e biznesmenit Beqiri

Published: April 11, 2026
Shpërndaje

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton të jetë futur në ambjentet e kësaj prokurorie një personazh i quajtur, Daniel Shima, i cili në muajin Gusht 2025, u bë i famshëm në publik për shkak të një kallëzimi në polici për rrëmbimin e tij.

Për një periudhë kohore, Shima, ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) dhe firma e tij ka dalë në dhjetëra dokumenta tenderash që SPAK ka sekuestruar.

Por kujtojmë se ndaj tij Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka urdhëruar SPAK që të kryejë veprime hetimore mbi përgjegjësinë penale.

- Publicitet -

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjatë një takimi me Mirlinda Karçanaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, që në atë kohë ishte me detyrë titullar i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është person i afërt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, që ka vite si e punësuar aty, është lidhje e tij.

Duke ju referuar dëshmisë së Daniel Shimës, kujtojmë se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, në muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t. Lëvizja erdhi vetëm pasi Mirlinda Karçanaj dha dorëheqjen.

Sipas Shimës, shumë praktika tenderuese në AKSHI janë “pilotuar” nga biznesmeni, Ermal Beqiri, duke përdorur një shumëllojshmëri kompanish.

“…interesi i shoqërive që futen në këto procedura prokurimi të diktuara dhe të orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, është përfitimi i një përqindje të caktuar të vlerës së tenderit, duke patur parasysh që puna në të vërtetë do të kryhet nga vetë kompania në pronësi të tij, “Soft & Solution…”, ka treguar Daniel Shima.

Gjithashtu, Shima u ka pohuar hetuesve se Ermal Beqiri, ka themeluar dhe dy kompani në fushën e IT në Turqi dhe në Francë.

‘Larg syve’

Rezulton se Shima, është thirrur në SPAK në orët e pasdites së 18 dhjetorit 2025, fakt që është larg syrit të kureshtarëve dhe gazetarëve që qëndrojnë çdo ditë para SPAK. Kjo lëvizje taktike, me sa duket është kryer nga grupi i hetimit për të shmangur publikimin e prezencës së Shimës në SPAK.

Aq më tepër fiksimi i thirrjes së Shimës në SPAK, është përcaktuar në 18 Dhjetor 2025, kur të gjitha mediat dhe opinioni publike vëmëndjen e kishte tek fakti i mbarimit të mandatit 3 vjeçar në krye të SPAK të Altin Dumanit.

Por pikërisht atë ditë, kur të gjithë flisnin për emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK, titullari në ikje, Altin Dumani, ka firmosur një ndër urdhrat e tij të fundit, duke futur zyrtarisht prezencën e tij në dosjen me Nr.20/1, që tashmë njihet në publik si dosja “AKSHI”.

Urdhri Nr. 43335

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se përmes urdhrit Nr. 43335, datë 18 Dhjetor 2025 të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se është ngritur grupi hetimor, ku tashmë në përbërjen e këtij grupi janë prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Gjithashtu, njëherësh janë caktuar edhe gjashtë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të kryer veprime hetimore për llogari të procedimin Penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm 3 ditë, pasi SPAK kishte proceduar me caktimin e 8 masave të sigurisë “Arrest shtëpie”, “Arrest në burg” dhe “detyrim paraqitje” ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv/drejtueses së AKSHI-t, Hava Delibashi, dy biznesmenëve Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe personave të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këtë çështje.

Grupi i sapo formuar, po në datën 18 dhjetor 2025, ka thirrur në orët e pasdites, Daniel Shimës, për ta pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Në orën 15:00 të asaj dite, Daniel Shima është ulur përballë hetuesve dhe prokurorëve, duke filluar të dëshmojë rreth pyetje që i bënin hetuesit e BKH për aktivitetin e tij pranë AKSHI-t.

Si Ermal Beqiri emëronte të vetët në zyrat e AKSHI-t 

Daniel Shima, ka deklaruar se Mirlinda Karçanaj i ka bërë me dije se biznesmeni i “Horizon” dhe “Soft-Solution”, Ermal Beqiri, i kishte propozuar në kohë të ndryshme që të punësonte në AKSHI, persona të njohur të tij, duke identifikuar si të tillë Suela Ajo dhe Meri Manaj.

Ndër të tjera Shima ka treguar në SPAK se punësimet kanë ndodhur ndërkohë që ai ka qenë zv/drejtor, duke shpjeguar se, pavarësisht se procedura është kryer formalisht, emrat ishin vendosur paraprakisht nga Karçanaj dhe Beqiri, duke treguar se qëllimi ka qenë qartësisht që personat e njohur të Beqirit, të punësoheshin në AKSHI për arsye që të favorizonin interesat e subjektit të tij, në procedurat e prokurimit në AKSHI.

Ndërkohë lidhur me procedurën e prokurimit për shtimin e funksionaliteteve të menaxhimit dhe raportimit të incidenteve kibernetike, Daniel Shima, ka deklaruar në SPAK se Karçanaj, ia ka bërë me dije se në këtë procedure do të merrte pjesë, Ermal Beqiri, duke nënkuptuar se ajo kishte koordinuar me Ermal Beqirin, që ai të shpallej fitues.

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t ka shpjeguar se kjo është arsyeja që “Fastech” e biznesmenit Andis Papa, nuk ka paraqitur dokumentet e plota si konkurrent, pasi në të vërtetë rezulton se i plotëson kriteret, pasi ka fituar procedura prokurimi edhe në raste të tjera.

Shima ka treguar në SPAK, se e gjitha kjo është bërë që të favorizohet shoqëria e biznesmenit Ermal Beqirit, duke shtuar se dyshimet e tij janë se edhe shoqëria “ICOM” e biznesmenit Alban Kokalarit, është futur në garë fiktivisht, vetëm për të rritur fiktivisht pjesëmarrjen e operatorëve ekonomike.

Lexo dhe: I hiqet licenca si institucion i parasë elektronike kompanisë së Ermal Beqirit, ‘Soft & Solution’ përfitoi mln euro tendera

Igli Tafa, njeriu i afërt i Ermal Beqirit

Gjithashtu ish-zv/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjatë një takimi me Karçanaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, me detyrë titullar i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është person i afërt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, që ka vite si e punësuar aty, është lidhje e tij.

Duke ju referuar dëshmisë së Daniel Shimës, kujtojmë se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, në muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t. Lëvizja erdhi vetëm pasi Mirlinda Karçanaj dha dorëheqjen.

Ish-zyrtari Daniel Shima ka treguar në SPAK edhe për dy procedurat e prokurimit “Mirëmbajtja e depove farmaceutike” dhe “Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtualë për autoritetin e Aviacionit Civil”.

Sipas tij në eksperiencën shumë vjeçare brenda AKSHI-t, gjasat janë që kriteret të vihen për të skualifikuar dhe kualifikuar konkurentë të caktuar.
Shima ka treguar se gjasat janë që ato që shpalleshin fitues. Në bashkëpunim me Mirlinda Karçanaj, bashkërendonin dhe koordinonin së bashku për dokumentat.

“…tek procedura e prokurimit “Përmirësimi i sistemit E-Aktet”, Mirlinda Karçanaj, i ka thënë duke orientuar biznesmenin Ermal Beqiri për të fituar këtë procedurë prokurimi dhe se Beqiri do orientonte shoqërinë tjetër, “Fastech” të biznesmenit Andis Papa, për t’u futur në garë por me një ofertë më të lartë, që do të thotë se pjesëmarrja e kësaj shoqërie ka qenë fiktive. Duke u nisur nga eksperienca ime mendova Hava Delibashi, pasi është bërë zv/drejtoreshë e AKSHI-t, ka marrë dijeni për mënyrën se si funksionon skema…”, ka treguar Daniel Shima në SPAK.

Takimet e Ermal Beqirit me Mirlinda Karçanaj në zyrat e AKSHI-t dhe paracaktimi i tenderave

Ky i fundit më tej ka shpjeguar se ka njohje me Ermal Beqirin që nga koha kur ka punuar “IT” në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe se më tej kur merrte pjesë në procedurat e prokurimit në AKSHI, duke treguar se ai i tregonte se do të shpallej fitues në këto procedura, pasi orientimet i merrte nga Mirlinda Karçanaj paraprakisht.

Dhe në realitet ashtu ndodhte pasi zhvilloheshin procedurat e prokurimit, duke fituar biznesmeni Ermal Beqiri, përmes disa kompanive që ai konkuronte, duke renditur “Soft&Solution”, “Fastech” dhe “Horizon”.

Daniel Shima, në dëshminë e tij ka treguar në SPAK se biznesmeni Ermal Beqiri, e takonte Mirlinda Karçanaj në zyrën e saj në AKSHI, duke shtuar se Karçanaj i ka pohuar atij paracaktimin e fituesit të prokurimit.

Konkretisht Daniel Shima, ka treguar se paracaktimet e tenderave për Ermal Beqirin janë kryer në disa praktika por ai kujton njëri prej këtyre rasteve që sipas tij është prokurimi “Përmirësimi i sistemit të ASHK”, procedurë të cilën e fitoi Ermal Beqiri, përmes shoqërisë “Fastech”.

Shima, u ka pohuar hetuesve se kjo kontratë është ndjekur nga Suela Ago, por nuk e dinte saktësisht dhe dyshonte nëse nëse ky tender është realizuar plotësisht.

Më tej Shima ka pohuar se dhe në procedurën e prokurimit “AKCESK” të vitit 2024 mendon se përfituesi është Ermal Beqiri dhe jo subjekti “First” që administrohet nga Gëzim Hoxha.

Ndër të tjera Daniel Shima, ka treguar se interesi i shoqërive që futen në këto procedura prokurimi të diktuara dhe të orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, është përfitimi i një përqindje të caktuar të vlerës së tenderit, duke patur parasysh që puna në të vërtetë do të kryhet nga vetë kompania në pronësi të tij, “Soft & Solution”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    April 11, 2026 at 10:26 am

    VKM i Edi kryeministrit:Te ndalohet arrestimi dhe paraburgimi i kopilave te AKSHIT,qe rropen nga buxzheti shqiptareve 3 miljarde euro.Se Mbajtja ne paraburgim sa ti behet gjyqi kopilave,,ka sjelle psikotrauma tek fakir familjaret,qe s`kane BUKIE NE SHHTEPI DHE RRAHIN GRATE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Shife scfare kurve njeri eshte ky.,Qe te shpetojne e te arratisen kopiolat qe e pijunew shishen e vewres 33 mijew euro,do ndryshoje Kodin Penal me VKM.
    Digje more Sali Berisha,mu,..,jo me Molotov,por me Napalm.

    Reply
    • pilo Lala says:
      April 11, 2026 at 8:19 pm

      3 Miljard Euro jane vjedhur ne AKSH?
      Ju kujtoni se Shqiperia ka buxhetin e Amerikes per AKSHIn.
      Hajde analize hajde.

      Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    April 11, 2026 at 10:43 am

    AKSHI eshte prapadhoma e kryemninistrit,ku vepronte Organizata e Strukturuar kriminale.

    Reply
  • kasem gahinji says:
    April 11, 2026 at 10:57 am

    Dhe per te gjitha keto, zv drejtoi I pergjitheshme, pra zevendesi I karcanajt nuk paska pergjegjesi. Po cili ishte funksionit dhe kompetencat e tij? A nuk merre edhe KY me punesimet? Nese kish dicka me konflikt interesi, pse nuk e kundershtoi?

    Reply
  • 1thundrak says:
    April 11, 2026 at 1:29 pm

    Shtet beqirash prokurori bythqirash

    Reply
    • 3D says:
      April 11, 2026 at 8:56 pm

      Tha tregoi kallèzoi këto tri fjali me dekada janë bërë fakte matetiale për për prokurorë dhe gjygjtarë

      Reply
  • Ela says:
    April 11, 2026 at 3:18 pm

    Z Rama Cfare na thua?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  • Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari
  • SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  • SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  2. Mutdhënësi on Ushtria amerikane sulmon Iranin, Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit
  3. Tellalli on SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  4. Une on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  5. K R on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?