Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri u arrestuan sot nga Policia e Shtetit si autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë. Në momentin e marrjes në pyetje, asnjë prej të dy vëllezërve nuk e ka mohuar vrasjen, e po ashtu shprehur pendim. Ata kanë theksuar se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarit, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.
Rrëfimi i vëllezëve Miri: Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Ndoji dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.
a.m/dita

e qëlluam por nuk donim ta vrisnim.
kjo është sikur të thojë belinda që unë do vidhja 500 mijë euro por isha e pakorruptuar dhe vodha 500 euro.
hajde llogjikë vrastare e ktyre 30vjeëtve hajde.
dhe oastaj pyet rama pse ikën studentët ekselent kur duhet të ktheheshin