Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet dëshmia e gruas së Gjergj Laçit: Jam dhunuar prej 12 vitesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhet dëshmia e gruas së Gjergj Laçit: Jam dhunuar prej 12 vitesh
AktualitetKronike

Zbardhet dëshmia e gruas së Gjergj Laçit: Jam dhunuar prej 12 vitesh

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së, Xherxh (Gjergj) Laçit, e cila ka përjetuar tmerr së bashku me fëmijët për shkak të dhunës dhe ngujimit.

Ajo ka pranuar se është dhunuar për gati 12 vite nga bashkëshorti i saj. Gruaja ka treguar se i shoqi nuk i linte që të dilnin as në oborr e se ai i ka shkaktuar fëmijëve stres dhe frikë. Po ashtu, ajo shton se Xherxhi nuk ka pasur marëdhënie të mirë me fqinjët e as me familjarët e tyre.

“Bashkëshorti më ka dhunuar mua dhe fëmijët për 12 vite me radhë na ka mbajtur të mbyllur, nuk na ka lënë të dalim as në oborr. Dhunën e ka ushtruar në sy të fëmijëve duke iu shkaktuar stres dhe frikë. Xherxhi nuk kishte marrëdhënie të mirë as me fqinjët dhe as me familjarët tanë.”– është shprehur bashkëshortja e Xherxh (Gjergj) Laçit.

- Publicitet -

Ndërsa, gazetarja Klodian Lala hodhi më shumë dritë mbi ngjarjen, duke thënë se kishte dhe raste që fëmijët flinin dhe pa ngrënë.

Sipas saj anti-errori ka pasur të dhëna paraprakisht në lidhje me kryefamiljarin, dhe se është dashur kallëzimi i dajës së djemve që autoritetet të vihen në lëvizje.

Lala nënvizoi se pavarësisht detajeve tmerruese për dhunën që ushtronte radikali 52-vjeçar ndaj familjes, ajo që është shqetësuese është mosreagimi nga ana e komunitetit, ku asnjë i afërm nuk bëri asnjë denoncim për ngjarjen.

“Ngjarje shokuese që më shumë se personazhi është reagimi i komunitetit. Banesa ku banonin ishte 2 katëshe gati e shkatërruar, më shumë se 1 vit e gjysmë pa ujë dhe energji elektrike pasi nuk kishin mundësi ta paguanin.
Nuk punoni as prindërit dhe fëmijët sapo kishin mbaruar shkollën 9 vjeçare nuk ishin lejuar të dilnin. Kati i parë, dritaret të mbyllur me grila.
Banesat e dy vëllezërve ishin prishur, për të shmangur kontaktin e familjarëve me të huaj, kishte përdorur çarçafë e kishte krijuar një burg në mes të Tiranës. Në banesë vinte gjithçka era myk.

Kushtet ishin skandaloze. Kati i parë, dritare kishin edhe zgarë hekuri.
Në katin e dytë ka përdorur batanije e mbulesa për ta shmangur kontaktin me rrugën kryesore që kalonte aty.

Laçi ka jetuar prej vitesh në Itali, është kthyer në Dibër dhe pastaj

Bashkëshortja prej 12 vitesh e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe për 6 vite nuk e lejonte të dilte as në oborr. Ka dyshime të forta të lidhura me fenë apo edhe probleme të shëndetit mendor. Ishte shumë i dhunshëm.
Një nga djemtë ka treguar se ka mundur të dilte vetëm disa herë fshehurazi nga shtëpia vetëm për të karikuar telefonin.
Mbijetonin vetëm me ushqimet që i jepeshin nga gjyshërit dhe xhaxhi nga Dibra.

Djali ka arritur të shpëtojë në momente të caktuara për të karikuar telefonin por askush rreth tyre, vetëm pas 6 vitesh daja i fëmijëve ka thënë verifikoni gjendjen e motrës sime por nuk ka bërë denoncim. Antiterrori kishte informacione për të si frekuentues i xhamisë dilte vetëm për tu falur.

Në fillim bashkëshortja ka qenë e terrorizuar por kur kuptoi se policia mund ta ndihmonte, ka treguar detajet madje edhe për municione të fshehura në oborr. Pas kontrolleve ato u gjetën aty.
Dosja ka detaje tronditëse. 52-vjeçari ka deklaruar se fishekët i kishte nga 1997, por nga këqyrja e fishekëve ka rezultuar se janë të rinj.
Dëshmitë e djemve janë të tmerrshme.

‘Dua të jetoj si gjithë të tjerët i lirë, të shkoj në shkollë dhe të shkoj në një kurs futbolli.
Ushqimet na i kanë sjellë fshehurazi familjarët tanë, gjyshi i fshihte nëpër rroba, xhaxhai dhe daja. Mbaja një telefon dhe dilja ta karikoja fshehurazi. Babai na kërcënonte se ata jashtë duan të na vrasin, unë kam fituar dhe ju nuk duhet të dilni.

Dua të shkoj në shkollë, të bëj një kurs, ëndrra ime është të bëhem futbollist’”, ka treguar gazetarja Lala në emisionin “Open”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 11:55 pm

    Drejtesia te beje punen e saj po vetem per femijet me vjen keq me shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?