Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet drafti i KQZ: Vetëm një javë fushatë për zgjedhjet 9 nëntorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbardhet drafti i KQZ: Vetëm një javë fushatë për zgjedhjet 9 nëntorit
Lajmi i funditPolitike

Zbardhet drafti i KQZ: Vetëm një javë fushatë për zgjedhjet 9 nëntorit

Published: October 2, 2025
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datën 1 nëntor për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashkitë e vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

Zgjedhjet janë planifikuar të zhvillohen më 9 nëntor 2025, me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Sipas draftit të vendimit të KQZ, partitë politike duhet të dorëzojnë kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore deri më 11 tetor, ndërsa koalicionet kanë afat deri më 16 tetor për dorëzimin e kërkesave për regjistrim.

- Publicitet -

Për kandidatët, afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit është data 19 tetor.

Dokumentet paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Ndërkohë, Zyra e Gjendjes Civile është propozuar të përgatisë listat e zgjedhësve jo më vonë se më 6 tetor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Bashkia e Tiranës shkon në zgjedhje, pavarësisht ankimimit të kryetarit aktual, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij.

Presidenca ka njoftuar se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve nuk pengohet nga ky ankim. ankuar në një gjykatë administrative dhe jo në Kushtetuese.

Njoftimi i i KQZ

“Afatet për zgjedhjet e pjesshme, Celibashi propozim Rregullatorit: Kandidatët më 19 tetor, fushata nis më 1 nëntor

1.Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.

2.Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025.

3.Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025.

4.Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025.

5.Dokumentet e kandidimi*t paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, *jo më vonë se data 19.10.2025”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • vlonjati says:
    October 2, 2025 at 4:57 pm

    Po Rama ka nje muaj qe e ka nisur fushaten, akoma pa u shkarkuar Veliaj !

    Reply
  • Mjaft me "Dekllarata"! says:
    October 2, 2025 at 6:56 pm

    Presidenti i Republikes Dekretoi Zgjedhjet e pjesshme Vendore dje, date 1 tetor 2025, dhe u shpall sot ne 2 tetor 2025 ne Fletoren Zyrtare. —– Zgjedhjet, sipas Dekretit te Presidentit, do te mbahen ne date 9 nentor 2025, pra 39 dite nga firmosja e Dekretit. —– Pyetje: a shpallet Dekreti per Zgjedhje te pakten 45 dite perpara dates se drekretuar per Zgjedhje? —– Pra, 45-39 = 6 dite, te pakten, ne shkelje te afateve Ligjore?!

    Reply
  • Mjaft me "Dekllarata"! says:
    October 2, 2025 at 7:08 pm

    Edhe nje fakt tjeter per parregullsine e ketij Dekreti te Presidentit: —– Presidenti i Republikes Dekretoi Zgjedhjet e pjesshme Vendore dje, date 1 tetor 2025, dhe u shpall sot ne 2 tetor 2025 ne Fletoren Zyrtare. —– Zgjedhjet, sipas Dekretit te Presidentit, do te mbahen ne date 9 nentor 2025, pra 39 dite nga firmosja e Dekretit. —– Pyetje: a shpallet Dekreti per Zgjedhje te pakten 45 dite perpara dates se drekretuar per Zgjedhje? —– Pra, 45-39 = 6 dite, te pakten, ne shkelje te afateve Ligjore?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Kabineti i propozuar nga Albin Kurti

Komentet e Fundit

  1. K R on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  2. nje shqiptar on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  3. Ethem Lalaj on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  4. 'Antishqiptari' on Iluzioni i shtetëzimit
  5. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?