Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet drafti i ligjit kundër spiunëve, drejtuesve të PPSH dhe me të kaluar kriminale: Nuk kandidojnë dhe nuk drejtojnë parti politike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet drafti i ligjit kundër spiunëve, drejtuesve të PPSH dhe me të kaluar kriminale: Nuk kandidojnë dhe nuk drejtojnë parti politike
KronikeKryesore

Zbardhet drafti i ligjit kundër spiunëve, drejtuesve të PPSH dhe me të kaluar kriminale: Nuk kandidojnë dhe nuk drejtojnë parti politike

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Grupi i  punës me juristë dhe deputetë të PS i kanë dhënë dorën e fundit ndryshimeve në ligjin për dekriminalizimin ku kanë përfshirë edhe pastërtinë e figurës të kryetarëve të partive politike.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu  e disponon këtë draft i cili pritet të diskutohet fillimisht  të premten, në konferencën e kryetarëve duke i hapur rrugë shqyrtimit në komisionet parlamentare.

Me ligjin aktual të dekriminalizimit nuk parashikohet asnjë filtër vetting-u për kryetarët e partisë por socialistët janë të vendosur ta ndryshojnë këtë.

Në nenin 1 të këtij ligji ku parashikohet qëllimi dhe objekti këtij ligji, me amendimin e propozuar përfshihen edhe partitë politike .

- Publicitet -

Nëse një kryetar aktual partie rezulton me një të shkuar kriminale apo me procese te hapura me drejtësinë dhe nëse ka  qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit, i ndalohet drejtimi partisë.

“Qëllimi i këtij ligji është të garantojë mbrojtjen e parimeve demokratike sipas Rendit Kushtetues të Republikës së Shqipërisë, të besimit të publikut në funksionimin e partive politike dhe të organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes në krye të partive politike ose të zgjedhjes a emërimit në organet shtetërore”.

Ndryshimi i nenit tre ku parashikohet  “Ndalimi për t’u emëruar në një funksion publik” e rithekson ndalimin e kryetarëve të partive me  dosje bashkëpunimi në ish-Sigurimin e Shtetit. Ndalimi ndodh.

1. Për veprat penale të parashikuara në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, personi nuk mund të emërohet apo zgjidhet në funksionet publike, në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj dhe kryetar partie politike.

Ndryshon edhe neni pesë për  mënyrën e “Vetë-deklarimit dhe verifikimin e të dhënave” .

Formulari i vetëdeklarimit dorëzohet dhe administrohet, sipas rastit:  pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zgjedhurit dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë apo për kandidatët për kryetar dhe kryetarët e partive politike apo për të zgjedhurit dhe kandidatët në organet e qeverisjes vendore.

Ndryshimet e socialistëve në ligjin e dekriminalizimit e zgjerojnë spektrin se kush e gëzon të drejtën për verifikimin e të dhënave. Kjo është shtesa e propozuar për nenin 7.

Për kryetarin e një partie politike, përveç subjekteve të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni, të drejtën për të kërkuar verifikimin e gëzojnë edhe një e dhjeta e anëtarësisë së partisë, një e dhjeta e anëtarësisë së organit më të lartë vendimarrës, ose një e dhjeta e anëtarësisë së organit që, sipas statutit ushtron kompetencat zëvendësuese vendimarrëse në periudhën midis dy mbledhjeve të organit më të lartë vendimarrës, pavarësisht nga emërtimi statutor i tyre.”

Ndryshimet e tjera po në këtë ligj lidhen me ndalimin e kandidimit në poste publike apo ndërprerjen e mandatit nëse autoriteti dosje provon bashkëpunimin e zyrtarëve me ish sigurimin e shtetit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:
    August 30, 2022 at 7:36 pm

    Deri me sot OPOZITA ne Shqiperi ka qene ne gjendje kome, e vdekur klinikisht, me kete ligj OPOZITES se vdekur po i bejne funeralin ne sallen e parlamentit, ku jane bere ceremponi pas vdekjes edhe per shume agjente, spiune, e vrases si Gaziodete dhe me rradhe.
    Me kete rast i “urojme” Lul Bashes mireseardhjen apo rikthimin ne gjirin e kurvave

    Reply
  • Gjush akullorja says:
    August 30, 2022 at 7:40 pm

    Ligj i kopsitur kunder Sali Berishes dhe Ilir Metes. Kaq shume i ka hyre frika Liderit Global. Shpalleni sulltanat si Brunei,ta fleme mendjen per demokraci,e dime qe jemi ne diktature dhe mbyllet me kaq. Nuk e dime mendimin e shoqes Kimete.

    Reply
  • XXXL says:
    August 30, 2022 at 7:49 pm

    …. ky draft eshte me porosi te kokrres se orizit, shoqes Kimete.

    Reply
  • Mali says:
    August 30, 2022 at 8:01 pm

    ME NE FUND U KRYE
    IMJA ESHTE TEPSIA
    ME GJITHE CKA NE TE
    RROFTE DREJTESIA

    MOS JEMI NE ENDERR
    APO ESHTE LOJE
    NJE POPU TE TERE
    KUSH MUND TA MASHTROJE

    ZGJOHU O MJERAN
    BOLL ME TY U TALLEN
    NESE KE MBARUAR
    NE BY.. FUTE PALLEN

    Reply
  • info analitike says:
    August 30, 2022 at 9:03 pm

    Po pse vetëm për kryetarët e partive e jo per politikanët dhe administratën shtetërore në përgjithësi?

    Reply
  • ¿? says:
    August 31, 2022 at 2:05 am

    Hahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, shpejt u kujtuan, mbasi luajtem “demokratikshe” 32 vjet, u kujtuam qe duhet te kemi nje ligj per te ndaluar sigurimsat te merren me politike. Bir Selman i nenes cfare te qaj me pare, tet ate qe vdiq apo perse me la me bare.

    Reply
  • Hidrauliku says:
    August 31, 2022 at 5:47 am

    Po per perdoruesit e drogave te forta nuk thote gje drafti???!!!!. ( Nuk e kam fjalen per Ramen) Se mos i vje keq Kimetes.

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2022 at 6:13 am

    Ne kulmin e terrorit enverist,kur Memet Shehu varrosi te gjalle 14 burra te Mirdites dhe gra e femije i dergoi ne HAPSANE ne Tepelene,pikerisht atehere,ish ministri Drejtesise Manol Konomi nuk pranoi te firmose Akt Gjykimin e 22 te pushkatuarve te bombes ne Ambasaden Sovjetike,PAS EXEKUTIMIT. Mund te kishte pasoje te renda ,jo vetem heqja nga Posti,,POR AI E BERI KETE BURRNI.
    Kristaq Rama,kur komunizmit po i binin breket, ne 1989,firmosi varjen ne litar te poetit Havzi Nela.Mund te mos e bente.Nuk do te ishte me as Antar i Presidiumit te Kuvendit Popullor.Edi Rama nuk do te ishte me as Profesor i Institutit te Larte te Arteve,as basketbollist i Kombtares me Atlete Adidas.Madje nuk do te ishte as RREBEL qe i gerhyshet operativeve ne Lushnje.

    Reply
  • Surreli says:
    August 31, 2022 at 10:18 am

    Parlamenti i gomereve te Milotit do ta votoje natyrisht kete ligj idiot, por nuk besoj se ky budallallek do te marre edhe vulen e Gjykates Kushtetuese… Vetem Gestapo kontrollonte partite politike….
    Kryetar partie mund te behet çdo anetar/e partie. Patlamenti mundet te nxjerre nje parti jashte ligjit por nuk mund caktoje kritere per kryetarin e nje partie te ligjeshme.. Ky eshte nje projektligj fashist, dhe opozita duhet te ngreje ne kembe antifashistat, nese ka ndonje ne Shqiperi.

    Reply
  • patrioti says:
    August 31, 2022 at 10:38 am

    Per demon . Kristaq Rama ishte antar i Presidiumit te Kuvendit Popullor , i cili perbehej nga 15 vete ( ishte nje detyre thjesht shoqerore , ashtu si Ismail Kadare , qe ishte sekretar i pergjithshem i Frontit Demokratik) . Edhe neqoftese Kristaq Rama do te rebelohej dhe nuk do te firmoste , Havzi Nela , do te ekzekutohej , sepse duhej te rebeloheshin dhe mos firmosnin edhe 7 te tjere , gje qe ishte krejtesisht e pa mundur , sepse sejcilit i dhimbsej bytha . Po si mund te rebelohej Kristaq Rama , kur ai i besonte me fanatizem komunizmit ? Kete , e ka deklaruar Edi Rama ne shume intervista qe ” babai im kishte bindje te sinqerta komuniste “. E pastaj , c’lidhje ka Edi Rama me bindjet e te jatit , akoma me biografira e prejardhje familiare ? Une personalisht , edhe pse e kam urryer gjithmone rregjimin komunist , do te firmosnja me bindje te plote per ekzekutimin e Havzi Neles , si vrases i punonjesit te policise ne krye te detyres ; c’faj kishte polici i shkrete ? Po shoferi i gazit ? Ngrihen me dhjetra plehra ketu , qe i ardhka keq per ” poetin” , ndersa policin e shkrete dhe shoferin qe i qelloi krimineli “poet” , nuk i permend askush . Askush nuk te denonte me vdekje ne ate rregjim , se paske shkruar disa vargje kunder rregjimit , maksimumi denoheshe 5-8 vjet burg . Havzi Nela u denua si vrases dhe mire ja bene .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  2. lola on Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  3. titi on “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  4. Dudumi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?