Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura, do mbahen nga rrogat e deputetëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura, do mbahen nga rrogat e deputetëve
Lajmi i funditPolitike

Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura, do mbahen nga rrogat e deputetëve

Published: October 2, 2024
Shpërndaje

10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë.

Për shkak të tensioneve në sallë dhe vendimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali për ndërprerjen e mandatit të kolegut Ervin Salianji, sepse u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, deputetët demokratë morën karriget e tyre dhe i dogjën.

Mirëpo, nga një përllogaritje zyrtare, ka dalë se vlera për copë e karrigeve ka qenë 350 mijë lekë të vjetra.

- Publicitet -

Rinovimi i fundit i ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë është kryer në vitin 2010 dhe çdo gjë e financuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Siç është njoftuar zyrtarisht, nga shërbimet e Kuvendit është ngritur një grup i cili do të vlerësojë të gjitha dëmet materiale dhe kostot do të mbahen nga rroga e deputetëve “problematikë”.

“Në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve.

Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile pas atij që ajo e quan “burg politik” kundër tashmë ish-deputetit Ervin Salianji. Protesta e parë kombëtare është njoftuar më datë 7 tetor në Tiranë, ku pritet të ketë radikalizim të aksionit opozitar, deri në bllokime rrugësh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Humoristi says:
    October 2, 2024 at 8:58 am

    Jane fatura te kripura.Jane blere me tendera, ku eshte paguar edhe speci djeges!?

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 2, 2024 at 11:19 am

    Mirepo nga llogaritja e tyre ka dale fatura
    Po pse “mirepo”?

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 2, 2024 at 11:23 am

    Ca eshte mosbindja?
    Nga ka dale ky term idiot?
    Ne llogjiken e fjales, qe nuk ka ekzistuar qe para periudhes idiote te elites Rilindjote, mosbindje, ose te mos bindesh, do te thote te mos besh ate qe dikton rregulli. Po jo qe te veprosh. Pra, fjala e sakte ka te beje me protesten civile.
    Ti mund te duash te cpikesh nje fjale qip, po nuk eshte e sakte.
    Mosbindje mospjesmarrje, mosperjashtim..
    Na cmendet me kete idiotizem gjuhesor

    Reply
  • Vigjilenca says:
    October 2, 2024 at 3:27 pm

    Nuk kanë faj, kur u pasuruan dhe ndryshuan statusin nga “bashkëvuajtës” në agallarë, duke na rrjepur, çfarë i kushtojnë atyre disa karrige të parlamentit.
    O njerëz a e kuptoni që po na shtypin, duke na varfëruar sa më shumë, duke na blerë votën me një Ngrihuni thes miell dhe duke na marrë jetën
    tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Sa poshtë që kemi rënë. Historia e këtyre 34viteve do të tregohet si legjenda e Rozafës, si historia e njërëzve primitiv por në shekullin 21. Ngrihuni dhe protestoni për të drejtat tuaja,për një jetë më të mirë, për mirëqënien tuaj, për të ardhmen e brezit të ri që braktisi Shqipërinë nga zaptimi i barbarëve.

    Reply
  • Nik says:
    October 2, 2024 at 3:34 pm

    Ndaj dhunës duhen masa të ashpra, përndryshe vëndi do kthehet mbrapsht! Të gjithë ata mender deputetë që janë përfshirë në dhunë në parlament duhet të hetohen nga SPAK dhe gjykata të japë vendime sipas ligjit. Këtyre monstrave me hajvanin Noka në krye ju duhet bërë e pamundur kandidimi përsëri për deputet sepse ata janë kundër demokracisë dhe shtetit ligjor jo vetëm verbalisht por dhe me veprime të dhunshme. Ky Mut Noka ka dalë komplet nga binarët jo vetëm për hallin e Sali Pykës por mbi të gjitha për hallin e vet. Ai po hetohet nga SPAK për korrupsion madhor kur ishte ministër i rendit, (ministër një hajdut dhe bandit!). Hetimet duhet të ecin më shpejt dhe gjasat janë që të shkojë atje ku e meriton!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës. Nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?