Është nënshkruar “Deklarata e Përbashkët e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes” ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.
Dokumenti u firmos nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anuši?, dhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.
Deklarata e Përbashkët pas takimit ndërmjet ministrit të Mbrojtjes së Republikës të Shqipërisë dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës të Kroacisë dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës të Kosovës, mbajtur në Tiranë, Shqipëri, më 18 mars 2025.
Duke njohur marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës, të bazuara në vlerat e përbashkëta, orientimet strategjike dhe angazhimet reciproke drejt sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, Duke riafirmuar synimin tonë për të forcuar bashkëpunimin trepalësh të sigurisë dhe mbrojtjes për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore dhe në rajonin Adriatiko-Jonian,
Duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, evropian dhe ndërkombëtar,
Marrja e veprimeve të menjëhershme për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse duke pranuar ambiciet që rrjedhin nga Koncepti Strategjik i NATO-s dhe Busulla Strategjike e Bashkimit Evropian, të konceptuara për të rritur aftësinë tonë për të mbrojtur territoret dhe njerëzit tanë, si dhe për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, Avancimi i hapave të përbashkët për të rritur bashkëpunimin dhe prodhimin industrial të mbrojtjes në përputhje me Zotimin e NATO-s për Zgjerimin Industrial dhe planin e Bashkimit Evropian për “Riarmatosjen e Evropës”,
Ne jemi të vendosur për t’u siguruar që jemi të pozicionuar mirë për t’u bërë ballë kërcënimeve aktuale dhe në zhvillim, si dhe për të arritur objektivat tona të mbrojtjes dhe sigurisë,
Ne: Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, si dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, deklarojmë angazhimin tonë si më poshtë:
Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse duke:
– Eksploruar zhvillimin dhe blerjen e kapaciteteve mbrojtëse nëpërmjet zgjidhjeve të bashkëpunimit shumëkombësh për të rritur gatishmërinë e forcave tona ushtarake;
– Identifikuar hapësira për bashkëpunimin industrial të mbrojtjes, duke nxitur aksesin në burime dhe zinxhirë furnizimi për të krijuar një industri konkurruese dhe të qëndrueshme të mbrojtjes;
– Rritur përpjekjet për të investuar në teknologji dhe inovacione të reja për të përshpejtuar dhe siguruar një qasje të unifikuar ndaj transformimit të sigurisë dhe mbrojtjes.
Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve duke:
– Ndarë ekspertizën dhe praktikat më të mira në rekrutimin, zhvillimin dhe mbajtjen e personelit të kualifikuar, duke përfshirë shkëmbimin e koncepteve të forcave rezerviste, për të rritur kapacitetet tona parandaluese dhe mbrojtëse;
– Rritur mundësitë e edukimit dhe trajnimit individual dhe kolektiv përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake përkatëse, me qëllim që të ketë kuptueshmëri më të mirë nga ana strategjike të kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta;
– Forcuar stërvitjet dypalëshe dhe/ose trepalëshe për të përmirësuar ndërveprueshmërinë, në përputhje me Politikat e NATO-s dhe BE-së për Trajnimet dhe Stërvitjet, për t’u siguruar që forcat të jenë të përgatitura në mënyrë adekuate.
Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë duke:
– Forcuar hapat e përbashkët për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve hibride, duke përfshirë kërcënimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale;
– Shkëmbyer informacione dhe shërbime të inteligjencës për ndërgjegjësimin dhe koordinimin strategjik dhe operacional të situatës ndërmjet institucioneve të mbrojtjes për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive kundër sfidave që hasin vendet tona përkatëse;
– Eksploruar opsione të reagimit që adresojnë një gamë të gjerë kërcënimesh të mundshme për infrastrukturën tonë kritike dhe rrjetet e komunikimit dhe që mbështesin kohezionin dhe ndihmën e ndërsjellë.
Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik duke:
– Përafruar politikat dhe pozicionet me institucionet dhe strukturat shumëpalëshe euroatlantike për sigurinë dhe mbrojtjen, për të çuar përpara interesat dhe objektivat tona kombëtare dhe të përbashkëta rajonale;
– Treguar angazhim për bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë për integrimin e plotë të Kosovës në iniciativat rajonale për sigurinë mbrojtjen;
– Mbështetur perspektivën euroatlantike të Kosovës duke ofruar mbështetje për statusin e saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Kjo Deklaratë e Përbashkët është bërë në frymën e miqësisë, solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë. Ajo pasqyron vizionet e përbashkëta strategjike të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës. Ajo nuk krijon asnjë detyrim të ri ligjor ndërkombëtar ose ndërqeveritar ndërmjet shteteve, as nuk ndikon në detyrimet ekzistuese me shtetet e tjera.
Nënshkruar në Tiranë, më 18 mars 2025
Për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës të Shqipërisë
Z. Pirro VENGU
Ministër i Mbrojtjes
Për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës të Kroacisë
Z. Ivan ANUŠIC
Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes
Për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës të Kosovës
Z. Ejup MAQEDONCI
Ministër i Mbrojtjes
“ Zbardhet marrëveshja që tmerroi Serbinë ………”
Ky është titulli i shkrimit !
Unë jam evropian nga Ballkani , nga ajo “ fuçia e barutit “ që ishte.dhe vazhdon të jetë po ajo , “ fuçi baruti “ .
Për të tmerruar Serbinë qënka krijuar kjo aleancë ?
Kjo aleancë qënka një NATO brënda NATOS .
Ka nevojë NATO per të tilla aleanca ?
Ky veprim, ky hap është fund e krye i pa nevojshëm, i pamatur dhe provokativ . Dhe ja , pasoja e parë menjëherë u çfaq , edhe Serbia e trembur krijoi edhe ajo aleancën e saj me Hungarinë …
Dhe ky reaksion zinxhir nuk dihet ku përfundon …
Klasa jonë e degjeneruar politike nuk mendoi asnjeherë per mbrojtjen e atdheut , vetëm vidh e shkatërro potencialin e madh ushtarak qe patem, deri tek fisheku i fundit .
Dhe janë po ata që duan sa të jenë gjallë votën tonë ………..
Jam i mendimit qe kjo Aleance Tradicionale eshte e nevojshme,Por,por kur Bota po armatoset,Rama po krihet dhe hekuroset.Buxheti i shtetit shkon ne inceneratore fantazem,ne Aeroporte pa udhetare,pa aeroplane,si ay i Kukesit,qe po mbillet me Fotovoltaike,.Asnje Investim Serioz ne Industrine e Armatimit.E kishim,por s`e kemi.E kishim aq te fuqishme,saqe perbente pjesen e luanit ne exportet e Atij Shteti qe ex[ortonte bitum,minerale dhe domate.
I kam shkrojtur dhjetra dhe qindra here kryeministrit:Grumbullo inxhinjeret dhe specialistet e Uzines Lendeve Plasese ne Mjekes se eshte Teknologji Suedeze.I kushtoi Atij shteti Miljarda.Exportoi per 10 vjet ne gjithe boten dhe kerkesat ishin te medha.Edhe sot me Ato explozive punojne,Raketat,Predhat,fysheket,Minjerat,,oooo te plaste koka, si daulle Turistike.
Jo vetem siguron miljarda per Shtetin,por edhe puneson mijra shqiptare,qe marrin rruget e Botes.
O te plaste koka,o dallkauk turistiik!
Ide fantastike. Vetem armiqte e Shqiperise mund te kene kritika per kete marreveshje. Serbia historikisht ka qene agresori. Serbia eshte rrezik per Kosoven, eshte rrezik per Bosnje-Hercegovinen, eshte rrezik edhe per Malin e Zi, por mos harrojme se Serbia beri lufte edhe me Kroacine. Ka pakica kombetare ne cdo nga keto vende, qe po i nxit drejt luftes. Serbia po armatoset nga Rusia dhe Kina, por, fatkeqesisht edhe nga Franca. Perse i do Serbia gjithe keto arme dhe avione, drone dhe mjete te tjera luftarake? Per ti vene ne muzeumet e saj!? Jo, Serbia po pergatitet per lufte ne Ballkan, per te marre territore te tjera. Serbia qartazi dhe hapur kerkon ti marre veriun Kosoves, madje te rrembeje perseri te gjithe Kosoven. I ben kercenimet hapur. Dhe pret vetem nje shenje nga Putini, qe te hidhet ne lufte. Te njejten gje Serbia do te beje edhe me Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinen. Te marri territore dhe madje ti shkaterroje si shtete te pavaruara. Ne keto kushte, krijimi i kesaj aleance euroatlantike eshte mese i domosdoshem. Trump po thote qe Amerika mund te terhiqte nga NATO. Ne keto kushte si do te mbrohen vendet Ballkanike kunder aksit Serbi-Rusi-Kine? Kjo aleance eshte teper e zgjuar dhe ne kohen e duhur. Vucic hiqet si viktime dhe kerkon llogari se perse nuk e ftuan edhe Serbine. Kesaj i thone te vesh ujkun te ruaje tufen me dele. Si mund te beje Kosova aleance ushtarake me Serbine, kur Serbia kryen akte terroriste kunder Kosoves, dergon skuadrone te armatosura deri ne dhembe per te krjuar kaos dhe terror mbi popullsine e Kosoves. Bravo Rama, Kurti dhe sigurisht edhe miqte tane kriate.
Serbia nu u tmerrua nga armet e kesaj aleance por sepse kjo aleance u krijua per tu mbrojtur nga serbia edhe sikur nato neser te vdese
Por me kryesorja eshte izolimi i serbise nga fqinjet
Ajo ka frike se kjo aleance po mbljell faren e nje federate te re ne rajon pa serbine ky eshte tmerri i saj
Mos harrojme se ballkani i dhjere ishte aleance me serbine lider te jugosllavise se re
Kjo aleance eshte e kunderta e ballkanit te hapur nqs i bashkohet mali i zi maqedonia dhe bullgaria kjo do bente qe serbia te merrte rulin e shqiperise me 1913
Kjo do shfaroste cdo plan te serbise ne politiken e saj te jashtme per hegjemoni dhe do bente qe ballkani mos kish me probleme
E tmerruat Serbine?
Mos na hapni barkun, legene te ndyre..
I jepni shkas si Hamas te ndermarri hapa serioze kunder Paqes ne Ballkan.
Llogjika e Katiut eshte e drejte. Cdo veprim i kesaj natyre eshte provokim per pershkallezim te konfliktit rajonal.
I jep shkas Serbise te krijoje precedente per lufte.
Rama eshte spiuni me i ndyre qe mund te kete patur Shqiperia ne sherbim te Serbise.
Asgje patriotike ne veprimet e nje njeriu qe vetem ka shkaterruar Pavaresine e Shqiperise dhe te Kosoves
Aldrinp cari , qelbësirë e zagar rrugësh , mos e ngatërron Ramën ne kuçedrën e Viçidollit ? Ai e ka shkatërruar Shqipërinë , ndërsa , nëse është bërë diçka e mirë për Shqipërinë në këto 3 dekada , të gjitha i ka bërë Partia Socialiste . Ti me këtë gjuhë shkruan gjithmonë për qeverinë dhe Ramën , dy janë arsyet , ose të ka bërë Saliu i Viçidollit tëtëmë , ose të ka bërë ty ilegalisht .