Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet projekti, “Durrës Waterfront” do të kushtojë 416 milionë lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zbardhet projekti, “Durrës Waterfront” do të kushtojë 416 milionë lekë
Ekonomi

Zbardhet projekti, “Durrës Waterfront” do të kushtojë 416 milionë lekë

Published: June 29, 2022
Shpërndaje

Projekti i ri i portit të Durrësit do të shoqërohet me një projekt tjetër krah tij, të emërtuar “Durrës Waterfront”. E krahas këtij projekti, pritet të nisë edhe një proces transforimi urban me ndërtimin e shëtitores së plazhit nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Konvaleshencës në Durrës.

Në funksion të këtij projekti janë vënë 416.6 milionë lekë, për të cilat Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur edhe tenderin përkatës.

Zona e Shëtitores së Plazhit nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Konvaleshencës ndodhet 4 kilometra larg nga qendra e qytetit të Durrësit dhe gjithashtu është në vijë të parë lidhjeje me urën e Dajlanit dhe portin e Durrësit.

- Publicitet -

Kjo zonë ka një vijë bregdetare të gjatë prej 3.2 kilometrash, përfshirë këtu dhe zonën në të cilën është konceptuar projekt ideja e “Durrës Waterfront”.

Ndër aktivitetet kryesore në zonë janë plazh, hoteleri, restorante, sporte në rërë dhe një shëtitore këmbësore me gjerësi rreth 2-3 m midis brezit të rërës dhe objekteve ndërtimore, e ndërtuar rreth viteve 2004- 2005.

“Kjo zonë ka një potencial të madh zhvillimi duke marrë parasysh dhe projektin e ri të portit të Durrësit ‘Durrës Yacht & Marina’. Projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ konsiston në zhvillimin e portit të Durrësit dhe jo vetëm. Në këtë zonë të re, do të kenë zhvillim fusha të ndryshme si hoteleria, shërbimet, transporti etj. Thënë kjo, ‘Durrës Waterfront’ do të jetë një aset i shtuar ‘Durrës Yacht & Marina’ dhe e anasjellta. Këto dy zona zhvillimi do të jenë një vazhdimësi e njëra-tjetrës, duke bërë kështu një lidhje të aktiviteteve që do të jenë të shpërndara në to. Shëtitorja e re do të trajtohet si një hapësirë e hapur për qytetarët ku do të bashkëjetojnë funksione të ndryshme në hapësirat e tyre të nevojshme” shkruhet në dokumentët e tenderit.

Shëtitorja është ndarë në 3 fragmente të cilët janë:

Fragmenti 1 – Nga Ura e Dajlanit deri tek Pista ‘Kosova’
Fragmenti 2 – Nga Pista ‘Kosova’ deri tek Hotel ‘Adriatik’
Fragmenti 3 – Nga Hotel ‘Adriatik’ deri tek Konvaleshenca
Në projekt janë përfshirë një sërë aktivitetesh dhe hapësira rekreative të ndryshme si shëtitore lineare përgjatë gjithë shtrirjes së plazhit, duke siguruar shëtitoren (për të shërbyer si sipërfaqe e përbashkët), korsi të dedikuara për këmbësorët, çiklistët dhe vrapim, zona sportive duke përfshirë sportet ujore, këndet e lojërave për fëmijë, Komoditete të vendosura përgjatë zonës së shëtitores, zona të dedikuara për mundësi investimesh të lehta, objektet e relaksimit në plazh etj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Selvije xhecuka says:
    July 1, 2022 at 9:46 am

    Po u arrit te behet projekti eshte arritje e madhe per qytetin e Durrësit dhe vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?