Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet skema e KQZ-së dhe pakti PD-PS për listat: Si ndahen mandatet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbardhet skema e KQZ-së dhe pakti PD-PS për listat: Si ndahen mandatet
Lajmi i funditPolitike

Zbardhet skema e KQZ-së dhe pakti PD-PS për listat: Si ndahen mandatet

Published: January 22, 2025
Shpërndaje

Pakti mes socialisteve dhe demokratëve për listat, ngriti shumë pikëpyetje se sa deputetë do të jenë preferencë e kryetarëve dhe sa e qytetarëve.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mbyllur në 12 qarqet e vendit.

Sipas formulës që do aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, 46 deputetët e parë të çdo subjekti garues do të jenë produkt i listës së mbyllur ku renditjen e ka caktuar kryetari, ndërkohë vetëm partitë që arrijnë të marrin një numër mandatesh që tejkalon listën e mbyllur do kenë mundësi të çojnë në Kuvend deputetë si preferencë e qytetarit.

- Publicitet -

Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, partitë politike duhet të gjejnë 186 kandidatë, pasi ndonëse garohet për 140 ulëse në Parlament, ndarja e listës së kandidatëve në dy pjesë, një e fiksuar dhe pjesa tjetër e hapur, detyron subjektet garuese të paraqesin më shumë emra.

Sipas projektvendimit të KQZ, parashikohet që partitë politike të paraqesin një listë të ndarë në dy pjesë, ku 46 do të jenë në pjesën e mbyllur ndërsa 140 në pjesën e hapur, ku do të garohet për çdo votë.

Përllogaritja:

Në zgjedhjet e 11 majit, në sistemin e ri zgjedhor që do të aplikohet në Shqipëri, 46 deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga lista e mbyllur, e cila është përcaktuar nga partitë dhe votuesi nuk ka mundësi të ndikojë në renditjen e tyre.

Për partitë që fitojnë më shumë mandate se ato që kanë në listën e mbyllur, do të ketë mundësi të fusin deputetë nga lista e hapur, ku renditja përcaktohet nga votuesit.

Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe votuesi nuk mund të ndikojë. Vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit.

Dokumenti i KQZ ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura.

Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura.

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur.

Sipas qarqeve, në Berat, për çdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar, dhe 5 nga lista e hapur.

Në Dibër, 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura.

Në Durrës, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur.

Në Elbasan do të jenë 5 nga 15 mandate të mbrojtura në listë të mbyllur.

Në Fier, 5 nga 16 emrat, do të jenë të mbyllur.

Gjirokastra ka vetëm 1 emër në listë të mbyllur nga 4 mandate gjithsej.

Korça ka në listë të fiksuar, 3 nga 10 mandate për çdo subjekt zgjedhor.

Kukësi do të ketë 1 mandat të fiksuar, Shkodra 4 të tillë.

Në Tiranë, 12 fituesit e parë do të merren nga lista e mbyllur.

Vlora do të ketë 4 deputetë në listë të sigurt nga 12 mandate gjithsej.

Sipas Kodit, për çdo parti garuese, mandat do të fitojnë të parët ata që janë në listën e mbyllur, dhe brenda listës së mbyllur do të respektohet renditja e paracaktuar nga kryetari i partisë.

Nëse partia/koalicioni fitojnë mandate në atë qark, më shumë se sa ka emra lista e mbyllur, atëherë do të fitojnë mandat sipas radhës, më të votuarit nga lista e hapur.

Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse zonjat nuk janë votuar sa duhet në zgjedhje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Hatixheja says:
    January 22, 2025 at 4:22 pm

    Votime alla shqiptarshe: gjysma gjel i hapur, gjysma gjel i mbyllur; gjysma diktature, gjysma dhlemokraci.

    Reply
  • Astrit says:
    January 22, 2025 at 8:51 pm

    Shkrim medioker, u tremba, thuaj 46 nga 140 dalin nga listat e mbyllura.

    Reply
  • demo says:
    January 22, 2025 at 9:20 pm

    Merr vesh gje nga kjo cucumere ti o Sali? Po ti 30 vjec te kishe qene,jo 80, do ta kishte mbyllur me mut Edi Rama. qekur bere ato marreveshjet me lista te mbyllura ne 2009 tu ka mbyllur me mut,.Fiton vetem Edi Rama.
    Po nuk deshe ti te fitosh,c`pune kemi ne te votojme ty?Keto partite e reja po nuk ndryshuan Ligjin Zgjedhor komplet me lista te hapura vrafshin veten,.Se nuk do behem une deputet. Deri tani une vetem Lulzim Bashen kam degjuar te kerkoje Zgjedhje me Lista te hapura.Te votohet njeriu,jo Partia.

    Reply
  • mali says:
    January 22, 2025 at 9:37 pm

    Bejani qejfin Dashit .
    Votoni Rama dhe ne fund te mandatit mbeten vetem pensioniste dhe nxenesit e fillores.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?