Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili aktualisht gjendet në paraburgim si person i përfshirë në çështjen e inceneratorëve dhe nën hetim për korrupsion gjatë detyrës së tij, mund t’i lërë mjediset e institucionit nëse i nevojitet, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Është ky vendimi i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, pas kërkesave të shumta të Kokës, lidhur me trajtimin e tij mjekësor.
Vetë avokatët e ish-ministrit, kanë kërkuar prej kohësh një zbutje të masës së arrestit ndaj tij, lidhur me akuzat për inceneratorin e Fierit.
Mirëpo, Gjykata, nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa deri tani.
Teksa, një tjetër i përfshirë në çështje, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako, e fitoi fillimisht zbutjen e masës në arrest shtëpie, por më pas GJKKO rivendosi masën e arrestit me burg ndaj tij.
Koka ishte i pari që u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 14 dhjetor, për korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorët.
Në dëshminë e tij, gjatë seancës, ish-ministri theksoi se “nuk e kam shkelur ligjin”.
Arrestimi ka ardhur, pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim për çështjen e inceneratorëve.
Akuza e LSI-së lidhej me pretendimet për shkelje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në Qarkun e Durrësit.
Më 1 shtator 2021, vetëm dhjetë ditë përpara fillimit të punimeve të Kuvendit të ri, Koka dha dorëheqjen nga posti nëpërmjet një statusi në median sociale Facebook.
Karriera e tij politike ka nisur qysh në fillimvitet 2000.
Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Durrës fillimisht, në mandatin 2003-2007.
Më pas, Koka, pjesë e LSI-së, do të bëhej ministër i Mjedisit në vitin 2013, në Qeverinë e parë të Edi Ramës, i cili bashkoi forcat me Ilir Metën, asokohe në një koalicion të gjerë parlamentar.
Në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk pranoi të digjte mandatin e tij me vendim partie në vitin 2019 – duke qëndruar kështu në Parlament – Koka iu bashkua socialistëve.

Me sa duket Shqiperia lodhet kot , me keta lloj prokurre si puna e Llalles , ne mos me keq .
Prokurore , qe levdohen sa pasuri kane sukrestuar , sikur jane ndermarrje biznesi . Per mendimin tim , Drejtesia eshte goditur keq , nga Berisha . Ai ka ende influence ne gjykatat dhe vecanerisht , mbi prokuroret Kam njohur , nga shtypi nje prokurore shqiptare , INa Rama . Te tjere s’ka . Me falni per shprehjen jane tredhur nga nje idiot me kustumm dhe kollare , spiuni i dy tre spiunazheve , Berisha . Kam mendimin , qe te vendosen prokurore te huaj , mundesisht afrikane . Si mund ta quash veten prokuror , dhe te leshe te baresi sokakeve , mema e krimit , Berisha – Meta ? Gjyqesori eshte i kapur , qysh ne veze . Prokurori , qe merr per baze kallzimet e Monikes , qe nuk i sherbejn easkujt . Vetem fakti , qe Lefteri eshte kallzuar nga Monika , duhet te mos ishte perfolur dhe kurre te mos ishte arestuar . Lefteri i ka sjelle shume sherbime popullit shqiptar . E reabilitoi mjedisin , qe e kishin shitur , Monika e te ngjashem . Ne pyjet e Shqiperise nuk kishte as zogj , sepse i kishin cfarrosur gjuetaret italiane. vetem , per bjerrien e mjedisit . Berisha, Meta dhe Monika , duhet te ishin denuar me burg per jete , me qe nuk ka denim me vdekje . Keta te tre , habiten vete si jane ende ne liri . Mjafton fakti , qe Monika kallzon dhe SPAKU , vepron , duhet te kemi prokurore afrikane . Gjykates le te rrine keta qe jan e se ata prokurore i bejne te gjyqtaret te lexojne ungjillin pa karte . Seriozisht. Ky lloj prokuror i vijoi mandatin paralelisht me Berishen , Meten , Moniken dhe e quan karieren te sukseshme . Kariere me bloze se e Llalles . Me llogjiken me te thjeshte , LLalla duhet te lirohet , me qe ky e quan mandatin te sukseshem .Llalla ishte i pa arsimuar , por nuk kishte reforme . Ky u tall me reformen .Pasardhesi , ju lutem te jete nje prokuror , nga Senegali ose Ruanda , qe ja di vleren punes . – Zgalem
Cfare te ben urrejtja , ne cfare fjalesh , akuzash qe s”ka lidhje aspak me artikullin e mesiperm! ! Gjykatat , SPAK – ku , eshte ne duar 200% te Rames e Zgalemi i verbuar permend Berishen , Meten e Moniken . Lere kete mllef e inat ne artikuj te tjere e jo per “sihariqin ” se L. Kokes i jepet e drejta te kurohet si qytetar i lire e jo si i burgosur ku ndodhet aktualisht . Neser do te degjojme dhe sirenat e ambulances per t”a shtruar ne spital ,larg qofte ishalla !. Ai si njeri s”ka pasur nevoje aspak per miljona se eshte i pari biznesmen qe ne fillim vitet e 1990 privatizoi kantinen e Veres ne Durres .Pra flasim per nje fabrike pijesh per tre dekada .Per miljonat e koncesioneve qe akuzohet te tregoje te drejten se ndoshta dikush tjeter duhet t”a zevendesoje ne qeli . L .Koka s”ka ku con miljonet e veta .Pra ato 400 e ca miljone te koncesioneve te Tiranes ,Fierit , Durresit e tje . te sqarohet ku shkuan ,kush i mori dhe pse i mori . Pra Zgalem ,e thjeshte puna ,leri emrat e hajnive te kaluara se artikulli flet per hajnine e fresket , te te sotmen .
Kjo tregonse Saliu dhe Likja kane pranuar kete afere dhe kane marre premtimin qe s’ka per tu ndodhur gje! Ta befsha mutin Shqiperi!
Te ndalohen dhe te burgosen perjetë te gjithe te moshuarit qe nuk ja dalin te paguajne dritat dhe ujin!
Çdo vit, te zevendesohen 10-12 fjale te shqipes me fjale te huaja. Për kete vit te perseriten pambarimisht fjalet:
Lungomare, Pedonale, Pjaca, Purrij, Maxhoranca, Minoranca, Çedoi, Incenerator!
Tallavaja te shpallet muzike kombetare.
Çiljeta, Bujar Qamili, Sinani, Artjola, Lek Plepi, te shpallen Artiste te Popullit.
Te behet gjithçka qe prona mos te shkoje kurre te i zoti, por te te huajt mundesisht apo tek Investore stategjik si i biri i Luftar Pajes apo Jamarber Malltezi!
Familjet Berisha, Rama, Nano dhe Meta te shpallen te perjetshme, nje pinjoll i tyre te jete Kryeminister apo president i vendit, here njeri her tjetri, me rradhe!
Pas vdekjes se shumelumturise se tij Janullatos, nje tjeter qytetar grek me pervoje shumevjeçare ne Asfali, te vihet kryetar i Kishes te Pavarur ( nga kush?!).
Te mbyllen shkollat dhe te hapen xhami.
Detin tja falim Gerqise, ne te mbajme vetem deri ne njeqind metra nga bregu.
Mitrovicen tja japim serbiçkes.
Kurdo qe serbiçka te ndermarre veprime kunder shqiptareve, te ndihmohet salija te djege Shqiperine.
Berat Bzhala, i Qimi i Pekajve, Taulant Balla, Edi Paloka te shqyrtohen nga nxenesit e shkollave qe te arrijne ne nivelin e tyre.