33-vjeçarja Svetlana Timofoeva me pasaportë ruse dhe Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse. Këta janë dy nga 3 të arrestuarit për ngjarjen e kësaj të shtune pasdite në Uzinën e Armëve në Gramsh.
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur ndërkohë dinamikën e ngjarjes, ku tre shtetas të huaj u përplasën me dy rojet ushtarake të objektit.
Sipas asaj që bëhet e ditur, gjithçka ka nisur rreth orës 17:40 të ditës së sotme kur roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Sipas Mbrojtjes, ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe po bën fotografi.
Të dy efektivët i kanë bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por personi ka tentuar të largohet. Dy efektivët e kanë ndjekur duke bërë ndalimin e tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues. Ka pasuar një përleshje fizike dhe dy ushtarakët, megjithëse të dëmtuar, e kanë ndaluar personin në fjalë.
Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.
Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka ndjekur dhe ndaluar edhe dy personat e tjerë jo shumë larg nga uzina.
Ata udhëtonin me një mjet tip “Chevrolet”, brenda të cilit u ndalua shtetasja ruse Svetlana Timofoev 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjeç.
Vijojnë hetimet.
i.b. / dita

UJI FLE POR HASMI NUK FLE…
SYCELTESI !
DY USHTARET SYSHQIPONJA- NDERI I KOMBIT
BEKUAR GJIRI I NENES SHQIPERI DY USHTAREVE SYSHQIPONJA.
NDERI I KOMBIT PER TA ESHTE ME MERITORI NE KETO 32 VJET, I NDERUAR ZOTNI PRESIDENT, CKA ESHTE MERITE EDHE E PUNES SUAJ SI ISH- SHEF SHTABI I FORCAVE TE ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE.
ASKUSH NUK NDERON SI I NDERUARI!
ATA E MERITOJNE PLOTESISHT
NJE SHEMBULL PER TU NDJEKUR NGA CDO SHQIPTAR.
CKA NUK UA PRET MENDJA DJAJEVE TE “ PERANDORISE SE DJALLIT “ RUS E AGJENTURAVE ME TE FELLIQTA NE BOTE -FSB- SHERBIMI I SIGURIMIT FEDERAL- ISH KGB DHE GRU- SE SHERBIMIT TE ZULIMIT USHTARAK.
Cka nuk i pjell mendja “ Perandorise se Djallit” dhe ariut rus sidomos mbi 100000 Operativeve strategjike te tyre në mbare Boten!
Syceltesi !
Kot po pyes, perse shtetasit ukrainas nuk i jepet identiteti i plote?
Te ishin agjente te mirefillte rojeve te repartit nuk do u gjendej shenje. Prisni mos nxirni perfundime te parakohshme, ndoshta sprajin e ka përdorur per vetembrojtje gruaja e botes se ndoshta kane dashur qe ta perdhunojne.
Si rregull keto objekte kane nje rrethim sigurie me rreze 5 km para se te arrish te muri
zones ushtarake. Ushtaret ndofta i kane pikasur me pare dhe kane dashur ti kapin ne brendesi te repartit. Megjithate rojet duhet te kene urdher per te hapur zjarr qofte edhe paralajmerues e me pas neutralizues. Sherim te shpejte ushtareve.
O mondi ta zemer se nuk ishin Por jane ne fakt, cdonin ne uzine keta arinj rus. Sa per dijeni ruset e kane ne taktiken e tyre qe ne Cdo grup ka femra.
O Mondi, po jane kapur ne UZINE ARMESH, jo ne hotel a restorant se po ikni pa paguar… o derezi! Jane perleshur me ushtaraket NE DETYRE, jo me sazexhinjte e lokalit. Ah, ndoshta je ironik…te kerkoj falje, se s’ka mundesi njeriu te jete kaq hajvan!
Perderisa ne ato uzina te braktisura prej 30 vjetesh nuk gjen me as copa hekuri,se tornot i kane shhitur per skrap,cfare duhen agjentet aty,per te hartuar objektin qe do bombardohet me rakete ruse?
Nuk e di,,po me duket qe gjithe kjo tullumbace, do zbuloje tre aventurire ruse NE KERKIM TE BELASE.
O Mondi .Ckujton ti se cfare jane agjentet . A po i kraheson me filmat si ai 007 dhe ti i ha te gjitha cfare e sajone kinematografija .Ka aq shume forma sa kjo qe njera nga ato te mundshmet .Mos harr dhe nje gje .Cu duheshin ketyre agjentve te dhenat per nje Uzine ushtarake te braktisur per 22 vjete?
Kjo ngjarje flet per te tjere element.Sa jane te lidhur, shqiptaret me ndjenjen kombetare, per te ruajtur vlerat, qe kemi patur e trasheguar . Kjo tregoje se ushtaret tane e populli jane patriot e jo legena si politkanet tane, qe nga babezija per pushtet, u sherbejne klaneve agjenturore .Harrove cfare tha Meta ,ky kaubojsi nga Cepani i lindur 1000m mbi pirgune bajgave! Edhe Rusija ka raketa. Ptu rraca qenesh ne politken shqiptare .
Eshte merit individuale e te dy ushtarakve roje si dhe e banorve te fshatit qe e ruajne akoma traditen e popullit shqiptare .Kete mesim moren ruset qe kryen kete e akte diversjoniste ndaj nje objekti ushtarak .Mbi te gjitha sot ne FA vlersohet devotshmerija per te mbrojtur atdheun. Teknologjija ka rolin e saj por jo me shume se ushtari qe mbron me jete idealet e vendit te tije .
Ndihem krenar ,qe edhe pas kesaje amullije te demokracise 31 vjecare, ka akoma breza shqiptare qe atdheune kane si gjene mete shtrenjte . Rrofte popoulli . Poshte politkanet .
Une per vete i them se u vertetua llafii i hedhur nga Vucici do kohe me pare kur kercenoi se e e pushtonte Kosoven dhe Shqypnine me spray deodorant mizash, ne nje kohe qe kjo cuca me syze doktori e Putinit eliminoi dhe asgjesoi ushtaret trima te Ministrise se Mbrojtjes me nje spray per kafshe per te fotografuar fabriken gerdalle sovjetike te Gramshit qe ruset ja kishin falur kinezeve nga dashnia komuniste dhe qe kinezet e Maos ja kishin falur me pas Enverit se nuk i hynte me ne pune