Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, do përdoreshin për ekzekutimin e kriminelëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, do përdoreshin për ekzekutimin e kriminelëve
AktualitetKronike

Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, do përdoreshin për ekzekutimin e kriminelëve

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues i Parë Ardian Çipa dhe prokurori i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi kanë dalë në konferencë për shtyp, në lidhje me parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen “Gurabardhi” i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.

Nga ky operacion u arrestuan dy shtetas, Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu, të dy 37-vjeç.

- Publicitet -

Deklarata e Policisë:

Përshëndetje,

Jam sot këtu, së bashku me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të komunikuar me ju dhe nëpërmjet jush, me publikun, për veprimet e kryera së fundi, nga strukturat policore të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët.

Siç jeni në dijeni dhe nga njoftimet për shtyp, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Në këtë kuadër, mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”.

Falë marrjes në kohë të informacionit, koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe veprimeve operacionale, hetimore e procedurale të autorizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen “Gurabardhi”, të qytetit të Elbasanit, i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.

Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:

• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
• 3 pistoleta me silenciatorë;
• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
• Kapsolla detonatore;
• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
• 4 aparate celulare;
• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Si rezulatat i hetimeve paraprake dhe dyshimeve të bazuara në prova, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë;

Ky shtetas u arrestua për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

-Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.

Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të provave materiale dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Referuar hetimeve proaktive te kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë.

Për arsye të dobisë së mbarëvajtjes së hetimeve dhe dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, na lejoni të jemi të rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme.

Theksoj se Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Dëshiran” që u finalizua 1 javë më parë, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: një kallashnikov, pistoletë, granata dore dhe municion luftarak, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.

Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Elbasan, se strukturat e Policisë janë tërësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftoj përsëri qyetarët që të jenë akoma më bashkëpunues me Policinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • katarakti says:
    October 20, 2022 at 10:51 am

    Ore ju të “Ditës”! Çfarë titulli keni vënë kështu?! “Armët do përdoreshin për ekzekutimin e kriminelëve”?! A jeni në metro?! Ku ta gjesh që armët të përdoren për ekzekutimin e kriminelëve nga ndonjë grup antikrim? Por ato armë do përdoreshin nga kriminelët në ekzekutimet dhe vrasjet e planifikuara nga ata. A e kuptoni ndryshimin?!

    Reply
  • demo says:
    October 20, 2022 at 11:02 am

    Spastrimin me efektiv te krimineleve te rrezishem e ka bere vete krimi.Jane spastruar me armet e njeri tjetrit.Mjafton fakti qe 5 nga 7 seriallkiller qe liroi gjyqtarja e Krujes u vrane nga rivalet pasi u lirian nga burgu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?