Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë prioritet të veçantë kishte përgjimi i selive diplomatike, si dhe banesat ku ishin sistemuar trupi diplomatik i huaj. Edhe shteti shqiptar, si çdo shtet serioz, nuk bënte përjashtim.
Kjo gjë duket qartë nga ky dokument arkivor që po publikojmë, i cili i përket muajit tetor të vitit 1982, ku oficeri i Sigurimit të Shtetit, Hasan Ulqinaku, me anë të një letre me siglën “Sekret”, informon ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, lidhur me problemin e përgjimit me teknikë operative, të ambasadës egjiptiane në Tiranë.
Kjo ambasadë ndodhej në një vilë në Rrugën “Qemal Stafa”, ngjitur me murin e “Shkollës së Kuqe”. Godinë është edhe sot po aty.
Dokumenti në fjalë i është dërguar Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, në kuadër të hetimit të ashtuquajturit; “Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, i cili sapo ishte arrestuar (me 10 tetor 1982) dhe mbahej nën masa të rrepta sigurie në Burgun e Tiranës (Reparti 313)
Në qelitë e tij ndodheshin të arrestuar e në proces hetimor, edhe disa prej ish-funksionarëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe njëkohësisht bashkëpunëtorë të ngushtë të Kadri Hazbiut ndër vite, si; Feçor Shehu, zv/ministër dhe ministër i Brendshëm në periudhën 1979-1982, Mihallaq Ziçishti, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Llambi Peçini, ish-kryetar i Degës së Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, Elham Gjika, ish-shefi i Hetuesisë pranë Ministrisë së Brendshme, Kristofor Martiro, ish-hetuesi kryesor i “Grupit të Beqir Ballukut”, Gani Kodra dhe Ali Çeno, ish-komandantë të grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut, etj.
Po ashtu në qelitë e “Repartit 313”, (siç quhej ai burg që njihej ndryshe edhe “Kaushi i Tiranës”), në atë periudhë mbaheshin të izoluar dhe në proces hetimor, edhe Fiqret Shehu, bashkëshortja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu me dy djemtë, Skënderin dhe Bashkimin, ish-ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase, etj.
Për hetimin e këtij “Grupi armiqësor të kryesuar nga Kadri Hazbiu”, me porosi të udhëheqjes së lartë dhe personalisht të Enver Hoxhës, ishte formuar një “Grup Operativ Special”, që kryesohej nga zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, që nën kujdesin e udhëzimet e ministrit të Brendshëm Hekuran Isai, (i sapo emëruar në atë post ministror), kishin si detyrë: “Hetimin dhe zbardhjen e veprimtarisë armiqësore.
Në këtë kuadër, i është dërguar Grupit Operativ Special edhe letra e oficerit të Sigurimit, Hasan Ulqinaku, lidhur me problemin e përgjimit me teknikë operative të ambasadës egjiptiane në Tiranë, me qëllim fajësimin e ish-ministrit Kadri Hazbiu, që sipas tyre, nuk kishte lejuar përgjimin e asaj ambasade, në një kohë që sipas asaj që kishte deklaruar punonjës i Sigurimit, Dajlan Hajdari, urdhri ishte dhënë personalisht nga “Komandanti”, siç quhej në atë kohë Enver Hoxha.
Në shënimin e tij me shkrim dore, në krye të raport-informacionit në fjalë të Hasan Ulqinakut, ministri i Brendshëm Hekuran Isai, ka shkruar se; “Komandanti nuk ka dijeni”.
Dokumenti në fjalë është marrë dhe de-klasifikuar nga fondi i Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Dokumenti:
“RAPORT-INFORMACIONI I OFICERIT TË SIGURIMIT TË SHTETIT, HASAN ULQINAKU, DËRGUAR MINISTRIT TË BRENDSHËM HEKURAN ISAI, LIDHUR ME PËRGJIMIN ME TEKNIKË OPERATIVE TË AMBASADËS EGJIPTIANE NË TIRANË
“S e k r e t”
Ekzemplar një i vetëm
Tiranë më 22.10.1982
I N F O R M A C I O N
Mua, Hasan Ulqinakut, vitin e kaluar gjatë kohës që isha me punë në Degën e V-të, duke biseduar mbi arsyen e heqjes së përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës franceze, shoku Dajlan Hajdari, më ka thënë edhe këtë problem:
“Ka mundësi që heqja e përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës franceze, mund të jetë si problem i heqjes apo mos përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës egjiptiane.
Këto masa ndaj ambasadës egjiptiane, u bënë në atë kohë (sipas Dajlanit), sepse ishin urdhëruar nga Komandanti (Enver Hoxha, shënimi ynë), me qëllim që ta kishin të sigurt kalimin nga Kanali i Suezit, sepse në të kundërtën, po të na gjenin teknikën operative në ndërtesën e tyre, do të merrnin masa ndaj nesh, duke na prerë kalimin e anijeve tona nga Suezi”.
(Më hollësisht, kam mendimin të pyetet shoku Dajlan, nga unë apo ndonjë shok tjetër).
Duke e parë sot këtë problem, mendoj se shtrohet pyetja; A ka dijeni komandanti për këtë çështje? Në rast se po, bie ky problem, në rast se jo, mos vallë në atë kohë ka qenë për armikun Kadri Hazbiun dhe armiqtë e tjerë e nevojshme që të mos ambasada egjiptiane?
Punëtori Operativ
Hasan Ulqinaku
SHËNIMI ME SHKRIM DORE NË RAPORT-INFORMACIONIN E OFICERIT TË SIGURIMIT HASAN ULQINAKU, NGA ANA E MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, HEKURAN ISAI
Bisedoni me Dajlanin. Ne për problemin e ambasadës franceze, jemi mbledhur disa herë, por asnjëherë nuk më është thënë, se kjo qenka lidhur me ambasadën egjiptiane, Suezin dhe se gjoja paska urdhër nga Komandanti.
Një gjë të jesh i sigurt, se Komandanti nuk ka dijeni, prandaj çojeni deri në fund këtë me Dajlanin
Hekuran Isai
23.10.1982
I pergjuat i pergjuat.Te tere i pergjuat,po nuk pergjuat “Penecilinen”
ENVERI NE TETOR 1982 ISHTE NJE COPE MISHI ME DY SY
Keto llogje me agjente dhe poliagjente nuk kane vlere me shume se nje leter bythe sot kur Xhevdet Mustafa i derguar nga SHBA per te vrare Kumandatin-Gerdalle, Enver Hoxha ne grahmat e fundit dhe per te rezuar regjimin komunist ne Shqypni eshte shpallur nga Shteti Shqyptar sot si HERO i Demokracise bashke me kapon e grupit te diversanteve amerikane, Sabaudin Haznedari qe ishte nga “familje e mire lufte” dmth me fjale te tjera nga radhet e LANC -it jugosllav kriminal te Enverit qe nuk ishin dakord qe Pederasti i Gjylos ja kishte shitur bythen dhe Shqypnine me Kosoven Josip Titos sic ja shiti Josip Stalinit me vone pa asnje fitim “patriotik”. Me pak fjale:
CAP-CARAP TURLI IDEOLLOGJIKE DHE HISTORIKE
qe:
Ngjan me Radio-Lojen e Kadri Hazbiut ne lufte me diversantet amerikane duke perdorur agjentin britanik, Kim Philby qe perfundoi si Kadri Hazbiu dhe qe Enveri ja “qiu nenen” bashke me bedelet e tij ne pleniumet e tij te fundit,
prandaj:
Do te rekomandoja gazeten DITA ne vend te hidhte ne faqet e saj histori bajate me poliagjente, te investigonte kush ishte “Kim Philby” i Enverit ne ngordhje naturale nga Zoti qe spiunoi HEROIN e SHBA dhe te LANC -it kriminal jugosllav Sabaudin Haznedari me shoket e tij Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami te gjithe emigrante nga “familje e mire lufte” qe u vrane me pabesi nga Kumandari Pederast ne Divjake per te ekzekutuar te “fundmin e mohikaneve” Kadri Hazbiun dhe per te vrare djalin e tij me nje barbari komunistesh te papare ne burgun ku ishte edhe intelektuali dhe duhet te themi ne fund se Kadri Hazbiu nuk la leter mallengjyese:
TE RROJE PARTIA! AMANET FAMILJEN!
Perpara se xhelatet t’ja thyenin kockat e trupit nje nga nje dhe krimineli Zylyftar Ramizi ta ekzekutonte me nje plumb pas koke me urdher ta groposnin poshte ndonje shtylle elektrike larg vendit te ekzekutimit, histori qe i ka treguar vete ky xhelat komunist kur kerkonte azil politik ne SHBA
Ore Lereni Enverizmin pike nuk reabilitohet. Te shikojme perpara boll me Komunizmin . A e kuptoni se nuk kemi udheheqes te rinnj Politike si ne Ps edhe Pd qe te jene te denje te mbrojne interesat e Shqipnise ne tersi edhe ne nivel me lidert botrore kur te ulen ne tryeze edhe te na rrisin mireqenien. “jemi qofte tek daja”