Seksioni për hetimin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës njoftoi se ka goditur veprimtarinë në fushën e mashtrimit kompjuterik gjatë një aksioni të ndërmarrë në një “Call Center” të vendosur në një ambient me qira te zona e Pazarit të Ri.
Në prangat e policisë kanë përfunduar dy të rinj, përkatësisht administratori me inicialet S.N, 24 vjeç dhe operatorja R.S., 25 vjeç.
Policia thotë se dy personat janë arrestuar në flagrancë ndërsa në kërkim është shpallur pronari i subjektit me inicialet B.H., 36 vjeç banues në Tiranë.
Policia njofton gjithashtu se ka sekuestruar 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se kanë rënë pre e mashtrimit për të investuar në bursa fiktive Forex.
Operacionin e policisë e ka konfirmuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.
Përmes një reagimi ai thotë se është pronari i kompanisë “We Web Developers”, që siç thotë punëson rreth 200 të rinj. Pa dhënë më shumë detaje për punën e kompanisë, deputeti i PD-së akuzon se po i sulmohen politikisht bizneset.
“Kjo është kompania ime “We Web Developers” ku rreth 200 të rinj punojnë në fushën digjitale dhe të programimit. Rama dërgoi policinë në ambjentet me qera të kompanisë dhe ka nxjerrë jashtë me forcë punonjësit, dhe ka bllokuar aksesin. Policia nuk ka dorëzuar asnjë dokument apo akt në lidhje me bllokimin në shkelje flagrante të ligjit. Kërkesave zyrtare për t’u njohur me arsyet e bllokimit, gjithashtu nuk iu janë përgjigjur”, shkruan Shehaj. / Voxnews.al
j.l./ dita

Ky milioneri i PD-se. pra.
Interesant eshte fakti se kete aktivitet ky Agroni e filloi kur kthye ne Shqiperi dhe iu bashkua PD-se ne 2005-en.
Ky ishte shteti feudal i Berishes qe ushqente feudet e te gjitha llojeve.
Benin cfare benin dhe askush nuk ndiqej penalisht se ishin NEN çadren mbrojtese te Berishes. Kishin edhe ate mburojen e konsoliduar te prokuroreve dhe gjyqtareve, qe edhe nqs dikujt nga te tyret (PD) u hapej nje ceshtje gjyqsore, ishin Gjin Gjonet qe e mbyllnin ceshtjen tak-fak.
Arrestimi pse i menaxhereve?! Duhej te arrestohej pronari i kesaj veprintarie mashtruese.
fiks e ka gëzimi.
të arrestohet kapitalisti e jo ai që punon për të.
krimin e ka kryer kapitalisti jo puntori
Nuk e arrestojne dot sepse eshte thjeshte sulm politik si thote shehaj pra i shkojne ne ndermarje pa asnje shkrese nga prokuroria apo gjykata thjeshte si bande me uniforme sepse ashtu i pelqen pashait
Prandaj skeni pse te gezoheni neser e ka radhen dikush nga ne thjeshte vetem se keni qelluar ne rrugen e pashait
Gjarpri qe sme pickon muar te rroje edhe 100 vjet eshte proverb i gabuar do pickoi dike tjeter
Sa per shehaj skam fare simpati por kur shoh putinin me oligarket e tij qe vetvriten bashke me familje kuptoj ke imiton rama me pushtetin e tij (kuptohet ne shkalle me te vogel si dëme) pra kush nuk i bindet perdor policine si krah te armatosur
Mos harroni ata qe i binden per ti kenaqur u jep te drejten qe edhe lagjen tuaj ta fshij nga harta mjafton qe ti kenaqe me tendera
Gjueti shtrigash.Z.Agron Shehaj nuk e ka vënë pasurinë si Tom Doshi,s’ka përfituar nga fondet publike si lukunia e Edvin Drogës që vjedh Lekët e takspaguesve shqiptarë,por me Zotësi.Vetë drogaxhiu është shprehur se Z.Agron Shehaj është nga biznesmenët më të rregullt dhe korrekt.Nëse largohen edhe shqiptarët si fort i nderuari Z.Agron Shehaj,mbeten vetëm jashqitjet si drogaxhiu Rama.Nuk sulmohet biznesmeni gangster Tom Doshi,sulmohet Agron Shehaj!Nuk ju vjen turp që bëheni pjesë politikës së ndyrë të drogaxhiut pevers?6 Muaj dhe akoma në kërkim dy djemtë e Tom Doshit që plagosën(ashtu si Babai i tyre dikur) me armë dhe rrahën Policin,sepse duan ta lenë në harresë që mos të dënohen dhe e gjitha kjo me urdhër të Edvin Drogës që liroi nga burgjet gjith kriminelët që ishin me PS .https://www.youtube.com/watch?v=mlq7fPVIXOg
Edhe gazeta dita po manipulon qytetaret me lajme te rreme alla bollino!?!?
Agron Shehaj nuk ka nevoje per te mashtruar qytetaret e huaj me bursa por qeveria kazan me propaganden e vet unjep lajmet tellalleve qe paskan blere dhe Diten.
TURP per DITA
Po mire Toni po , ‘fort i nderuari’ A.Shehaj eshte nje nga ata qen-biznesmenet e tipit Doshi dhe per kete s’ka asnje dyshim. Prej kohesh keto call-centrat e tij jane bere bere problem neper Evrope sepse zhvatin njerzit me te tilla mashtrime , per kete , i duhen hedhur prangat atij te parit. Shko tani tek foltorja dhe qaj si kukumjacke perpara Salehut.
E nxori koken edhe ky talasemiku i shqupisave ndyresira qe cdo gje e blen me para…
Nuk eshte e verte. Kam qene puntor ne kompanit e Agronit. Eshte biznesmeni me I rregullt qe un kam njohur deri sot.
posi ore.
të tër kta të call centerave jan maskarenj.
plus poshtërsia e agron shehajt vihet në dukje kur nga ana e bashës kaloi në atë të berishës.
por nqs i shkon prapa berishës tregon veten tënde sa plehrë që je.
edhe ky para zgjedhjeve shembullor dukej por un e kuptova që atëhere që thjesht kapitalist është dhe vetëm të shtojë fitimin do.
ndaj po ti rrezikohet nsr lumturia bëhet edhe me ramën pa merak