Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet “KP”, kodi sekret në shkresa, për t’i kaluar paratë Malltezit, hetuesit u habitën kur morën vesh kuptimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbulohet “KP”, kodi sekret në shkresa, për t’i kaluar paratë Malltezit, hetuesit u habitën kur morën vesh kuptimin
KronikeKryesoreLajmi i fundit

Zbulohet “KP”, kodi sekret në shkresa, për t’i kaluar paratë Malltezit, hetuesit u habitën kur morën vesh kuptimin

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Deri në vitin 2018, kompania “Homeplan”, e cila ndërtoi kullat te ish-kompleksi Psrtizani, rezultonte nën pronësinë 100% të Fatmir Bektashit. Ai nënshkruan të gjitha vendimet në emër të aksionerit dhe tërheq dividentët. Por diku në një zyrë noterie në Tiranë, dokumente të padorëzuara në institucionet shtetërore shpërndajnë dividentë apo mbajnë shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin. Dividentët shpërndahen në bazë të një kontrate noteriale të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilin, Malltezi rezulton pronar i kompanisë që mori përsipër zhvillimin e pronës me 35%. Ai njëkohësisht faturon dhjetëramijëra euro kompaninë Homeplan për “shërbime konsulence.”

Prokuroria vëren se si në komunikimet e kapura në zyrën noteriale, termat “pagesë konsulence” dhe “divident” përdoren në mënyrë të ngatërrueshme me njëra-tjetrën. Sipas prokurorisë, kjo “ngre dyshimin e arsyeshëm se, është bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie.”

Prokuroria vëren gjithashtu se në dokumentet e kompanisë, shuma prej mijëra apo dhjetëramijëra eurosh i paguhen Malltezit duke e identifikuar atë vetëm me iniciale, si dhe “herë pas here edhe me fjalët “KP” ose “Kontribut Patriotik”.” Sipas një prej dëshmitarëve të marrë në pyetje nga prokuroria, nuk ishte e qartë se pse përdorej termi “kontribut patriotik”, por ishte e dukshme se ky term përdorej edhe për pagesat ndaj Malltezit nga ana e Fatmir Bektashit.

- Publicitet -

Për arsye që nuk dihen, ortakët vendosën të bëjnë një kontratë të re në vitin 2014, të cilën e depozituan zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2018. Në kontratë, shtetasi Fatmir Bektashi i shet, me pëlqimin e bashkëshortes së tij, Malltezit 35% të aksioneve për vlerën nominale prej 35 mijë lekësh.

Prokuroria vëren anomalinë: deri në fund të vitit 2013, kompania kishte fitime të pashpërndara në shumën 362 milionë lekë. Me shumë kulla në proces ndërtimi, shitja e 35% të aksioneve të saj për 35 mijë lekë ngjan e pagjasë. Në fakt, prokuroria dyshon se transaksioni ka shërbyer si një mënyrë për të justifikuar transferimin e parave nga kompania për te Malltezi, i cili tashmë dyshohet se ka qenë aksioner hije, ndonëse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se ai ka investuar para në kompani.

Një fakt i tillë është pranuar në prokurori edhe nga Fatmir Bektashi, i cili tha se Malltezi ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, “pavarësisht se kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Për rrjedhojë, sipas dyshimeve të prokurorisë, aksionet dhe dividentët e përfituar, janë përfituar në shkëmbim të vendimeve favorizuese të shtetasit Sali Berisha, kryeministër.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Andis says:
    October 25, 2023 at 1:36 am

    Me ne fund erdhen dita qe ta provojne burgun dhe Familja Berisha!!!

    Reply
  • Paul says:
    October 25, 2023 at 7:23 am

    Ne Shqiperi duhet arrestuar 90% e parlamentareve qe nga 2000 e ketej, te tere Kane vjedhur….me Stil apo ashiqare na kane sakatuar Shqiperine

    Reply
  • demo says:
    October 25, 2023 at 7:57 am

    Kur ka pushtet edhe nje cope idjot si ABI,behet gjeni,edhenje sprdhjak si ABI behet dikushi,edhe nje kopil si ABI BEHET i ligjshem,EDHE NJE BABUKS SI ABI behet Latifondist.
    Kur vrane Ali pashane,nje lab nga Tepelena thuri dy vargje:
    Vec per nje gje te kam share,
    Qe bere cobanet, Pashallare.

    Reply
  • Enver says:
    October 25, 2023 at 3:22 pm

    Ju dhe pullat e postës në kohen e Enverit, zbuluat se në çdo pullë ishte koka e maocedunit ,jeni të pa parë e degjuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?