Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet magazina plot me medikamente kontrabandë, arrestohet farmacisti në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohet magazina plot me medikamente kontrabandë, arrestohet farmacisti në Shkodër
AktualitetKronike

Zbulohet magazina plot me medikamente kontrabandë, arrestohet farmacisti në Shkodër

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një farmacist 60 vjeçar, të cilit i janë zbuluar rreth 700 kuti medikamentesh të kontranduara nga Mali i Zi me qëllim tregtimin më pas në qytet.

Po ashtu janë proceduar edhe 4 doganierë si dhe një grua, e cila ishte administratore e një farmacie ku i arrestuari tregtonte këto medikamente.

Po ashtu gjatë kontrollit, 60-vjeçarit i është gjetur edhe një armë gjahu.

- Publicitet -

Shkodër / Finalizohet si rezultat i një hetimi intensiv disamujor, operacioni policor i koduar “Tablets”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, me fokus të veçantë, goditjen e kontrabandës së medikamenteve mjekësore, për shkak të rëndësisë për shëndetin dhe jeten e qytetarëve, si dhe në kuadër të një hetimi intensiv disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tablets”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua ne flagrancë shtetasi J. Z., 60 vjeç (farmacist), banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Fshehja e te ardhurave”, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. J., 58 vjeçe, banuese ne lagjen Partizani, Shkodër, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Nga veprimet e hetimore, rezultoi se shtetasi J. Z. kishte kontrabanduar medikamente mjekësore nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme. Ky shtetas u kap me sasi medikamentesh mjekësore të kontrabanduara, teksa lëvizte me automjet, dhe në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Tablets”, u ushtrua kontroll edhe në një ambient (magazinë), ku 60-vjeçari mbante sasi të tjera të medikamenteve të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, një armë gjahu dhe municion luftarak. Në total, shtetasit të arrestuar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 710 kuti me medikamente mjekësore, si dhe arma e gjahut e municioni luftarak.

Gjithashtu, u procedua ne gjendje te lirë shtetasja V. J., pasi rezultoi se administronte njërën prej farmacive ku shtetasi i arrestuar tregtonte medikamentet mjekësore të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, vijojnë hetimet edhe për shtetasit A. G., A. H., I. M. dhe D. S., doganierë në PKK Hani i Hotit, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve që janë aktualisht në hetim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 5:20 pm

    700 pako individuale policia I perkthen ne kuti. Cfare kondrabande thoni ju? Shikoni pikat e kalimit kufitar ne Han te Hotit qe kalon kokaina sheshit dhe policia as e ndalon por e shoqeron me eskorte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?