Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: Targa të vjedhura, kamuflazh, eksploziv: Zbulohet në Fushë Kuqe personi që “furnizonte me mjete” grupet kriminale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRI: Targa të vjedhura, kamuflazh, eksploziv: Zbulohet në Fushë Kuqe personi që “furnizonte me mjete” grupet kriminale
Kronike

EMRI: Targa të vjedhura, kamuflazh, eksploziv: Zbulohet në Fushë Kuqe personi që “furnizonte me mjete” grupet kriminale

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Policia bën me dije se ka zbuluar në Fushë Kuqe të Lezhës, një bazë ku furnizoheshin me mjete, grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar makina e targa të vjedhura, eksplozivë, veshje kamuflazhi, maska etj. Në pranga ka rënë pronari i banesës që shërbente si bazë, Aleks Lulashi

NJOFTIMI I POLICISE: 

- Publicitet -

Në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi, specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, dhe për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, me mbështetjen dhe të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale, pasi kanë zbuluar një ambient ku mbaheshin një sërë mjetesh dhe sendesh që do t’iu shërbenin grupeve kriminale.

Në fshatin Gorre, njësia administrative Fushë Kuqe, shërbimet e Policisë Kriminale të Lezhës dhe ato të FNSH Shkodër, kanë kryer kontrolle në një banesë të vjetër në pronësi të shtetasit A. L.. Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;
-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;
-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;
-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;
-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi A. L., 40 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Strukturat hetimore vijojnë intensivisht punën me qëllim arrestimin e shtetasve për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  • Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin
  • Mbi 50 mijë viktima, vera e vitit 2026 më vdekjeprurësja
  • Policia bën një hap pas për bllokimin e telefonave dhe trajtimin e të miturve në protestë
  • VIDEO: Rama nxjerr sërish tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  2. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  3. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  4. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  5. Gazetari on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?