Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të hënë ndryshime ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ka bërë të ditur se do të kërkohen ndërhyrje ligjore, por nuk ka përmendur ende një nen konkret të Kodit të Procedurës Penale por mendohet se ndryshimet që mund të kërkohen mund të përfshijnë nenin 242, i cili aktualisht rregullon pezullimin e ushtrimit të detyrave për personat e zgjedhur nga qytetarët.
Në këtë kontekst, supozohet se ndryshimet mund të bëjnë të mundur që përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve, masa e pezullimit të shtrihet edhe tek anëtarët e qeverisë, Presidenti dhe funksionarë të tjerë të nivelit të lartë, duke zgjeruar kështu fushën e aplikimit të saj në raste të veçanta.
Kryeministri thekson gjithashtu se ndërhyrja synon të garantojë funksionimin normal të institucioneve, pa paralizime të detyrave kushtetuese dhe duke ruajtur pavarësinë e hetimeve dhe institucionet e drejtësisë.
Neni 242 – Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.
Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.
j.l./ dita

Ky kur flet ketu heq qyrkin e kryeqeveritarit dhe vesh qyrkun e kreut te maxhorances.
Dita ta vere ne dukje.
Mendoj qe neni e shpreh qarte qe behet fjale per Sherbim Publik, jo per Sherbim Anti Publik,
Ne kete Rast, Ballukja nuk ka mbrojtur Interesin Publik, po e ka cenuar.
Neni ne fjale nuk e mbron dot Balluken nese kjo nuk ka punuar per sherbimin Publik.
Prandaj, duhet te behet ne radhe te Pare, demshperblimi i sherbimit publik
Dhe nepermjet kesaj, Pezullimi i Ballukut per te garantuar mos cenimin e Sherbimit Publik
Nuk ke nga Luan Ramut
Interpretimi behet nga SPAK nese ua mban b..ta bejne
Ja dhe marrezia e rradhes e batalionit Rama (me emer P. Socialiste) tashme jo me per te shpetuar nje ushtare te devotshme si Bela, por vete ekzistencen e tij tashme i degraduar ne nje cete hajdutesh qe kerkojne imunitet ligjor.
Të lumtë KM.
Shumicën në parlament e ke, jep urdhër të ndryshojnë kushtetutën dhe ta shpallin Shqipërinë mbretëri.
Po cudi mos te dukrt se me kete popull qe jemi ne edhe e bejm mbret.
Filluan juristet e bulevardit te flasin me nene ! Lume o Shqiperi per ato binà qe ke !
Spak po sulmon maxhorances, jo sali viçidolin që ka ba 1 milion zeza shqiptarve, pse të mos mbrojë veten qeveria që mka voten e popullit.
U ZBRAZ SHQIPERIA
PER LESH SHKOJ VATANI
NUK PYET DOVLETI
NE HESFEL SOVRANI
SI NA KATANDISEN
NE KTE DEREXHE
NJE PIKTOR NJE MJEK
TURP I MADH PER NE
DASHTE PERENDIA
SHPORREN KUQ E BLU
E NA SJELL DHURATE
NJE ALBIN KETU
PSE TE MOS NDRYSHOJE NENI 103 KONTRAVERS I KUSHTETUES? KUSH LIGJ ESHTE ME I VJETER DHE NE PERPUTHJE ME DIREKTIVAT E BE?
Ja cfare tregon interneti:
“ Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për hartimin e një Kodi Penal të ri për Shqipërinë.
“Kodi Penal është miratuar në janar 1995, pothuajse 28 vite më parë. Në kohën e miratimit ky kod kishte 362 nene, ndërsa sot ka mbi 600. Vit pas viti, Kodi i është nënshtruar mbi 30 herë amendimeve dhe shtesave të vazhdueshme, për t’iu përgjigjur nevojës së tranzicionit shoqëror dhe ekonomik që ka kaluar Shqipëria ne perputhje me direktivat per antarsimin ne BE.”
Pra tani kerkohet haptazi qe ata qytetare qe i bejne ligjet , por edhe qeveritaret e zgjedhur nga qytetaret qe duhet te punojne sipas ligjeve te mbrohen me ligj per shkeljet e vete ligjit.
A nuk perben kjo injorim te te drejtes kushtetuse se gjithe qytetaret jane te barabarte ndaj cdo ligji ?!