Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Relacioni i SPAK: Pse kërkohet një masë më e rëndë për Ballukun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Relacioni i SPAK: Pse kërkohet një masë më e rëndë për Ballukun
InvestigimLajmi i fundit

Relacioni i SPAK: Pse kërkohet një masë më e rëndë për Ballukun

Published: December 19, 2025
Shpërndaje

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera me vlerë 1.2 miliard euro, ka bërë presion dëshmitarëve dhe rrezikon të bëjë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj. Argumentet i rendit SPAK në relacionin e dorëzuar në Kuvend për imunitetin e Ballukut. Mes tenderave për të cilat Balluku dyshohet është edhe koncesioni për ndërtimin i rrugës Thumanë-Kashar 245 mln euro.

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale i është rënduar, është e dyshuar se manipuloi të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj.

Me këto argumente kryesore, SPAK ka kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë heqjen e imunitetit të Ballukut, për të kërkuar më pas arrestin e saj.

- Publicitet -

Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend, që Report Tv disponon, Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra.

Nga pozicioni i zv. Kryeministres dhe ministres thotë SPAK Balluku “ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K (vartëse e saj)”

“Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit. Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedurës Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

‘Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncesioni;

Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjate këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vete kjo shtetase Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure et

Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët;

Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale qe dyshohet se dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim.

Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (për shkak të rrethanave te faktit dhe personalitetit se te pandehurës duke qenë në ushtrimin e funksioneve të saj, për shkak te detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të se njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet.

Sillet në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe në vazhdim fondet publike për Investimet publike të tjera, të parashikuara për Institucionet Qendrore”, thuhet në relacioni.

Në relacion SPAK rendit 11 tendera për të cilat Balluku po hetohet

Prokuroria i informon deputetet se përveç tenderit të Llogarasë 190 milionë euro për të cilin është marrë e pandehur apo 7 loteve të Unazës së Madhe 450 milionë euroshe për të cilat është person në hetim, Balluku dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.

Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.

Të gjitha këto 11 tendera nëse do t’I shtonim dhe vlerat e TVSH-së shkojnë rreth 1.2 mld euro.

“Nga aktet e administruara rezulton se në lidhje me zhvillimin e procedurave të prokurimit të sipërcituara, shtetasja Belinda Baliuku duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurat e prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, që në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të këtyre procedurave të prokurimit publik.

Në lidhje me këto procedura prokarimi të tjera, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të shtetases Belinda Balluku, nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Exis Berberi, të cilët kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorët fitues të procedurës së prokurimit. respektivisht për: operatorin ekonomik Salillari sh.pk, bashkimin e operatorëve ekonomikë 44- sh.pk, “IDK konstruksion” sh.pk, “ED konstruksion” sh.pk.; operatorin ekonomik “Alh-Sur sh.pk; bashkimin e operatorëve ekonomike “GPG Company” sh.pk dhe “Senka sh.pk, operatorin ekonomik “Gjoka Konstruksion sha, bashkimin e operatorëve ekonomike Alko-Impex General Construction” sh.pk dhe “27” sh.pk,duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020″, thotë në relacion SPAK për tenderat e 7 loteve të Unazës së Madhe, për të cilët ka regjistruar Ballukun si person në hetim.

Që në fillim Prokuroria e Posaçme kërkon që shqyrtimi i kërkesës për imunitetin e Belinda Ballukut të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Në dokumentin e firmosur nga prokurori Dritan Prençi thuhet se rëndimi i masave të sigurisë, duke zëvendësuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, kërkohet posaccërisht për provat e reja, që s’kanë qenë objekt në vendimet e mëparshme të gjykatave.

Provat e reja për Ballukun SPAK i dorëzoi edhe në GJKKO-në e Apelit këtë të enjte, në seancën ku zv. Kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte kërkuar heqjen e masave të sigurisë ndaj saj.

Por GJKKO e rrëzoi, dukë lënë në fuqi bllokimin e pasaportës, ndërsa ccështjen e pezullimit nga detyra nuk e mori fare në shqyrtim deri në vendim përfundimtar në Kushtetuese. Për dy nga të pandehurit e tjerë të dosjes Balluku, drejtorin e KESH Erald Elezi dhe kreun e ARRSH Gentin Gjyli, gjykata la në fuqi arrestin në shtëpi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Liu nga Wuhani says:
    December 18, 2025 at 11:27 pm

    Hajde hajde
    Pse ore psikolog apo prokurot jane keta te Spakut???
    Cfare dmth kjo qe do ta arrestojne se ka personalitet qe s u pelqen ktyre??

    Reply
  • Juristi says:
    December 18, 2025 at 11:41 pm

    O ti Liu nga Librazhdi

    “rreziku qe buron nga personaliteti dhe funksioni” juridikisht nuk eshte as e pazakonte dhe as skandaloze. SPAK nuk po gjykon karakterin moral te Ballukut, por poziten reale te pushtetit qe ajo ka: akses ne administrate, influence mbi vartes, peshe politike dhe aftesi per te ndikuar proceset.

    Ne te drejten penale, kjo perdoret per te argumentuar rrezikun e prishjes se provave, intimidimit te deshmitareve ose pengimit te hetimit.

    Moa kujto se SPAK po e heton per “personalitet te forte”. Ne fakt, thelbi i relacionit nuk eshte aty, por te skema e tenderave, perseritja e modeleve, vlerat e medha financiare dhe perputhjet mes vendimmarrjes politike dhe perfituesve ekonomik.

    Nga ana tjeter, relacioni tregon dicka me te rendesishme: SPAK po perpiqet te flase me gjuhe juridike ne nje terren ku politika flet vetem me gjuhe force.

    Ketu ndodh paradoksi: sa me shume opozita ben zhurme, aq me pak flitet per permbajtjen e dokumentit. Fokusimi te forma dhe jo te substanca eshte, ne thelb, mburoja me e mire per te dyshuarin.

    Pra, relacioni i SPAK mund te diskutohet, mund edhe te rrezohet ne gjykate, por nuk eshte as i dobet dhe as banal. Ai eshte serioz ne pretendim dhe i rrezikshem politikisht pikerisht sepse nuk eshte thashethem, por dokument. Dhe kjo eshte arsyeja pse zhurma po behet kaq e madhe: jo sepse akuzat jane te kota, por sepse jane te veshtira per t’u perballuar me argumente.

    A more vesh o injorant?

    Reply
  • ATSH says:
    December 18, 2025 at 11:50 pm

    Me Ballukun bente lek e gjithe elita anti-komuniste opinion berese e demokraci dashese Albanese. Majtas-Djathtas- Anash -Lart e Poshte nuk mbeti Bej Aga e Pasha pa u fryre . Ne fakt e njejta gje ndodhte edhe me Veliaj edhe ai nuk pyeste a ishe majtas a djathtas..mjafton te ishe Bej Aga apo Pasha antikomunist . Poshte Kamunizmi or ti

    Reply
    • ¿? says:
      December 19, 2025 at 12:14 am

      Vllajo e paske pire pa uje. S’po di ku ta futesh antikomunizmin mer debil, ja ku po te them une, ik e fute ne bythe te Enverit. Po nuk ia gjete ku e ka gjej ndonje nga kelyshet qe jane gjalle dhe qe gjate “demokracise” nuk iu hyri gjemb ne kembe, pa le ne bythe, se ua ruajti Saliu.

      Reply
  • capi says:
    December 19, 2025 at 12:20 am

    Liu , disa jave me pare, nje komentuesi i shpjegova per nje trekendesh. Nje nga brinjet e trekendeshit eshte justifikimi/karakteri. Jane dhe dy te tjera qe nuk marr mundimin ti shpjegoj, se duket sikur perseris veten.
    Ta bej me te shkoqur per ty: “ka nje zakon te keq, ka dore. Po e le vjedh prape”. Kete do te thote dhe SPAK.
    Besoj e kuptove.

    Reply
  • demo says:
    December 19, 2025 at 12:43 am

    Akuzat shtese te SPAK ne kryesine e Kuvendit nuk jane me pabarazi ne tendera,por jane Korrupsion i paster,Vjedhje ne shifra astronomike,dhe GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL. Me keto akuza do perballet Grupi Ballukut dhe Grupi AKSHIT.
    Dy oficere te BKH do ti shkojne perseri Rames ne zyre per ta marre ne pyetje si person qe i ka dale emri ne hetime.
    Edvini shkoi ne Bruksel se po i qante zemra per Hashim Thacin.Kush e njeh Edi Ramen e di sa i qan zemra per Hashimin.
    E keqja eshte se nuk kemi shprese.Agron Shehaj eshte ende i pafuqishem per ta shfryteziuar kete Operacion Shpetimtar per Atdheun te SPAK bkh, gjkko.SPAK po shpeton shtetin,atdheun,brezat e rinise.
    Sali hajvani shkon ne Kavaje. Do nxise Revolucionin e Kavajes,se i eci ne 91.Kavajsit ne 90 pasi bombardonin trenin me gure,hipnin neper vagona dhe therrisnin:O Ramiz o shkerdhate,ti na cove refugjate! Keta i duhen neser para kryeministrise.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 19, 2025 at 3:26 am

      Puna eshte qe Rama e ka ne dore akoma o demo.
      Nuk ka dale akoma nje figure publike qe ta perballi
      Po mundohet Thano, dhe e pergezoj, bile dhe do ta perkrah nese i behet balle Rames, po eshte teper vone
      Demi qe i eshte bere vendit eshte i rende. Shume i rende.
      Eshte i pariparueshem
      E kjo dhe fale Thanos dhe Zeqos qe fliste ne maje te plepave, per zogj e gjethe rrushi, po nuk u bene burra qe njehere e nje kohe ti tregonin vendin Rames.
      Bashke me ate sherbetorin tjeter Bedri Islamin
      Tani u kujtua dhe Fatos Tarifa. Se deri tani, i kane lepire kembet Rames, si te peshtire..
      Tani qe u be qameti, tani u kujtuan te tregojne cfare nuk po shkon..
      Ka ikur Treni, o Tarife…
      Ne Humnere eshte Kombi, o Zeqo, po na degjon qe atje lart..
      Dhe, ne djall vafsh dhe ti o Bedri Islami, qe u bere shebel i Merozoit Bajazit te kockave greke
      Shqiperia eshte e shitur, nga veriu ne jug,
      Nga servilizmi i neveritshem i “elites” me kollare

      Reply
  • Gazetar says:
    December 19, 2025 at 12:48 am

    Juristi
    Ne fakt e ke shpjegu mire por duhet pat parasys se jo gjith robt kane njohuri juridike.
    Dje nga ajo qe une kam vene re shpesh dokumentat juridik madje.edhe vendimet e gjyqeve vuajne nga gabime.gjuhesore

    Ndaj disa si Liu e kan veshtir te kuptojn se SPAK argumenton rrezikun nga vazhdimi i ushtrimit te detyres, jo nga “personaliteti” ne kuptim psikologjik.

    Reply
  • chp says:
    December 19, 2025 at 1:48 am

    Mesa lexova me siper Spak eshte kthyer ne nje Gestapo
    jo me kolonele por me prokurore dhe spiune interneti
    *
    Turp per bythpambuket Thano & Tarifa
    lexoni vetem kete rrjesht
    Prokuroria thotë se përmes metodave speciale ( te gestapos) të hetimit ka zbuluar…bla bla bla
    *
    Cfare ndodhi me duelin Veliaj-Spak …Rama duhet ti kekonte falje shqiptareve per kthimin e superfuqizimin e Spak edhe me kontribut te tij qe te dalin mbi sovranin votues…

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 19, 2025 at 3:21 am

      Po ca thua o legen? Kurvat ne shtet po bejne kerdine, po rrezojne malet e po thajne detet, dhe ti na tregon peralla me gestapo..
      Late nam, o copa putanash bajate…
      Akoma nuk e kuptoni nivelin e ndyresise ku jeni?

      Reply
  • SPAK says:
    December 19, 2025 at 2:37 am

    A e dini ju komentues idiote te Saliut se eshte kthyer sigurimi i shtetit! Mendoni kur eshte prokuror i SPAK edhe kushuriri i pare i Prencit, Shemsiut. shefit te policise me 21 Janar,kushuriri i prencit prokuror! Im ate kishte vuajtur nga sigurimi dhe ishte i betuar kunder tyre keshtu nga 4 femijet e tij asnje nuk shkoi ne rrugen e juristit! Po vendosin nje republike prokuroresh! Rama duhet te veproje urgent me miratim ligjesh per SPAK. Ne e dime nga vijne kata prokurore ,na kane pire gjakun per 35 vjet! A nuk jane keta apo na i sollen nga qielli! Kane marre kot, prejani hovin se jane te pa edukuar dhe te rrezikshem! Zgjohuu Rama por edhe madheshtori Sali,para se te jete vone!

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 19, 2025 at 3:19 am

      Une di qe Sigurimi i shtetit eshte Ramuti!
      Per ate e ke fjalen ti?

      Reply
  • chp says:
    December 19, 2025 at 4:12 am

    replike me AldrinP 3:21 pm
    Më ngadale he burrë…Mos u bo garip interneti !!
    Ramen ka kohe qe kam demaskuar me shume fakte rrenqethese ku do vecoja 2014 kur e beri Hero Berishen per Kosoven ne nje jubile per Kosoven ne Kukes..dhe asnje ne salle nuk pipetiu as ai Bedrislamiku…
    Rama kapitulloi kur ne shkallet e Avionit qe shkonte per Amerike firmosi me hallate te shternguara jo vetem dekorimin e kriminelit Visha Ajazit por dhe emrimin e ti ambasador ne Nato ( cfare lesh Nato eshte qe pranoi kete Masterspy…etj..
    Ka vite qe Rames ja kam percaktuar “horoskopin” qe do perfundoi tragjikisht si Luloja te filmi LULKUQET MBI MURE sepse pas 2013 ne vend qe te hapte MUZEUMIN E KRIMEVE BERISHISTE filloi me Bunkarin dhe Shtepine e Gjetheve te Enverit….shtoj se shtepia e gjetheve e xhaxhit ishte primitive me SHTEPINE E PRASIT TE SPAKUT qe Rama tani e kuptoi se po ja fusin
    Ne vend te mbylljes:
    Nuk ka shqiptar qe del kunder Spakut nese ka prova bindese BINDESE per arrestimin jo vetem te Ballukut por dhe te Rames…POR nese Spaku vepron me dy standarte te ndryshme…i ashper dhe hakmarres per korrupsionin e PS dhe tolerues deri mbrojtes te Krimberishes…kjo quhet GRUSHT SHTETI,,,jo me tanke si ne 1998 por me prokurore te Spakut qe doli kopil nga incesti i turbo-berishistit Donald Lu me te gjorin Rama

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    December 19, 2025 at 5:55 am

    GOLDEN-Kryeministe e Izraelit 1949-1954.
    “KORRUPSIONI DHE KRIMI ORGANIZUAR QEVERITAR ESHTE TRADHTI KOMBETARE ”
    1. FIRMAT PRAMIDALE TE VITEVE 1992-1996 ME LEJEN E QEVERISE MEKSI-BERISHA I VODHEN POPULLIT 1.6 MILARD DOLLARE DHE NGA SHKATERRIMET E FORCAVE TE ARMATOSURA HUMBEM 1.8 MILARD DOLLARE.
    2. NE QEVERISJEN 12 VJECARE TE RAMES KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR U NGRIT NE SISTEM NE TERE QEVERSIJET E TIJ QENDRORE DHE VENDORE,VJEDHJE TE CILAT MUND TE KALOJNE ATO TE FIRMAVE PIRAMIDALE TE VITIT 1996. ZVENDES KRYEMINISTRAT,ME DHJETRA MINISTRA E KRYETAR BASHKIE E ME SHUME DREJTOR QENDROR JANE ARRESTUAR DHE JANE NE HETIME. ESHTE PERIUDHA QE KA TRONDITUR TE GJITHE ELEMENTET E MBI JETESES SE SHTETIT DHE 49 % E SHQIPTAREVE BRAKTISEN ATDHEUN DHE CDO VIT KERKOJNE LARGIMIN EDHE NGA 18 % E POPULLSISE SE MBETUR. OLIGARKIA POLITIKE ME OLIGRAKINE FINACIARE ME 3 % TE POPULLSISE KANE 95 % TE PASURISE KOMBETARE. SHTRESAT E MESME U VARFERUAN, TE VARFERIT ME PENSIONISTET BEJNE LUFTE PER BUKEN E GOJES.
    KETO JANE SHOFRAT ZYRTARE TE OKB-SE, TE BERZHIT DHE TE INSTATIT.
    KJO KLASE POLITIKE 35 VJECARE,VECANERISHT DREJTUESIT E PD DHE NE VAZHDIM TE SAJ TE PS PO E SHPERBEJNE SHQIPERINE DHE DUHET TE REAGOHET ASHPER NDAJ TYRE NGA OPINIONI POPULLIT,LARG KETYRE PARTIVE NE MBESHTETJE TE FUQISHME TE SPAKUT, NDERSA GJKKO PO E ZVARRIT TEJSKAJSHEM DENIMIN E TE AKUZUARVE QE I KA DERGUAR SPAKU.
    SHQIPERIA ESHTE NE NJE NGA PERIUDHAT ME TE RENDA TE SAJ.QEVERIA ESHTE SHKEPUTUR PLOTESISHT NGA POPULLI DHE AS MENDON PER ATE. PRANDAJ ISH PRESIDENT MOISIU DITET E FUNDIT NE MOSHEN MBI 95 VJECARE ME DHIMBJE DEKLAROI ” NE S NA BEJNE DOT BUDALLENJE.ME SUPERVILA NE TIRANE E BREGDETE… KUR UNE JETOJ NE SHTEPINE E PARA VITEVE 1990 “

    Reply
  • Edi says:
    December 19, 2025 at 6:15 am

    Cfare doni akoma per ballukun?

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 6:33 am

    PO IKU “PALLOSHI” VJEN “GOGOLI”

    BAJGAT e Enverit ne panikun e tyre total nga “pabesia” e SPAK si “Krenaria socialiste per femijet tane”, tani jane kapur pas ketij argumenti dhe po e perserisin si pllake gramafoni e prishur, duke harruar se: Sali Berisha eshte nga soji i tyre enverist, Sekretar i Partise se Punes, Varkar i familjes Hoxha, spiun e Sigurimit per Hysni Kapon me kallezimin per Hysen Shoshorin si Armiku i Kllases qe ngjiste trakte antikomuniste ne Tirane bashke me intelektualin. Ja cfare shkruan interneti:

    AKTAKUZA NË PROCES
    “Organet e punëve të brendshme, më datën 29 gusht 1974, ora 21.15, në rrugën “Qemal Stafa” dhe pikërisht në afërsi të klinikës qendrore Tiranë, kapën në flagrancë të pandehurin Hysen Shoshori, bashke me … që shpërndanin fletushka me përmbajtje armiqësore. Në kontrollin personal iu gjetën në xhepa edhe 9 copë fletushka të tjera thellësisht armiqësore.

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 6:38 am

    vazhdon:

    Në fletushkat ndërmjet të tjerave i pandehuri Hysen Shoshori ka shkuar ne shqip dhe anglisht:

    “Atdhe, njeriu ka atje ku ka liri jetese, liri fjale, liri pune e të drejta njerëzore prandaj në rast se do ta dish në e do populli këtë parti, të lirojë kufjitë, por jo më shumë se 24 orë”. –

    “Katundar, mor trufishek. I punon tokën udhëheqjes për 2 lekë”.

    “Mirë e ka populli zë radhën qysh më 3 të natës për vajguri se vet e kërkoi këtë pushtet që ishte maskue me emrin e socialkomunizmit, por doli pushteti i socialradhizmit”.

    “Partia i shet rrena popullit me lekë me anë të gazetës. Sa e ka çmimin gazeta, aq vlerë kanë lajmet”.

    “Popull, komunizmi i këtyre është në botën tjetër, prandaj mos i barnatosni trutë me politikën e këtyre, mos u tregoni të ligj e frikacakë se ky pushtet sot është e nesër do te ngordhe e shkoje per lesh!”.

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 6:48 am

    vazhdon:

    Në korrik të vitit 2012, Hysen Shoshori akuzoi publikisht Sali Berishën, në atë kohë kryeministër, se i kishte dalë dëshmitar në gjyqin e diktaturës ndaj tij më 1975 duke kërkuar varjen e tij në litar. Berisha mohoi akuzën e rëndë, ndërsa tha se Hysen Shoshori kishte probleme mendore. Në 7 dhjetor 2021, në një emision televiziv u publikua dëshmia e mjekes, Margarita Kostaqi, e ndarë nga jeta në vitin 2011. Sipas dëshmisë, Sali Berisha, në vitet ’80, në atë kohë sekretar partie, ishte angazhuar për internimin në Kavajë të një prej mjekeve më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi, që të dy kardiologë. Berisha e konsideroi këtë histori si “trillim dhe shpifje”.

    A e dini o BAJGA te Enverit si vazhdon kjo histori sigurimsash me spiune dhe poliagjente kunder Partise? Beni durim, ngrini veshet e gjate se intelektuali per Sali Sekretarin tuaj,

    vazhdon:

    Reply
  • anti25642654censurë says:
    December 19, 2025 at 7:08 am

    më duket se dhe naltgjatësia e tij është rrethuar nga maskarenj!!më kujtohet thënja për enverin,nuk e mbaj mënd se kush nga “armiqt” e eleminuar nga ai e ka thënë,”si është e mundur që ky zogth(enveri)të ketë mbijetuar në një fole gjarprinjsh?”!e njëjta gjë dhe me këtë naltgjatësinë e tij të madhërishmin dhe të pariprodhueshmin në jetë të jetëve,”i pastër qelibar brënda një grope fekale që e krijon vetë çdo dy vjet!”dhe ky i rrethuar me hajdutë,kriminelë por vetë shënjtor!nuk e di a mos vallë duhet ti thërrasë një herë mëndjes se mos vallë problemi është vetë naltgjatësia e tij EDVINI i parë??mos vallë si çdo diktator,si ai paraardhësi i tij,që vegjeton akoma si shtrigan,si ata para paraardhësit të tij,ky zgjedh gjithnjë maskarenjt më të thekur për ti shërbyer?për ta mbajtur në pushtet??bile EDVINI i parë,tall karët me ne duke na treguar “”se ju e dini si janë këta, ndonjëherë i ikin marrëveshjeve.”,kur flet për përfaqsuesit e BE!!

    Reply
  • Skypion says:
    December 19, 2025 at 7:11 am

    Socialiste te forumit te DITA-s.
    A nuk po vini re dicka shume te cuditshme keto dite ne mediat e majta, ne editorialet dhe shkrimet e gazetareve te majte?!
    A e vini re qe ka nje lehaqenje ne kor nga mercenaret e regjimin ndaj Belinda Ballukut?!
    A e vini re qe, ata me te ashprit, madje edhe se opozita demokrate, ndaj Belinda Ballukut jane mediat e (te ndjerit politik) Veliaj dhe gazetaret e tij te besuar?!
    Si mendoni ju, ta kene nga mendja e tyre, apo keshtu jane urdheruar nga po ai ( kuurvi i Belindes) qe i urdheroi dikur te qepnin gojen dhe te mos lehnin ne mbrotje te Veliajt?!
    A ju shkon ne mendje pyetja, se pse monstra Rama po e orkestron kete sulm te paprecedente lincues ndaj varteses se tij me te besuar ne qeveri?!
    Apo, ne c’hall te madh eshte monstra, qe te urdheroje kete lincim publik te Ballukut?
    Nese nuk e dini, qe ka shume mundesi, meqe trushpelare nga propaganda, po jua them une: e gjithe kjo zhurma qe po behet ndaj Ballukut, i gjithe ky turravrap i SPAK ndaj saj, ne thelb nuk ka te beje me te, por me kuurvin e saj, me Edi Ramen.
    Sepse, ne SPAK ka kohe qe ka ardhur fermani nga Porta e Bardhe, ku kerkohet koka e monstres Rama. Me izmen e allahut dhe iradene e trumpallahut, prokuroret e posacem po punojne ethshem qe ta presin kete koke, ta kriposin mire e mire dhe ta dergojne si trofe ne Porten e Bardhe.
    Ne deshperim e siper, monstra Rama po shet gjithcka ka perrethe; edhe me te besuarit; po ben kurban ke ka prane.
    Ai mendon se Belinda eshte kurban i mjaftueshem per te shpetuar koken e tij, por nuk e di se Belinda po perdoret si kurban kolateral edhe nga ata qe duan koken e tij.
    Ne deshperim e siper, ka urdheruar lincimin e saj publik nga mediat e majta.

    Reply
  • Berlin says:
    December 19, 2025 at 7:34 am

    1,2 Miliard per nje stet te vogel si Shqiperia eshte pak si shum. Keto zullume duhet te kishin dal me kohe e me vakt dhe jo tani.

    Reply
  • samo says:
    December 19, 2025 at 7:35 am

    edhe une do isha dakort qe te jepte doreheqjen Balliku apo kushdo qe ka nje dyshim per shkelje ligjore apo penale, por kur sheh cfare i ka bere sali berisha e vazhdon te beje e nuk preket eshte nje reference e gjalle dhe pike referimi. ore ka rralle puna jo te kapesh cfare ju do qefi ju se thote amerika godit ramen dhe keta ushtaret e skapit vrap kunder kryeministrit…ky eshte problemi pra ka nje urdherues nga jashte si perhere ne kete vend kur fillon te kete gjera dhe zhvillime pozitive goditet
    vendosni norma standarte dhe rend kronologjik se smund te shkosh te copa mishit pa ngrene sallaten

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    December 19, 2025 at 7:42 am

    Çfarë gomarllëku prokurorial: nëse nuk arrestohet Balluku mund të rrezikojë të kryejë krime edhe ml të rënda. Nëse është mundësia që kjo të ndodhë vërtetë atëherë Balluku del automatikisht e pafajshme për gjithçka, sepse psikologu do ta shpallte të papërgjegjshme juridikisht. Kjo logjikë të shkakton të përziera. Ku nuk të shpie mllefi, urrejtja dhe errësimi i syve për shpalosjen e unit!

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    December 19, 2025 at 7:44 am

    Hajde moj Balluke zhdrap e zhdrup,
    paske bere namin ashtu baj e fut,
    ja pra pse Ramazoni te mba brenda qeverise,
    paske qene Lopa rrac me qumesht e Partise.

    Hajde moj Balluke zhdrap e zhdrup,
    nje kazan Molle e Dardha llap e llup,
    ja kalove te gjitheve neper qeveri,
    si Putra me e rende ne Hajduteri!

    Reply
  • Toni says:
    December 19, 2025 at 10:49 am

    Shume bukur e kane perdorur demokracine akrobatet tane: i kane bere mender shurren parimit baze pa te cilin ajo nuk mund te funksionoje, ndarjen e pushteteve legjislativ, juridikativ dhe ekzekutiv. Per te mos lene pas dore pushtetin e katert ate mediativ, pa pavaresine e te cilit eshte e pamundur te kete demokraci te vertete. Balluku eshte pjestare e ekzekutivit dhe e legjislativit njekohesisht, dhe prej te dytit ajo zoteron imunitet. Imuniteti eshte parashikur me te drejte per legjislativin, pasi ata duhet te jene te pavarur dhe te pafrikesuar ne ushtrimin e funksionit per te cilin i ka zgjedhur populli, por jo per ekzekutivin, i cili ka ne dore gjithe taksat e popullit dhe mund keshtu t’i shperdoroje dhe vjedhe to, pa i hyre gjemb ne kemb nese gezon imunitet si pjesemarres ne legjislativ. Zgjidhja e kesaj enigme eshte shume e thjeshte: cdo minister heq dore bashke me emerimin nga te qenurit deputet, por ata pikerisht kete nuk duan, dhe sikurse po e tregon ky rast, per te qene te plotpushtetshem. Me pak fjale, le te vjedhe sa te doje Balluku, ajo nuk arrestohet dot kurre, sepse mund te zgjidhet edhe perjetesisht si deputete, pra te kete imunitet te perjetshem. Dhe e gjitha varet nga Rama, nese ai do t’ja heqe imunitetin sikurse veproi me Tahiraj dhe Ahmetaj, apo jo, pra demokraci e varur ne doren e nje personi te vetem: me sakte diktature e bojatisur qe po i del perdite e nag pak boja!

    Reply
  • ATSH says:
    December 19, 2025 at 10:52 am

    Pikëpyetja anti kamuniste është indinjuar shumë, e kuptoj. Hall i madh këta antikomunistët e pas 90′, na dolën të gjithë hajdut e kriminela. Si t’ia bëjmë mo ja dhjefsha.. Ëndërron pikëpyetja i shkrete aty në emigrim për antikomuniste patriot e të ndershëm por nuk gjen dot, I dalin kamuniste. Jo thotë pikepyetja , këta nuk janë antikomuniste.. Vuuu këta emisione me gazetar milioner antikomunist e me libra e histori se si u përleshen me “Kuqedren” e kuqe e çliruan Atheun bre.. Vuuu këta nuk lane vemje pa shvarrosur e nderuar ne emër te antikomunizmit.. Vuu këta ne çdo fjalim publik nuk lënë pa share për komunist njeri tjetrin…njeri dy gishtat lart e tjetri 2 këmbët përpjetë.. Qajnë e kujtojnë vuajtjen nën komunizëm të shkretët, lotët u dalin e nuk mjaftojnë as kartëmonedhat 500 eurosh për ti fshirë lotët. Ehhh mor pikëpyetje që u trete ne emigrim e një cop tokë nuk e blenë dot në vendin tënd.. Por ti atë poshtë kamunizmi bre mos e lësho.

    Reply
    • ¿? says:
      December 19, 2025 at 1:14 pm

      Ec ere pirdhu se nuk meriton me shume….Akoma Liljana Hoxhen ke drejtor ti mo i “Kuqedres”….

      Reply
  • Sula says:
    December 19, 2025 at 11:32 am

    PAaftesia dhe ndjenja e inferioritet eshtë uleritese ne malokerinë dhe fshataresine e SPAK-ut. Altin Dumani po pergatitet te marrë opoziten ( mbajeni mënd këtë) pas mbatimit të mandatit. Rrocade malokësh !

    Reply
  • Leonard says:
    December 19, 2025 at 1:40 pm

    Nëse Rama nuk vepron ,Shqipëria do kthehet si në’97.Disa anëtarë tëSpakut janë kapë nga sali berisha dhe agjentura antishqiptare.Këto spakistët janë lëshu si ujqët në kopen e dhenëve ,me arësyetim ti mbrojmë?Kurse PD po pregaditë mjegullën për veprim.

    Reply
  • Colpo grosso says:
    December 19, 2025 at 6:02 pm

    Keta dordolece mbrojne njeri tjetrin kane 30 vjet qe vjedhin dhe vrasin shqiptaret fundi eshte I afert nuk shpetoni dot.

    Reply
  • edi says:
    December 20, 2025 at 12:13 pm

    ATSH, eshte per tu habitur qe te gjithe antikomunistet kane dale hajdute (kjo sipas teje ) kurse familjet komuniste po sipas teje kane dale te pastra ! Shohim psh. se si familje komuniste si Berisha, Si Edi Rama, Si Belinda Balluku, Si Gramoz Ruçi. Arta Dade, Artan Lame, Fatmir Xhafa, si nipi i Enverit qe jane te gjithe te ” ndershem” Ndersa te persekutuarit kane dale te gjithe “hajdute” Kete e verteton dhe demo qe ” me te drejte” i ofendon te gjithe fshataret e maloket”qe i kane “rrembyer” tokat qe ja ka dhene Enveri .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?